U hodh mbi shina duke i shpëtuar jetën emigrantit, 25-vjeçarja përplaset nga treni
Nuk e mendova gjatë, ishte një veprim instiktiv. Besoj se kushdo tjetër në atë situatë, do të kishte bërë të njëjtën gjë, edhe pse në momente gjakftohtësie, do të thoshte “jo”.
Rachele Spolaor i përgjigjet shumë shpejt pyetjeve nga shtrati i spitalit, ku ndodhet e operuar pas frakturave në këmbë. Vajza i shpëtoi jetën një burri 35 vjecar, që ndodhej mbi shina. Ajo arriti ta largonte, edhe pse treni i goditi në fund të dy duke i plagosur, edhe pse fatmirësisht shpëtuan në sajë edhe të reagimit të shpejtë të makinistit që frenoi me urgjencë. 25 vjecarja, e diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Venecia, rrëfen sesi kishte parë një grup njerëzish që ishin mbledhur dhe po përpiqeshin të largonin nga shinat një burrë i cili dukej tejet i trazuar emocionalisht. Ajo thotë se e bindi të largohej dhe ai e shihte i habitur. “ Përse po më ndihmon, unë jam emigrant”, kishte thënë burri me origjinë rumune.
Por kur njerëzit u larguan dhe Rachele mendoi se 35 vjecari u qetësua, ai ishte lëshuar papritur mbi binarë ndërkohë që apo afrohej një trend he vajza, pa u menduar më gjatë, qe hedhur ta shtynte e ta shpëtonte. Burri që ka marrë plagë të rënda në kokë e shpinë është në reanimacion, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Rachele pati një frakturë në këmbë, dhe ëstë kthyer në heroinën e ditës për gjestin e saj.
b.thealbanian