Turizmi: 3 milione turiste zgjodhen Shqiperine

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shqipëria priti gjatë këtij viti afro 3 milionë turistë, duke u ofruar gjithçka të bukur ofron natyra shqiptare, nga deti, liqenet, malet, muzetë dhe ajo që biznesi ka investuar në funksion të turizmit. Ministri i Turizmit, Aldo Bumçi, deklaroi për medien dje se të dhënat për turizmin në 8-mujorin e parë 2011 janë mbresëlënëse. Vendin e parë e zënë shtetasit e huaj me 2 milionë e 120 mijë vizitorë dhe 870 mijë vizitorë janë shtetas shqiptarë, rezidentë në vendet e huaja. Por jo vetëm turizmi i diellit e i rërës ka afruar turistët, por edhe turizmi malor dhe ai kulturor ka rritur numrin e turistëve këtë vit

1316248480-3_milion_vizitues.jpg
Pritshmëria/Ministri i Turizmit, Aldo Bumçi, publikoi të dhënat e turizmit për periudhën janar - gusht 2011, mbi 300 turistë më shumë se vitAfro 3 milionë vizitorë, shumica të huaj, zgjodhën Shqipërinë si vendi i duhur për të bërë turizëm. Rritja e interesit të turistëve të huaj qartësohet nga shifrat që vetë Ministria e Turizmit ka publikuar. Ka qenë ministri i Turizmit, Aldo Bumçi, që ka bërë publike të dhënat për turizmin për 8-mujorin e parë të vitit 2011, duke deklaruar se janë mbresëlënëse. Sipas Bumçit, numri i turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar për këtë vit, është afro 3 milionë.

Vendin e parë e zënë shtetasit e huaj me 2 milionë e 120 mijë vizitorë dhe 870 mijë vizitorë janë shtetas shqiptarë, rezidentë në vendet e huaja. Ajo çka është mjaft pozitive, është rritja e numrit të vizitorëve evropianë rreth 300 mijë turistë të huaj më shumë krahasuar me një vit më parë. Rritja e këtyre shifrave vjen si rezultat i përmirësimit të infrastrukturës dhe investimeve të mëdha që ka bërë qeveria shqiptare. Ministri i Turizmit, Bumçi, theksoi se prioritet i ministrisë është edhe turizmi kulturor dhe ai malor, pasi interesi i të huajve ka qenë maksimal për të dyja këto sfera, pasi Thethi ka shënuar 10 mijë net fjetje dhe në Butrint numri i vizitorëve është dyfishuar. Prioritet i qeverisë shqiptare është që turizmi të shndërrohet nga potencial në industri.

Turizmi në shifra

Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit për periudhën 1 janar - 31 gusht 2011, në vendin tonë kanë hyrë afro 3 milionë vizitorë, nga këta, 2 milionë e 990 mijë vizitorë kanë hyrë gjatë periudhës 1 janar - 31 gusht 2011. Sipas të dhënave të ministrisë, nga totali i turistëve, 2 milionë e 120 mijë janë vizitorë me nënshtetësi të huaj dhe 870 mijë janë vizitorë shqiptarë jo rezidentë. Rritja në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2010 e hyrjes se vizitorëve me nënshtetësi të huaj jorezidentë është 16% ose e thënë ndryshe kanë hyrë rreth 300 mijë vizitorë më shumë. Nga këta 63% janë vizitorë me net-qëndrime, 26% janë vizitorë ditore dhe 11% janë vizitorë transitë. Numrin më të madh të vizitorëve për këtë periudhë e kanë ata kosovarë me 51%, maqedonas 11%, malazezë 5%, italianë 5%, grekë 5%, gjermanë 3%, amerikanë 2% etj. Sipas mënyrës së udhëtimit, vizitoret ndahen rreth 86% me tokë, 6% nga ajri dhe pjesa tjetër nga deti. Pika hyrëse tokësore me fluks më të madh është Morina, nga e cila kalojnë 50% e vizitorëve, e ndjekur nga Muriqani me 14% dhe Qafë-Thana me Rinasin secila me mbi 10% të hyrjeve. Turistët tradicionale të “diellit dhe rërës” zënë rreth 50% të hyrjeve vjetore. Kështu në muajin korrik dhe gusht kane hyrë 1.355.599 vizitorë jorezidente me nënshtetësi të huaj. Kapacitetet më të mëdha pritëse i kanë qarqet e Vlorës, të Tiranës dhe të Durrësit. Gjithashtu, një numër i madh njësish akomoduese janë ngritur në qarqet e Shkodrës dhe Kukësit, çka tregon zhvillim e turizmit malor në këto vitet e fundit.

