Tumoret e trurit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Tumoret e trurit paraqesin problem të madh shëndetësor në kohët e sotme për shkak të vdekshmërisë dhe invaliditetit të lartë.
Dr Haxhi Avdyli- neurokirurg

Tumoret i trurit paraqesin një shumim të pakontrolluar të qelizave anormale të indit të trurit si dhe cipave që rrethojnë trurin. Ato mund jenë primare që marrin rritën nga vetë qelizat trunore ose janë metastaza të migruara nga tumore të tjera të trupit. Tumoret primare të trurit mund të jenë beninje dhe malinje, por nuk zhvillojnë metastaza në organe tjera. Në të shumtën e rasteve ata zhvillohen nga indi lidhor nervor (glia dhe astrocite), por shpesh edhe nga cipat e trurit-meningjet.
brain-tumor.jpg

Tumoret beninje e shtyjnë indin përreth tyre, por nuk rriten brenda në indin përreth dhe nuk zhvillojnë metastaza. Përbrenda kafkës mund të rrisin shtypjen e trurit apo duke e penguar sistemin e qarkullimit të likuorit. Pasi që ato i shtyjnë dhe dëmtojnë strukturat, që janë të rëndësishme për jetën, është e vështirë dhe gabim të flitet për beninjitetin e këtyre tumoreve. Shembull për tumor beninj është meningeomi i cili përbën deri 20 % të tumoreve të trurit. Megjithëse heqja totale dhe shërimi i plotë i këtij tumori është plotësisht i mundshëm, lokalizimi mund të jetë sfidë për neurokirurgun.
meningeom.jpg

Tumoret malinj rriten duke e infiltruar indin përreth tyre, kjo do të thotë që është e vështirë të gjendet një kufi i mprehtë ndërmjet indit normal dhe tumorit. Pas një operimi të mundshëm mbesin përreth akoma qeliza malinje, të cilat më vonë shumohen dhe krijojnë sërish tumor të trurit (recidiv). Shembull për tumor malinj është glioblastomi, i cili fatkeqësisht është tumori më i shpeshtë në tru deri 50%. Këto tumore përveç operimit kërkojnë edhe trajtim shtesë me rrezatim apo citostatikë.
International-Neurosurgery.jpg

Varësisht nga shkalla e zhvillimit dhe lokalizimit simptomat e tumorit të trurit paraqiten si shenja fokale neurologjike varësish nga lokacioni (si paralizë të njëanshme të trupit, paralizë të nervave facial, çrregullime të folurit e të ecjes, humbje të pjesshme të shikimit etj.), epilepsi të ndryshme dhe pasojat e rritjes së shtypjes së trurit si: kokëdhembja, vjellja, humbja e vetëdijes deri në komë etj.
Simptoma të tjera të pacaktuara, të cilat varësisht nga lokalizimi mund të përshkruhen si ndryshime në personalitet dhe sjellje shoqërore te lobi frontal, çrregullime hormonale te adenomat, çrregullime të baraspeshës të tumoret e trurit të vogël, etj.
Tumoret e trurit më të shpeshta janë gliomet të kategorizuara me shumë nënlloje tjera varësisht nga lloji qelizave apo malinjiteti. Pastaj vijnë meningeomet dhe adenoma e hipofizës. Një numër paraqesin si metastazat e tumoreve nga organet jashtë kokës, si kanceri i bronkeve dhe kanceri i gjirit. Gjithashtu shpesh gjendet akustikus neurinomi me origjinë nga nervat kranialë.

Te fëmijët, tumoret më të shpeshtë janë tumoret malinj të quajtur medulloblastoma, të cilat janë tumore primitive neuroektodermale dhe lokalizohen kryesisht në tru të vogël.
Tumoret e trurit diagnostikohen më së miri me CT dhe MRT me kontrast.
Gamma_machine.jpg

