Tumoret

WxP

Staf në FV.AL
Adm
Tumoret e veshkave
Simptomat.
Tumoret beninje te veshkave, zakonisht jane pa simptoma. Ka tre tipa tumor (Rruzull.net - Enciklopedi malinje te veshkave :
* Karcinoma qelizore renale-pacienti ka hematuri (gjak ne urine) dhimbje nder vete, temperature, nje si gjender ne regjionin e barkut dhe/ose humbje ne peshe.
* Nefroblastoma-zakonisht shfaqet me dhimbje abdominale.
* Karcinoma trans-qelizore - si simptome dominante ka hematurine.
Shkaqet.
Tumoret e veshkave normalisht fillojne jeten e tyre ne veshka. Karcinoma trans-qelizore eshte rritje malinje e qelizave qe shtrojne pelvisin renal (aty ku mblidhet urina para se te hyje ne fshikez); njerezit qe pijne duhan; marrin shume qetesues te ndryshem ose te ekspozuar ndaj disa substancave kimike, jane ne rrezik.
Incidenca.
Rreth 80% e kancereve te veshkes jane karcinoma qelizore renale, ky tip kanceri mendohet te kete lidhje me moshen, pasi haset teper rralle nen 40 vjecaret. Nefroblastoma eshte pergjegjese per 1/10 kancere femijesh.
Trajtimi.
Kanceri i veshkave diagnostikohet me ultratingull, CT ose skaner MRI. Urografia, ose pielografia (pyelography) gjithashtu perdoren - nje lende ngjyruese futet ne gjak e cila duket nen rrezet X kur ekskretohet nga sistemi urinar. Tumoret beninje te veshkave mund te rrijne ne trup si te pademshem. Tumoret malinje shpesh jane ne stad te avancuar kur ne i zbulojme e ne pergjithesi nuk i pergjigjen mire trajtimit mjekesor. Per kete arsye, veshka e semure zakonisht hiqet, ne nje nefroektomi (heqje-veshke).
Kerkimet shkencore.
Nje grup urologesh ne Londer kane vite qe po hetojne se pse tumoret e veshkave nuk i pergjigjen mire ndaj kimio-terapise si p.sh tumoret e testeve. Eshte pare qe jane disa enzima te cilat i ndihmojne keto tip tumoresh ta rimarrin veten pas kimio-terapise. Kjo ndoshta mund t´i hape rruge zbulimit farmaceutik te nje ilaci. Ne se do gjindej nje ilac i tille per ta "fikur" gjenin qe i ben kanceret renale kaq vdekjeprures, shancet per mbijetese do rriten se tepermi.
Krahasimet ne Europe.
Austria ka 59 % per burra e 71 % per gra shance per jete 5 vjete pas diagnozes. Franca 58 % per te dy sekset. Italia 54 %, Anglia 40 %, shumica e vendeve europiane sillen rreth 50 %, por Danimarka ka shancet me te vogla per jetese pas Anglise.
Tumoret e fshikezes se urines.
Simptomat.
Hematuria eshte simptoma dominante ne tumoret malinje, nese nje tumor rritet ne kryqezimin ndermjet ureterit e fshikezes se ujit kjo mund te sjelle dhimbje ne kurriz e ne veshka dhe te pengoje rrugen e urines.
Shkaqet.
Ashtu si me shume kancere te tjere, mosha dhe pirja e duhanit jane faktore risku. Risk eshte dhe ekspozimi ndaj karcinogjeneve. Incidenca.
Varion ne shtete te ndryshme, por ne pergjithesi mosha mesatare e diagnostikimit te ketyre pacienteve eshte 65 vjec. Mbi 3/4 e ketyre tumore hasen te burrat (Rruzull.net - Enciklopedi).
Trajtimi.
Diagnoza e tumoreve te fshikezes se urines behet duke perdorur cistoskopin, nje instrument shikimi i cili futet ne ureter. Cistoskopi (ne tumoret e hershme ne kete rast) me nxehtesi i djeg keto tip tumoresh-teknika quhet diatermi. Tumoret e avancuara kerkojne kirurgji ose kimio-terapi. Ne raste ekstreme hiqet krejtesisht fshikeza e urines,teknika quhet-cistektomi.
Parandalimi.
Duhet evituar duhani dhe karcinogjenet e tjere.
Krahasimet ne Europe.
Specialistet thone qe eshte e veshtire te behen krahasime nderkombetare pasi shpesh tumoret beninje te fshikezes se urines regjistrohen se bashku me tumoret malinje, megjithate pranohet qe shancet per te jetuar (5 vjet pas diagnozes) jane gati njesoj kudo, rreth 50 % .




Shkallët (staging) e kancerit të testikujve
Specialistët bëjnë kontrollim të kancerit me metoda e teste të ndryshme, e që kanë për qëllim hulumtimin se, në cilën shkallë/fazë të zhvillimit gjendet sëmundja "mbytëse". Këto teste fillojnë që nga analizat e gjakut e deri intervenimin shtesë kirurgjikal.
Kategorizimi/staging i sëmundjes ju mundëson mjekëve që të bëjë trajtimin adekuat të sëmundjes për cdo pacient.
Janë tri shkallë/staging të kancerit të testikujve:

Shkalla 1: Kanceri është i lokalizuar në testikul.
Shkalla 2: Kanceri është shpërnda në gjëndrat lymfatike, por i lokalizuar vetëm në pjesën e poshtme të abdomenit.
Shkalla 3: Kanceri është shpërnda jashtë gjendrave lymfatike, pra ka metastazuar në organet më të largëta të trupit: si mëlcija, mushkëritë, veshkat dhe truri.