Valbona

Turistët që kanë vizituar këtë verë luginën e Valbonës, janë të shumtë, por ata që kanë kaluar të paktën një natë në bujtinat e kësaj lugine, kapin shifrën 17,159 turistë. Numri i njësive akomoduese është 8, nga të cilat 7 janë bujtina dhe 1 hotel. Ndërsa numri i turistëve ditorë e kalon shifrën e 15,000 gjatë gjithë sezonit.

Thethi

Gjatë vitit 2010 në Theth funksionuan 22 bujtina me afro 230 shtretër. Numri i turistëve arriti në 10,000, ku 80 - 90% ishin me nënshtetësi të huaj dhe 10 - 20% shqiptarë. Turizmi solli një të ardhur prej më shumë se 180,000 euro.

Të dhënat nga parqet arkeologjike

Numri i vizitorëve të huaj për periudhën janar - gusht 2011 në parqet arkeologjike dhe muzetë kombëtarë është 79. 094 kundrejt 62. 976 ose 6118 vizitorë më shumë. Të ardhurat shënojnë një rritje prej 20%.

Butrinti

Parku Arkeologjik i Butrintit për këtë periudhë ka hyrje prej 25 370 vizitorë të huaj ose është 2-fishuar numri krahasuar me vitin 2010. Të ardhurat në këtë park janë rritur me 44% për periudhën 8-mujore krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ Shqiperia
 
Pe: Turizmi: 3 milione turiste zgjodhen Shqiperine

Une se besoj, nese do jete ashtu , le qe ne do pasurohemi si popull, por nje here dikur lexova me pak se asnje vit.
Hajde merre vesh ''politiken''
 
Titulli: Turizmi: 3 milione turiste zgjodhen Shqiperine

Ore shume mire qe kane hyre keto 3 milion turist skam gje kunder me kete.Por kam per te thene nje gje keto quajn turist edhe emigrantin qe kthehet ne atdhe keshtuqe duke hequr gati 2 milion emigrant mos me shume dalim qe turistet e vertete mund te kene qene diku tek 600,000.
Sepse te ishin 3 milion do dukeshin si kerpurdhat pas shiut
 
Pe: Turizmi: 3 milione turiste zgjodhen Shqiperine

Ncncncncncncnc....asnjehere mos i besoni statistikat e nje institucioni shteteror ne Shqiperi sepse shifrat fryhen ose shfryhen sipas interesit te institucionit ne fjale.Une jam pjese aktive e dy prej shoqatave me gjithperfshirese te agjencive turistike dhe tour operatoreve ne Shqiperi dhe ju garantoj qe te ai 2 milion e 900 mije turiste jane te perfshire edhe shqiptaret qe jetojne jashte Atdheut, jane te perfshire edhe krocierat qe vetem kane bere ndalese ne porte pa shkelur asnje person ne token tone,jane te perfshire te gjithe ata te huaj qe per arsye pune ose evenimente ku kane qene si te ftuar.E vetmja note pozitive eshte se jane shtuar turistet malore dhe perqindja e maqedonasve joshqiptare.Ne krahasim me vitin e kaluar e ne krahasim me vitet e tjera ky ka qene viti me i dobet per sa i perket te ardhurave nga turizmi.E theksoj qe flas si njohes i kesaj fushe dhe si person qe eshte tere vitin i punesuar dhe i perfshire ne turizem.
Ketu nuk e kam fjalen per Ministrin Aldo Bumci por edhe per shume institucione te tjera qe jane shume te zote te sajojne shifra e numra naten e pastaj kur zgjohen ne mengjes jane te bindur qe keto shifra e keto numra jane me se te vertete.Duhet thene qe eshte me te vertete zotesi e madhe te arrish te genjesh vetveten e aq me shume ta besosh genjeshtren qe e thua vetes :p :p :p.Ne shqiptaret shquhemi per kete :D
 
Pe: Turizmi: 3 milione turiste zgjodhen Shqiperine

Shume reale kjo shifer une isha ne muzeun kombetar ne Tirane ne gusht dhe brenda gjeta dhe tre veta te tjere nje ishte punonjes dhe nje pipino dhe nje shqiptar .....
 
