Turshitë dhe bulmeti/ Ushqimet për një sistem imunitar të shkëlqyer

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Turshitë dhe bulmeti/ Ushqimet për një sistem imunitar të shkëlqyer

1585067011417.png
Ushqimet e duhura mund të parandalojnë sëmundjet dhe të përshpejtojnë shërimin prej tyre. Ushqimet e shëndetshme janë të dobishme për një sistem të fortë imunitar që largon viruset pushtuese.





Ndonëse mund të duket sikur nuk është në dorën tuaj të shmangni virozat e stinës, duhet të dini që ushqimet kanë më shumë pushtet. Sistemi imunitar është shumë i rëndësishëm dhe ka nevojë për një ‘ushtri’ të mirëfilltë ushqyesish që të luftojë bakteret. Ndaj kur sëmureni, keni nevojë për ushqime të shëndetshme. Ajo që hani sot mund t’ju vijë në ndihmë nesër.

Sistemi imunitar është mbrojtja më e mirë
Nëse dëshironi të qëndroni të shëndetshëm dhe energjikë duhet të keni një sistem imunitar të fortë. E gjithë beteja për më shumë imunitet nis në gojë. Pështyma përmban substanca që luftojnë mikrobet dhe nuk lejojnë depërtimin në organizëm. Çdo mikrob që arrin të kalojë këtë front kryesor zbret në stomak dhe përballet me acidin hidroklorik. Nëse mbijetojnë në stomak, atëherë mikrobet përballen me proteinat dhe përbërësit kimikë në sistemin tretës që janë përbërës për shpërbërjen e baktereve të këqija. Bakteret e mira luftojnë ato të këqija dhe parandalojnë hyrjen e tyre në gjak ose në zorrë. Këto baktere të mira quhen probiotikë dhe luftojnë sëmundjet.

Ushqim për probiotikët
Sistemi gastrointestinal përbën 70 përqind të sistemit imunitar. Ky sistem strehon bakteret e mira që luftojnë sëmundjet. Probiotikët kanë nevojë për ushqim të pasur me fibër dhe ushqyes por jo për ushqime të përpunuara me yndyra dhe sheqerna. Një ushqyerje e pasur dhe e ekuilibruar është siguria më e madhe që mund të merrni në betejën kundër viruseve dhe infeksioneve. Me fjalë të tjera, nëse ushqeheni keq, do të sëmureni më shumë. Ushqyerja e mirë i jep trupit mundësinë të korrë fitore kundër baktereve dhe viruseve.

Prebiotikët dhe probiotikët
Prebiotikët (bakteret ushqimore) janë ushqim i mirë për probiotikët. Prebiotikët janë një formë pothuajse e tretshme e fibrës. Çdo ditë, ju duhet të konsumoni të paktën 2 ose 3 racione me ushqime të pasura me prebiotikë që të mbani të kënaqur probiotikët dhe të shëndetshëm sistemin imunitar.

Disa prej ushqimeve më të pasura me prebiotikë:
* Perimet: shpargu, hudhra, argjinarja, preshi dhe qepët.
* Karbohidratet: elbi, fasulet, tërshëra, kuinoa, thekra, gruri, patatet dhe patatja e ëmbël.
* Frutat: mollët, bananet, frutat e pyllit, agrumet, kivi.
* Farat: farat e linit dhe chia.
Probiotikët nga ana tjetër na ndihmojnë të qëndrojmë të shëndetshëm dhe të rimëkëmbemi shpejt. Nëse nuk jeni prekur nga sëmundjet, synoni të konsumoni një ose dy racione me ushqime të pasura me probiotikë në ditë ose më shumë nëse jeni të prekur nga sëmundjet.

Disa prej ushqimeve të pasura me probiotikë janë:
* Produktet e bulmetit: Kosi, djathi dhe produkte të tjera bylmeti.
* Perimet e fermentuara: turshitë si ajo e lakrës dhe kimchi.
Ju mund të merrni suplementë probiotikësh për tu dhënë baktereve një dorë shtesë, vetëm me aprovimin e mjekut. Ngrënia e ushqimeve me prebiotikë dhe probiotikë mban larg viruset dhe bakteret./AgroWeb.

Top Channel
 
Si per dreq dhe kjo tema ktu fiks fare. Qepar isha per pazar içik dhe me bon syt xixellonja fare kur pashe turshi. Me qefin me te modh i them shitsit ma boj i kile, pa i provu fare edhe pse goja po me shkonte long. Vij ne shpi, gjeja pare qe boj, mora lugen dhe e musha si i babzit...do ti qellun diegse dhe tani qe po shkruj po nxjerr flak nga tgjitha onet ?
 
Najs! Po laker turshi beni?
Po si jo..me laken te bardh me vjollce..plus laken sallat ,speca me laken,laken rasoj ,dikush i fut ne speca ndonje laken se i japin ni shije me te mir.
Te thash,se per turshi drejtohu ne ks?krejt barkun speca,lakna,domate,tranguj,karrota,lule laken e kemi?‍♀️??
 
Po si jo..me laken te bardh me vjollce..plus laken sallat ,speca me laken,laken rasoj ,dikush i fut ne speca ndonje laken se i japun ni shije me te mir.
Te thash,se per turshi drejtohu ne ks?krejt barkun speca,lakna,domate,tranguj,karrota,lule laken e kemi?‍♀️??
Yummy
Si se paskam ditur me heret kete pune, te kerkoja ca turshi nga keta te Ks lol mos me ikin perkthimet kot lol lol lol
 
Keto gogozharet qe i qaj vete ne tenxhere keto i dua
pjesa tjeter e atyre qe regjen si du hiç se me japin aciditet
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top