• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Turp qe Rrahmani nuk luan me Shqiperine.

Vajza

💕
Staf në FV.AL
Edi Reja reklamon Kumbullën te Napolit; Turp që Rrahmani nuk luan me Shqipërinë

24 Prill 2020 | 16 : 48

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka reklamuar te Napoli mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.



“Dua ta uroj Napolin që e transferoi Rrahmanin, e kam parë vetë këtë futbollist dhe ka për ta gjetur veten shumë mirë me fanellën e kësaj skuadre. Ai është kosovar, por unë do të dëshiroja ta kisha në skuadër sepse ai u thirr kur De Biazi ishte trajner në kombëtaren e Shqipërisë. Kosova e pyeti nëse dëshiron të jetë pjesë e kombëtares së tyre dhe ai tha ‘po’. Është një turp me të vërtetë, do të më pëlqente shumë me kombëtaren shqiptare.”, tha Reja nw Radio Kiss Kiss duke shtuar “Kumbulla është një lojtar i shkëlqyeshëm që mund të kapet te Verona. Napoli mund të bënte një goditje të madhe me të në merkato, por ka edhe shumë klube të tjera italiane që e duan në Itali. Milan, Inter dhe Juventus, por edhe skuadra të tjera të njohura jashtë Italisë.
Afrimi i Kumbullës do të ishte vërtet një tjetër goditje e madhe për të kaltrit. Unë kam kujtime të shkëlqyera te Napoli, i kujtoj me nostalgji ato vite. Akoma më dërgojnë video dhe foto, para disa ditësh më dërguan një video nga fitorja kundër Interit me një gol të shkëlqyer të Zalajetës”.
©Copyright Gazeta SHQIP
 

Tomka

Anëtar i ri
Nuk vujme ne mrojte o Edi.
Kombetarja çalo ne mesfushe dhe sulm, na mungon nje demollar ne mesfushe dhe nje altin rraklli ne sulm.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Po nuk behet kombetarja me nje kumbull :(
 
Top