sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
“Kemi disa vite që vazhdojmë me këto projekte dhe themi se do kemi një vazhdimësi më të madhe. Punimet tona kanë ecur, pavarësisht traditave dhe zakoneve që kanë vendet e ndryshme të rajonit”, thotë Lulzime Osmanaj, shoqata e zejtarëve “Duararta” – Pogradec.
Në kuadër të bashkpunimit ndërkufitarë Krusheva dhe Pogradeci kanë promovuar projektin e përbashkët i cili ka për qëllim të përforcojë ekonomitë e vogla dhe veçanërisht turizmin midis dy vendeve. Bartësit e projektit si ata nga Krusheva poashtu edhe nga Pogradeci këtë bashkëpunim e shohin si një mundësi të mirë për shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e afarizmit rajonal.
“Asnjëherë nuk është parë tregu i turizmit si një treg i përbashkët por është menduar për tregun vendas respektivisht në të dy vendet. Ne duam që ta thyejmë këtë barierë, ne duam që ta kapërcejmë kufirin dhe duam të ndërtojmë një turizëm alternative të përbashkët. Ne kërkuam që të realizojmë një trekëndësh të turizmit malor me turizmin e liqenit dhe turizmin bregdetar”, thote Mirela Koçi, përfaqësuese e shoqatës “Auleda”-Pogradec.
“Ideja e projektit është që të mundsohet bashkëpunim ndërkufitarë midis Pogradecit dhe Krushevës veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik. Ne si shoqatë joqeveritare vetëm se kemi motivuar ata që meren me shëbime hotelierike zanate dhe aktivitete të ngjajshme si pjesë e turizmit që të mund të prezentojnë ofertat e tyre turistike” - deklaron Biljana Stevanovska nga Shoqata ORT –Maqedoni.
Pjesmarrësit në këtë ekspozitë projektin e shohin si një mundësi të mirë për bashkëpunimin ndërkufitar.

“Vite të tëra kemi projektë të tilla bashkëpunimi me Shqipërinë dhe vendet tjera fqinje. Me pjesmarrjen në këtë projekt promovojmë profesionin tonë”, deklaron Roza Trpenovska, profesoreshë e turizmit-Krushevë.
Projekt bashkëpunimi ndërkufitarë për turizëm alternativ dhe të integruar bëhet me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian. Bartësit e këtij projekti presin që këto aktivitete të shtojnë edhe më tej bashkpunimin duke mundësuar në të ardhmen edhe oferta të përbashkëta turistike./Yllpress