Terapia e tumoreve të trurit varet prej lokacionit, madhësisë, prej prejardhjes së tumorit si dhe nga gjendja e përgjithshme e pacientit. Në vend të parë qëndron operimi i tumorit, e ndjekur nga rrezatimi dhe citostatikët. Procedura e operimit në kokë quhet kraniotomi apo hapje e ashtit të kafkës me trepan. Pas heqjes së tumorit, ky asht kthehet dhe fiksohet në vendin e mëparshëm. Heqja e tumoreve të hipofizës mund të bëhet edhe transnazal përmes hundës. Përveç mënyrës klasike së operimit në botë janë duke u zhvilluar edhe metoda tjera më moderne si radiokirurgjia stereotaksike, gama knife etj.
MetatasticBrainTumor_01.jpg

neuro1.jpg

Në Kosovë edhe përkundër kushteve jo aq të mira, qe shumë vite po kryhen me sukses shumë operacione të tumoreve. Por, fatkeqësisht trajtimi radioterapeutik ende mungon për shkak të mosfunksionimit të Institutit Onkologjik.
Varësisht nga malinjiteti, ndryshon edhe prognoza e pacientëve të operuar. Tumoret e shkallës I dhe II e kanë prognozën e mirë. Tumoret e shkallës III dhe IV edhe pse terapia ka përparuar shumë, kanë një mbijetesë vetëm prej 1 deri më 2 vjet. P.sh. te pacientët e prekur nga Glioblastoma multiforme (që përben 50% të tumoreve të trurit), jetëgjatësia pas trajtimit me operim, rrezatim dhe citostatikë, shkon mesatarisht nga 6-18 muaj.Telegrafi
 
Tumoret malinj jane me te rrezikshmit mesa di dhe mesa kam degjuar. E keqja eshte se po u hoq nje pjese, dhe sikur nje milimeter te lihet brenda, ai shumfishohet shume shpejt. Nje raste i tille ka qene ne familjen time, dhe cope e vogel e ketij tumori nuk hiqej pasi kishte zene vend afer nje vene gjaku ne tru. Kjo pjese u shumfishua brenda 1 muaji. Tumoret malinj edhe arrijne ne pjese te tjera te turpit fatkeqsisht. Diku tek 17% eshte shanci per te jetuar me shume se 3 muaj pas diagnozes se nje turmori me malinj ne tru :(
 
Titulli: Tumoret e trurit

Mele me vjen shume keq per rastin qe tregove :( Eshte teper e dhimbeshme.

Gjithsesi artikulli eshte komplet pervec tek pjesa e radiochirurgjies. Eshte e vertet qe egziston dhe kjo mundesi por nuk aplikohet dot ne shumicen e rasteve. Te ishte nje person me nje moshe aty tek 60 70 vjec edhe mundet. Kur perdor kete teknike per momentin cdo gje duket e kaluar por pas vitesh celizat te pa prekura nga tumori demtohen dhe shkaterrojne ashtu ter funksjonimin e organizmit. Pra te nje pacjent me nje moshe mesatare duhet patjeter intervent kirurgjik.
 
Titulli: Tumoret e trurit

Zana, nuk duhet nje milimeter....po ngeli nje QELIZE e vetme tumorale, shumefishohet perseri...dhe riformohet kanceri.
Problema ne tru eshte se spara ke si ti besh radioterapi ose kimioterapi se e demton trurin...
Edhe neurokirurgjia ka avancuar plot deri me sot, por ja qe ka vende qe si arrine dot...aq me shume qe truri eshte organ reziku...
Nqs ngelin qeliza qe shumefishohen, ne kohe japin metastazat- perhapja e kancerit ne trupin...prek organet e tjera...dhe njeriu shuhet pak nga pak.
 
Titulli: Tumoret e trurit

Nderhyrjet per zhdukjen e tumoreve te kokes pa pasur nevojen per thike, por thjesht me rreze, nuk mund te behen ne Shqiperi, edhe pse parate jane dhene per nje gje te tille. Kirurgu Mentor Petrela ka akuzuar ish-ministrin e Shendetesise Nard Ndoka se dogji fondin e dhene nga programi CARDS, projekt i Bashkimit Evropian. Gjate aktivitetit te djeshem, ku mjeket turq prezantuan kete lloj "nderhyrjeje" pa pasur nevoje t'u hapin kafken pacienteve, profesor Petrela ka treguar te verteten e hidhur te mosrealizimit te ketij projekti.

