Tuna fejohet me vëllain e Bertanit
Këngëtarja nga Maqedonia Tuna lidhjen e saj me Merti Asllanin e ka kurorëzuar me fejesë. Ditë më parë çifti të cilët patën ripërtërirë lidhjen e tyre të shkëputur prej kohësh kanë ndërruar unazat mes vete.Nuk është folur për një martesë të mundshme megjithëkëtë duket se lidhja mes tyre vetëm sa po shkon duke u forcuar. Merti Asllani është vëllai i këngëtarit tjetër nga Maqedonia, Bertan Asllani.
Merti dhe Bertani janë udhëheqës të audio dhe video produksionit MBA, i cili tashmë ka realizuar videoklipin më të ri të Tunës, “Inati”. Me këtë këngë Tuna në versionin e parë të saj në gjuhën maqedonase “Prashuvam bez Glas”, ishte konkurruese në festivalin maqedonas i cili përzgjedh këngën përfaqësuese të Maqedonisë për “Eurosong”. /Koha Vision/