Mjekimi i kancerit
Nuk ka ndonjë trajtim të përgjithshëm për të gjitha llojet e tumorëve të testisit. Seminomat dhe Nonseminomat dallojnë në tendencat e tyre sa i përket shpërndarjes, si dhe reagimit ndaj terapisë radioaktive. Kështu ato shpeshë kerkojnë strategji e metoda të ndryshme të mjekimit, ku specialisti do të zgjedhë atë metodë e cila është e bazuar në llojin e tumorit si dhe shkallës së zhvillimit të tijë.
Pasiqë zhvillohen ngadalë dhe kanë tendenca që të mbesin të lokalizuara, seminomat zakonisht diagnostifikohen në shkallën e 1 ose të 2. Trajtimi mund të jetë kombinues, pra operim (heqje) i testikulit, rrezatim, ose terapi kimike. Për pacientët me Seminom, zakonisht, nuk është i domosdoshëm mënjanimi kirurgjik i gjëndrave lymfatike, sepse ky lloj tumori, sic thotë profesori i Universitetit të Pensilvanise Malkowicz është "skajshmërisht i ndieshëm" ndaj terapisë radioaktive. Shkalla e 3-të e seminomas zakonisht trajtohet me terapi kimike të kombinuar.
Edhe pse shumica e tumorëve nonseminom nuk diagnostifikohen në shkallët e hershme të sëmundjes, eksperiencat dëshmojnë se, vetëm mënjanimi i testikulit të sulmuar nga kanceri është i mjaftueshëm. Këta pacientë duhet të jenë nën kujdesin rigoroz, fanatik dhe kompleks të specialistit së paku për 5 vite, për arsye se 10% e pacientëve të tillë me shkallën 1 të sëmundjes kanë rikthim të sëmundjes.
Nonseminomat me fazën e 2 të zhillimit të sëmundjes nuk kan nevojë për terapi kimike por vetëm intervenim kirurgjik, pra heqje të testikulit dhe gjendrave lymfatike. Shumica e pacientëve në shkallën 3 të sëmundjes trajtohen me terapi kimike të konbinuar.
 
Si lindin dhe zhvillohen qelizat tumoriale ne organizmin e njeriut?
Brenda organizmit tonë jetojnë qindra lloje qelizash të ndryshme dhe secila prej tyre ka funksione të caktuara. Ngacmimet e jashtme apo të brendshme bëjnë që ato të reagojnë në mënyra të shumëllojshme. Megjithëse një qelizë që ndodhet në veshkë mund të ketë të njëjtin lloj informacioni gjenetik si një qelizë e trurit, funksionet që ato kryejnë janë krejtësisht të ndryshme dhe, për rrjedhim, edhe reagimet e tyre ndaj ngacmuesve janë të ndryshme.
Njerëzit sot janë të njohur me sëmundjet kanceroze, por shumica e tyre nuk e ka realisht të qartë se çfarë do të thotë kjo dhe si ndodh që qelizat e shëndetshme të organizmit tonë befas kthehen në tumoriale. Mjekët përpiqen të na e shpjegojnë këtë me një gjuhë të ngatërruar, nga e cila shumë rrallë ne arrijmë të kuptojmë diçka. E vërteta qëndron në përbërjen e qelizave. Ato kthehen në kanceroze në momentin kur një pjesë e vogël e mekanizmit të qelizës nis të funksionojë në mënyrë të gabuar. Pikërisht për këtë arsye ekzistojnë qindra lloje sëmundjesh kanceroze, asnjë prej të cilave nuk trajtohet në të njëjtën mënyrë. Këtu bëhet dhe ndarja e tumoreve mashkull dhe femër. Kur qelizat, mekanizmi i të cilave çorientohet, janë të riprodhueshme, çdo herë që ato formojnë qeliza të reja dhe pjesa kanceroze nis të përhapet së bashku me to. Në këtë mënyrë gradualisht nisin të përfshijnë të gjitha pjesët bazë të organizmin njerëzor dhe të shkaktojnë vdekjen e tij. Lloji i qelizave kanceroze, shpejtësia me të cilën ato rriten, rezistenca e tyre ndaj trajtimit mjekësor, i bën llojet e tumoreve krejtësisht të ndryshme nga njëri – tjetri.
Diferenca kryesore midis qelizave kanceroze dhe qelizave të shëndetshme është shpejtësia me të cilën ato riprodhohen ose ndahen. Qelizat kanceroze nuk arrijnë të shkatërrohen dhe të vdesin prej veprimit të sistemit imunitar, sepse sistemi imunitar nuk i njeh ato si të jashtme.
Njerëzit me të drejtë mund të pyesin pse ndodh ky mosfunksionim i mekanizmit të qelizave. Shkencëtarët mendojnë se arsyet janë ende të papërcaktuara krejtësisht. Njihen disa faktorë të jashtëm si rrezatimi diellor apo toksik, por ende shkenca nuk ka ardhur në pikën që të ketë një përgjigje përfundimtare në lidhje me çfarë i shkakton llojet e tumoreve te njeriu.
Mënyrat e trajtimit të sëmundjeve kanceroze variojnë në lloje të ndryshme, por tri prej tyre janë më baziket. Ndëhyrja kirurgjikale, e cila ka si qëllim të arrijë shkëputjen fizike të masës kanceroze të krijuar në organizëm. Ky është lloji i trajtimit të sëmundjeve kanceroze që deri më sot rezulton si mënyra më lehtësisht e kuptueshme nga njerëzit. Mënyra e dytë më e përdorshme është radioterapia, e cila, nëpërmjet energjisë apo rrezatimit, ka aftësinë të dëmtojë qelizat kanceroze që kanë pushtuar pjesë të ndryshme të trupit. Mënyra e tretë quhet kimioterapija. Ky është një lloj trajtimi mjekësor që merret në formën e ilaçeve e shoqërohet dhe me mjekime të tjera.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top