Akuzat

Neurokirurgu i njohur ne Shqiperi, Mentor Petrela u shpreh dje se ish-ministri i Shendetesise Nard Ndoka ka djegur fondin e dhene nga donatoret per te realizuar nderhyrje qe shmangin nderhyrjet kirurgjikale. "Gjate ketyre 10 vjeteve te fundit kemi derguar jashte shtetit nje numer te madh punonjesish per t'u trajnuar ne lidhje me metodat bashkekohore qe shmangin nderhyrjet kirurgjikale, permes rrezatimit te tumoreve ne koke", tha Petrela ne takimin e djeshem. Ai deklaroi se megjithese eshte investuar ne kete fushe, mungon ana praktike, ne nje kohe qe fondi eshte dhene per dicka te tille. "Progami cards qe eshte nje projekt i Bashkimit Evropian financoi 1,5 milione euro per nje aparature qe mundeson pikerisht zbatimin ne Shqiperi te ketyre teknikave bashkekohore. Por, ish-ministri Ndoka e dogji kete fond", perfundoi Petrela, duke shprehur keqardhjen e madhe per dicka te tille. Madje ne vendin tone nuk mund te aplikohen as teknika disi me te thjeshta ne radiokirurgjine e trurit, sesa "gama knife".

Turqit

Teknika me e avancuar per mjekimin e tumoreve te trurit pa nevojen e bisturise, e pagezuar si "gamma krife", eshte prezantuar ne Tirane nga nje grup mjekesh turq. Megjithate, standardi me i larte i radiokirurgjise "gama krife", qe nenkupton rrezatimin e tumoreve, pra pa qene nevoja e hapjes se kafkes, nuk mund te kryhet ne vendin tone. Per kete profesor Mentor Petrela, akuzon ish-ministrin e Shendetesise Nard Ndoken, se ka djegur fondet e donatoreve. Shqiperia renditet mes vendeve me perqindje te larte te personave qe vuajne nga tumoret, nderkohe qe mungojne metodat bashkekohore ne mjekimin e ketij spektri semundjesh.

Metoda "Gamma Knife" eshte standardi i arte ne mjekimin e tumoreve ne tru pa intervenim kirurgjik. Sipas te dhenave te vitit 2007, "gamma knife" eshte shfrytezuar ne mjekimin e crregullimeve te ndryshme te trurit te me shume se 400 mije paciente anekend botes. Ekipi "Gamma Knife" ne Axhebadem, tanime ka mjekuar mbi 2.500 paciente.

1,5 Milione Euro eshte fondi qe kishte parashikuar Bashkimi Evropian nepermjet programit CARDS per futjen ne Shqiperi te metodave bashkekohore, duke shmangur carjen e kafkes, por ky fond eshte djegur nga ish-drejtuesit e Ministrise se Shendetesise.

10 Vjet Ka qekur dergohen jashte shtetit punonjes te shendetesise me qellim trajnimin per futjen e metodave bashkekohore ne fushen e tumoreve te kokes, pa pasur nevoje per kirurgji. Por, ne vendin tone nuk mund te aplikohen as teknika me te thjeshta .


Nuk arrij te kuptoj pse askund nuk lexohen demet qe japin keto rreze. S'po flasim per gur ne veshka qe pastaj i hedh jashte me urinen. Tumorin mire qe perdore rreze ai ku do perfundoje? Pse nuk tregohen rreziqet pastaj?
 
Titulli: Tumoret e trurit

Simptomat
Varësisht nga shkalla e zhvillimit simptomat e tumorit të trurit janë të shumta e të shumanshme dhe mund të ndahen në mënyrë të thjeshtësuar në tre grupe:

shenja fokale neurologjike varësish nga lokacioni (si mpirje të njëanshme të trupit dhe humbje të pjesshme të shikimit),
epilepsi të ndryshme dhe
pasojat e rritjes së shtypjes së trurit si: vjellja, të marruarit e mendve, etj.
Simptoma të tjera të pacaktuara, të cilat nuk janë aq tipike vetëm për tumore: dhimbjet e kokës, lodhja, humbja e peshës.

Pasi që tumori vetëm në një masë të vogël mund të shumohet në pjesën e ashtit të kafkës, pasi që kafka nuk mund të bymehet, tumori fillon varësisht nga shumimi i tij, të ndrydhë trurin. Për këtë shkak edhe tumori i mirë, nëse nuk shërohet me kohë mund të sjellë vdekjen e njeriut.
 
