U mori jetën 400 njerëzve, kush është Samanta, gruaja më e kërkuar në botë

Hera

Έτερος εγώ
[h=1]U mori jetën 400 njerëzve, kush është Samanta, gruaja më e kërkuar në botë[/h]
Samantha-Lewthwaite-Main.jpg

Samanta Ljutuajt, e njohur ndryshe si “Vejusha e Bardhë”, është një terroriste e organizatave terroriste, si Al-Shabab dhe Al-Kaeda. Ajo është e veja e organizatorit të shpërthimeve në Londër më 7 korrik 2005, që shkaktuan 52 të vrarë dhe mbi 700 të plagosur. Ljutuajt u lind në një familje të krishterë, por më vonë u konvertua në besimin islam.

Samanta u dënua fillimisht për posedimin e shumë pasaportave të falsifikuara ndërkombëtare, që ajo kishte përdorur për kalimet e saj tranzit. Në shumë raste, ajo ka përdorur edhe fëmijët e saj, për të fshehur jetën e saj të vërtetë, që bënte pas dyerve të mbyllura. Samanta punonte për njësinë e inteligjencës, të të gjitha grupeve të mëdha terroriste. Shumë sende të konfiskuara të saj, duke përfshirë dokumente dhe shkrime, tregojnë rolin e saj në organizimin e sulmeve, dhe furnizimin me bomba të grupeve të ndryshme terroriste.

Interpoli ka lëshuar një Njoftim të Kuq kundër saj, pasi ajo është një nga terroristët më të kërkuara në botë. Samanta lindi më 5 dhjetor 1983, në Banbrixh në qarkun Daun në Irlandën e Veriut. Babai i saj, Endrju, ka qenë ish-ushtarak, ndërsa e ëma, Elizabet, është me origjinë katolike irlandeze.

Menjëherë pas lindjes së Samantas, familja e saj u zhvendos në Ajlsbëri të Anglisë. Pasi mbaroi shkollën e mesme, ajo ndoqi Universitetin e Londrës në Shkollën e Studimeve Orientale. Por e braktisi shpejt universitetin dhe trashëgiminë e saj si e krishterë, përpara se të konvertohej në besimin islam në moshën 18 vjeçare. Emrin e ndryshoi në Sherafijah.

Samanta u njoh me Zhermen Lindsej, një nga të dënuarit e shpërthimeve të Londrës, në një tubim pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA. Edhe Lindsej gjithashtu ishte konvertuar në Islam, dhe kishte fituar emrin Abdullah Shahid Xhamal. Ata u martuan në tetorin e vitit 2002. Samanta e regjistroi martesën duke përdorur emrin Asamantra, dhe shumë shpejt lindi një djalë. Vajza e saj e parë, u lind pas shpërthimeve të Londrës, në korrikun e 2005-ës.

Gjatë hetimit mbi këtë ngjarje, u provua se pas sulmit qëndronte Xhamal, dhe më pas Samanta u dënua për përfshirjen indirekte në aktin terrorist. Ajo u emërtua si “Vejusha e Bardhë”, duke i`u referuar origjinës së saj britanike, dhe duke qenë gruaja e një kamikazi.
 
Eh,normal konvertime tilla i ndohmojne organizatat terroriste te hedhin rrenjet neper sulmet e tyre ne perendim.
 
Back
Top