Pe: Turizmi: 3 milione turiste zgjodhen Shqiperine

Tanime shteti konsideron turist edhe emigrantin sepse kthehet vetem ne periudhen e veres per pushime. Por nuk e di nese shteti jone konsideron edhe afaristet qe hyjne 5-6 here ne muaj si turista.

Gjithsesi emigranti kur iken per kohe te gjate nga vendlindja dhe rikthehet, konsiderohet si turist.
 
Pe: Turizmi: 3 milione turiste zgjodhen Shqiperine

Turista ka nuk esht se nuk vijn turista tek ne por kte shifer qe thon kta jan dhe emigrantet qe do sdo do kthehen ne atdheun e tyre pran famlijve te tyre :) dhe dihet pjesa e e madhe sic i quajn kta turista jan emigrant qe vin vin pjesa tjeter jan shum te pakten nse do ishte me te vertet nje numer kaq i madh turistesh do i kishim si shiu sdo kishte vend neper plazhe :D
 
Pe: Turizmi: 3 milione turiste zgjodhen Shqiperine

Me gjithë zogjtë shtegëtarë që vijnë drejt vëndeve të ngrohta i kanë numëruar 3 milion ? Eh Enver të marrshin të ligat, të paktën propaganda jote ishte aq e ''hollë'' sa edhe besohej , këta nuk haen as me vaj as me uthull :(
 
Pe: Turizmi: 3 milione turiste zgjodhen Shqiperine

Keta kush e di na numerojne neve me pashaporte te huaj si turiste... Por prap, shifer e pabesueshme!
 
Pe: Turizmi: 3 milione turiste zgjodhen Shqiperine

Mua nuk me duket e pabesueshme aspak shifra, ne fakt me duket goxha normale. Ne Shqiperi, ne behar dyfishohet popullsia.

Mos harroni se "te huaj" konsiderohen te gjithe shqiptaret qe kane nenshtetesi te huaj. Gjithashtu, te huaj konsiderohen edhe shqiptaret e Kosoves. Ka nje perqindje e te huajve qe hyjne e dalin qofte per turizem apo per biznes dhe, kam pershtypjen qe edhe keto te fundit jane te perfshire ne kete studim.
 
Titulli: Turizmi: 3 milione turiste zgjodhen Shqiperine

Per zhvillimin e turizmit ne pergjithesi ne Shqiperi dhe turizmit malor (te vetmit te mundshem) ne Kosove duhet punuar shume shume, ne menyre qe te terhiqen turistet nga mbar bota. Ne kemi shume bukuri natyrore (por ato jane vetem bukuri natyrore), ate qe na ka dhene natyre. Cfare jemi duke bere ne qe vizitorit te mundshem te ia mundesojme nje qasje me te lehte tek vendi qe desheron ta vizitoj, cfare po bejme qe te rregullojme infrastrukturen percjellese, rruget, dritat, ujin e pijshem dhe ujin e ngroht. Cfare po bejme per mikpritjen e njohur tradicionale shqiptare, cfare po bejme qe te u ofrojme ushqim kualitativ dhe sherbim te duhur. Pak ose shume pak. vendet turistike vetvetiu nuk i terheqin turistet kur ata psh. per te shkuar ne jugun e Shqiperise duhet te bejne rruge neper terrene te rrezikeshme, apo sherbimet qe iu ofrohen jan shume larg asja qe duhet dhe qe le shume per te desheruar.
Statistikat jane statistika, por athua keta 3 mil turist do ta vizitojne serish Shqiperine vitin qe vie?
 