Titulli: Tumoret e trurit

Tumori ne tru

Nuk janë të pakta sëmundjet që prekin dhe dëmtojnë sistemin nervor të njeriut. Shtimi i pakontrolluar i qelizave kanceroze mund të shkaktojë tumor në trurin e njeriut. Kanceri i trurit paraqet një shumim të pakontrolluar të indit të trurit si dhe cipave që rrethojnë trurin. Ato mund të jenë malinje, pra femërore, por nuk zhvillojnë metastaza. Në të shumtën e rasteve ata zhvillohen nga indi lidhor nervor, por shpesh edhe nga cipat e trurit, ose janë metastaza nga tumore të tjera të trupit. Tumoret mashkullorë, tumoret beninje, e shtyjnë indin përreth tyre, por nuk rriten brenda në indin përreth dhe nuk zhvillojnë metastaza. Përbrenda kafkës mund të rrisin shtypjen e trurit, duke e penguar sistemin e qarkullimit të likuorit.

Zhvillimi i tumorit

Zhvillimi i tumorit mashkullor të trurit i shtyn dhe dëmton strukturat e sistemit nervor, që janë të rëndësishme për jetën. Tumoret femëror ose malinj rriten duke e infiltruar indin përreth tyre, kjo do të thotë që është e vështirë të gjendet një kufi i mprehtë ndërmjet indit normal dhe kancerit. Pas një operimi të mundshëm mbesin përreth akoma qeliza, të cilat më vonë shumohen dhe krijojnë sërish tumor të trurit. Në përjashtim të disa rasteve të veçanta tumoret e trurit nuk bëjnë asnjëherë metastaza. Tumori i shfaqur në tru mund të zhvillohet vetëm në një masë të vogël të zonës së kafkës, sepse kjo pjesë nuk mund të zgjerohet. Me zhvillimin e tumorit zona e trurit ngushtohet dhe shfaqen dhimbjet dhe simptomat e para. Për këtë shkak edhe tumori mashkullor, beninj, nëse nuk shërohet me kohë mund të sjellë vdekjen e njeriut. Në varësi nga indi fillestar në të cilin zhvillohen tumoret në tru më të shpeshta janë gliomet, meningeomet dhe adenoma e hipofizës. Një pjesë e tyre paraqitet si vazhdim, metastazë, i tumoreve nga organet jashtë kokës, si kanceri i bronkeve dhe kanceri i gjirit.

Simptomat

Simptomat me të cilat shfaqet tumori në tru janë të shumta dhe të shumanshme në varësi nga shkalla e zhvillimit dhe përhapjes së tumorit. Në varësi nga zona ku ato janë zhvilluar i sëmuri do të ndjejë mpirje të njëanshme të trupit dhe humbje të pjesshme të shikimit, epilepsi të ndryshme. Si pasojë e rritjes së shtypjes së trurit i prekuri nga tumori në tru do të ketë të vjella, marrje mendsh, etj. por një pjesë e simptomave janë të pa përcaktuara mirë pasi nuk janë tipike vetëm për tumoret, si: dhimbjet e kokës, lodhja, humbja e peshës, etj.

Diagnostikimi

Pasi i sëmuri dallon simptomat e para e domosdoshme është që t’i drejtohet mjekut dhe të bëjë analizat paraprake. Pas diagnostikimit të tumorit në tru, vendoset edhe terapia që duhet të ndiqet. Terapia e tumoreve të trurit varet prej lokacionit, madhësisë, prejardhjes së tumorit si dhe nga gjendja e përgjithshme e pacientit. Në vend të parë qëndron operimi i tumorit, e ndjekur nga rrezatimi dhe hemoterapia. Në varësi të shkallës së përhapjes tumoret mund të prihen dhe të hiqen gjatë operacioneve. Tumoret e Shkallës së I-rë janë në princip të shërueshëm. Edhe tumoret e Shkallës së II-të e kanë prognozën e mirë. Ndërsa tumoret e Shkallës së III-të dhe të IV-t edhe pse terapia ka përparuar shumë kanë një mbijetesë vetëm 1 deri në 2 vjet.

