Te hyshe ne nje forum shqiptare apo ne nje vend qe shqiptaret flasin me njeri-tjetrin, dhe mbi te gjitha kur flasin per politike nderkombetare, te te hapen syte, te duket se je duke jetuar ne kohe te iluminizmit.
Une merrem shume me politike dhe eshte hera e pare qe degjoj dike te flase per Turqine si nje aspirante pe Superfuqi. Te gjithe flasin per Ameriken, e vetmja superfuqi e vertete ne planetin tone.
Pastaj eshte Rusia, ajo qe eshte superfuqi te pakten nga 40 vjet e ketej, dhe vazhdon te jete superfuqia nr 2, e vetmja antagoniste e Amerikes, si ne planin politik ashtu edhe ne planin ushtarak.
Me tej mund te vazhdojme me Kinen dhe Indine me merita te barabarta, dhe si dy aspirante per te qene superfuqi, me shume ne planin ekonomik se sa ne planin politika e ushtarak.
Ne fund vjen Brazili, qe eshte nje shtet shume i madh federativ, me nje ekonomi te fuqishme, qe ne skakieren nderkombetare kerkon ç'do dite dhe me shume autoritet, edhe Brazili ben pjese ne ato shtete qe pretendojne te jene nje superfuqi e mundeshme.
Nuk e harrova Europen, Europe eshte nje NENA e te gjitha superfuqive, Angli Franca dhe Spanja jane ato qe kane ndertuar boten, kane bere Ameriken, Kanadane, Australine, Brazilin, bile pjeserisht edhe Indine. Aktualisht Europa ne gjirin e saje ka 4 ng 8 vendet me te pasura te planetit, qe jane Gjermania, Franca, Anglia dhe Italia. Ka ne gjirin e saje 26 nga 28 vendet qe perbejne organizaten me te madhe ushtarake te planetit NATO-n.
Persa i perket luftes, te vetmet shtete ne bote sot qe jane ne gjendje te dergojne trupa te konsiderueshme jashte vendit te tyre jane Amerika, Anglia, Franca dhe Gjermania asnje shtet tjeter ne bote nuk eshte ne gjendje ekonomike te mbaje trupa larg vendit te vet. Kur flitet per trupa e kemi fjalen per 10 mije trupa e lart. Por ne ralitet te vetmet shtete qe dergojne trupa ne lufte jane Amerika dhe Anglia.
Ndersa ne planin vetem ushtarak, dy superfuqite e verteta jane Amerika dhe Izraeli, Izraeli eshte shteti me i forte ushtarak qe ka planeti, e gjithe bota prendimore punon per te armatosur Izraelin. Izraeli ka teknologjine ushtarake me te sofistikuar te planetit, si nje vend i vogel nuk ka shume ushtare, por te gjithe e dime se nuk luftohet me me shkopinje.
Ndersa ne lidhje me Turqine, ne ekonomi eshte nje vend mese normal, me nje ekonomi mesatare, ben pjese ne 20 vendet me te zhvilluara te planetit, kur kemi parasysh se ne G20 ben pjese edhe Greqia. Ushtarikisht Turqia nuk ka asnje peshe ne skakieren nderkombetare. E kane futurne NATO, si nje vend me nje pozicion strategjik, per vete faktin se gjate luftes se ftohte te githa vendet per rreth kontrolloheshin nga Bashkimi Sovjetik.
Ne ditet e sotme nuk vlen as si nje vend strategjik sepse Amerika kontrollon te gjitha vendet per reth Bullgarine, Kazikistanin etj.
Sot ne territorin e Turqise ndodhen brenda me dhjetra baza ushtarake amerikane, qe do te thote mijera trupa te akorduara brenda territorit turk.
Turqia si shtet eshte nje shtet ushtarak qe do te thote, nje shtet i kontrolluar nga xheneralet. Dy vite me pare kur kryeministri aktual Erdogan fillio te beje disa ndryshime qe u konsideruan nga nje pjese e popullit, anti laike, u diskutua se do te nderhyni gjeneralet per te bere nje grusht shteti.
Ka 70 milion banore me 515 mije ushtare (Amerika vetem ne Irak ka derguar 700 mije), qe sherbejne per mbrojtje kombetare. Ne vitin 1974 ka pushtuar pjesen veriore te Qipros, dhe po te shikosh Qipron sot, pjesa turke jeton pothuajse ne varferi ekstreme, ndersa pjesa greke eshte shume e zhvilluar dhe eshte antare e BE-se.