U kurua për tre vjet nga AIDS dhe u shërua, ekspertët: Nuk është fat

cent

...Lontano
ANGLI-Prej tre vjetësh vazhdon të mos i zhvillohet AIDS. Vogëlushja nga Misisipi lindi me virusin HIV dhe u trajtua me një dozë të madhe antiretroviurali për 18 muaj.” Nuk është çështje fati”, siguroi drejtoresha e studios Deborah Persaud, virologe dhe eksperte e HIV te fëmijët,”por rezultati pozitiv i një terapie agresive dhe shumë shumë të hershme që mund të ketë parandaluar virusin për të marrë kontrollin mbi qelizat imunitare të fëmijës”.

Historia e pacientes së vogël e para në botë që eksperimenton këtë lloj terapie , ishte publikuar që në mars kur ishte dy vjeç e gjysmë. Arritjet ishin bërë publike në gazetën mjekësore “New England”. E ëma ja kishte transmetuar virusin vogëlushes pa e ditur që ishte e infektuar me HIV. Në momentin e lindjes mjekët zbuluan se femija kishte nivel të lartë infeksioni në gjak dhe se kishte marë virusin nga e ëma ndërkohë që ishte akoma një fetus.

Ekspertët mbeten tregohen të kujdesshëm në konfirmimin se HIV është zhdukur vërtet nga gjaku i vogëlushes dhe preferojnë të flasin për “ shërim funksional” dmth fjetje e virusit për një kohë të gjatë edhe në mungesë të trajtimit. Tani për tani mjekët nuk përjashtojnë as mundësinë që ky mund të jetë një rast unik në botë.
/BalkanWeb
 
Back
Top