Simptomat me të cilat shfaqet zhvillimi i tumorit në tru:

- I sëmuri ndjen mpirje të njëanshme të trupit
- Humbje të pjesshme të shikimit
- Epilepsi të ndryshme
- Ndjen shtypje dhe presion në tru
- I prekuri nga tumori do këtë të vjella
- Marrje mendsh
- Dhimbjet e kokë
- Lodhje
- Humbe në peshë


Format e shfaqjes së kancerit dhe simptomat

Simptomat e kancerit varen nga lloji dhe vendi ku ai shfaqet. Në mushkëri ai mund të shkaktojë kollë, bllokim frymëmarrjeje ose dhimbje stomaku; ndërsa kanceri i zorrës së trashë zakonisht shkakton diarre apo rrjedhje gjaku gjatë jashtëqitjes. Disa forma të kancerit mund të mos shfaqin ndonjë simptomë të dukshme. Në disa raste simptomat shfaqen në stadet ku tumori ka evoluar. Këto forma janë të vështira për t’u kuruar. Përgjithësisht simptomat e shfaqura janë të njëjta për disa forma të shfaqjes së kancerit, si: Ethe, temperaturë, të dridhura, djersitje gjatë natës, humbje peshe që shoqërohet me ulje të oreksit, dobësi dhe lodhje. Pavarësisht nga simptomat kanceri diagnostikohet nga analizat. Edhe pse përcaktimi i llojit të kancerit shfaq vështirësitë e veta e rëndësishme është që trajtimi i sëmundjes të arrihet të bëhet në kohën e duhur.

Përdorimi i celularëve shkak për kancer në tru

Një sërë studimesh të realizuara në vende të ndryshme të botës kanë treguar një rrezik në rritje nga përdorimi i telefonave celular, sidomos në anën e kokës ku njerëzit vendosin aparatin. Pesë nga gjashtë studimet e bëra treguan se te këta njerëz mundësia për një tumor malinj në tru ishte më e madhe. Po ashtu, përdoruesit e rregullt kanë mundësi për të zhvilluar më shumë tumore se njerëzit e tjerë. Njerëzit që kanë përdorur telefonat e tyre për një dhjetëvjeçar ose më shumë, janë 20 për qind më të prirë për të zhvilluar sëmundjet e veshit dhe 30 për qind për një tumor malinj. Rreziku është shumë herë më i madh në anën e kokës, nga e cila telefoni është mbajtur më gjatë.

Tumoret dhe mënyrat e ndryshme të emërtimit

Kanceri është shtimi i pakontrolluar i qelizave jonormale, të cilat ndryshojnë nga indi normal. Ky shtim i parregullt i këtyre qelizave mund të çojë drejt vdekjes kur këto qeliza pengojnë funksionimin normal të organeve të trupit të njeriut ose përhapen në të gjithë trupin duke dëmtuar sistemin qendror. E shohim të emërtuar më disa forma si: tumor kanceroz; tumor malinjit; tumor; kancer etj. Në ditët e sotme vihet re se të sëmurët me kancer janë të prekur nga forma të ndryshme në të cilat ai shfaqet. Kanceri mund të prekë inde të ndryshme të trupit ose organe si: Mushkërinë, zorrën e trashë, gjirin, lëkurën, indet nervore etj. Kanceri nuk është një sëmundje e lehtë dhe shanset për të mbijetuar ndryshojnë në varësi të llojit të sëmundjes.

Paraliza cerebrale dhe çrregullimet nervore

Paraliza cerebrale shënon një grup çrregullimesh neurologjike që ndikojnë në aftësinë e trurit për të kontrolluar muskujt. Paraliza cerebrale ndodh për shkak të dëmtimeve të trurit ose anomalive në zhvillimin e trurit para, gjatë ose pas lindjes. Ajo mund të variojë nga një shkallë e lehtë në një më të rëndë dhe mund të krijojë vonesa të lehta ose të rënda mendore, probleme të dëgjimit, shikimit, defekte në gjuhë dhe në të folur, epilepsi dhe çrregullime të sjelljes. Tipi spastik është zakonisht më i përhapuri dhe është i lidhur me kohën, ngrirje ose kontraktim të muskujve të trupit duke përfshirë këmbët ose duart. Akoma nuk dihet qartë çfarë e shkakton paralizën cerebrale te një fëmijë, por numri i faktorëve dhe kushteve që mund të ndërhyjnë në zhvillimin e trurit mund të vihet re.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top