U kujdes për çdo detaj, “makina arkivol” që Princ Philip po modifikonte prej 16 vitesh

3-59.jpgZbulohen imazhet e Land Rover Defender të modifikuar nga Princi Philip, për të mbajtur arkivolin e tij. Duka i Edinburgut, i cili u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare, punoi për modifikimin e mjetit për 16 vjet, duke filluar nga viti 2003.

Ndryshimet kryesore janë bërë në pjesën e pasme, e cila është e hapur dhe do të përdoret për të transportuar arkivolin e tij në Shën George’s Chapel.
6-43.jpg
Duka, i cili shërbeu në Marinën Mbretërore në Luftën e Dytë Botërore, projektoi të gjitha detajet duke përfshirë ngjyrën e errët si dhe kapëset e argjendit të njohura si “ndalesa”, të cilat do të mbajnë të fiksuar arkivolin.

Duka përdori Land Rovers gjatë gjithë jetës së tij dhe e ka cilësuar atë si makinën e tij të preferuar të të gjitha kohërave.5-49.jpg

Kufizimet e koronavirusit në Angli nënkuptojnë se vetëm 30 persona, të distancuar nga njëri-tjetri, do lejohen të marrin pjesë në funeral. Ndërkaq, sipas Pallatit Buckingham, detajet e ceremonisë së varrimit janë në përputhje me dëshirat e Dukës.

A2news.com
 
Cdo njeri nga ne,pavarsisht si,ku qysh,ka te njejtein fund.
Dhe fundi pavarsisht percjelljes,apo orendive te ceremonive mortore,ngelet i trisht dhe i pakthim.
U prehte ne paqe.
Asnjehere nuk arrije te kuptoj psikollogjine e njerzve qe merren me projektimin e vdekjes se tyre kur akoma jane gjalle,
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top