Pe: Titulli: Turizmi: 3 milione turiste zgjodhen Shqiperine

I ke permbledhur te gjitha ELB , Shqiperia keshtu si po ecen per pak vite do humbase dhe turizmin e brendshem .... Kur vendet fqinje te ofrojne ate qe gjen ne Shqiperi me standarte me te larte dhe me te njejtat lek ose dhe me pak normalisht ato hotelet dhe pallatet ne golem & co do ngelen bosh ......
 
Pe: Turizmi: 3 milione turiste zgjodhen Shqiperine

Ministri i Turizmit, Aldo Bumçi, deklaroi për medien dje se të dhënat për turizmin në 8-mujorin e parë 2011 janë mbresëlënëse. Vendin e parë e zënë shtetasit e huaj me 2 milionë e 120 mijë vizitorë dhe 870 mijë vizitorë janë shtetas shqiptarë, rezidentë në vendet e huaja.

Titulli: Pe: Turizmi: 3 milione turiste zgjodhen Shqiperine

Ministri i Turizmit, Aldo Bumçi, deklaroi për medien dje se të dhënat për turizmin në 8-mujorin e parë 2011 janë mbresëlënëse. Vendin e parë e zënë shtetasit e huaj me 2 milionë e 120 mijë vizitorë dhe 870 mijë vizitorë janë shtetas shqiptarë, rezidentë në vendet e huaja.

Zzinna, na kenaqen me numra pa perpbajtje...cfare do bejme ne kur nje Sharm-Al-Sheik afron shume me shume me leket e njejte apo edhe Antalia, Alanya a vendet e tjera ne Detin e Zi...Ne jemi akoma ne gjume. Shqipatert rezident ne vendet e huaja, te mjeret vijen ne vendin e tyre per te pushuar me shume nga nostalgjia se sa nga ajo qe iu ofrohet...
Une kam qene cdo vit ne Shqiperi per pushime, por sivjet as qe mund ti bindja familjaret te shkojme serish ne plazhet evendit tone...
 
Pe: Turizmi: 3 milione turiste zgjodhen Shqiperine

Ministri i Turizmit, Aldo Bumçi, deklaroi për medien dje se të dhënat për turizmin në 8-mujorin e parë 2011 janë mbresëlënëse. Vendin e parë e zënë shtetasit e huaj me 2 milionë e 120 mijë vizitorë dhe 870 mijë vizitorë janë shtetas shqiptarë, rezidentë në vendet e huaja.

Mos te te konfuzoje kjo fjali e dashur.
Shtetas Shqiptar rezidente ne vende te huaja - 870 mije. Pra jane ato shqiptar me pasaporta shqiptare.
2 miljon e 120 mije shtetas te huaj - jane ato shqiptar me pasaporta TE HUAJA.
Jane treguar te kujdessshem me fjalet qe kane perdorur.

---------- Post added at 10:42 ---------- Previous post was at 10:35 ----------

Statistikat jane statistika, por athua keta 3 mil turist do ta vizitojne serish Shqiperine vitin qe vie?

Problemet qe ngre ti ELB jane vertete shqetesuese dhe arsyeja perse nuk ka permiresim eshte sepse e dijne shume mire qe persa kohe te kene familjet ne Shqiperi emigrantet do te kthehen. Persa kohe te kene prinder gjalle do vijne nje here ne vit e ti shohin se i kaplon malli, per kete arsye pra, ç'do vit qendron nje baze emigrantesh qe kthehen dhe do te vazhdojne te kthehen.

Plazhin me pas e bejne ne Shqiperi sepse 2-3 jave pushim kane nga puna dhe ne kete menyre bejne "nje rruge e dy pune".

U be vite qe Shqiperia po rron me emigracion e do te vazhdoje kjo per te pakten edhe nej dekade (mos me shume).
 
Titulli: Turizmi: 3 milione turiste zgjodhen Shqiperine

Elushe,

870 mije do vijne cdo vit, por ata qe konsiderohem me pasaporta te huaja, jemi edhe ne nga Kosova dhe diaspora Kosovare...a thua nga patriotizmi do bejme pushimin gjithenje ne Shqiperi, apo do e bejme pushimin - pushim meqe leket shkojne se shkojne...? Kjo eshte ajo qe une po e ngre ketu. Pa dyshim se dua cdo vite te eksploroj vendet e ndryshme te shtetit ame.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top