Tsipras, mes dy “zjarresh”: Zbatojmë masat e rëna dakord, asgjë përtej tyre

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1438192868alexisi-ciprassi-reformatkufi.jpg


Kryeministri grek, Alexis Tsipras, në përpjekje e sipër për të përmbajtur një revoltë brenda partisë Syriza të krahut të majtë, bëri të ditur gjatë së mërkurës se qeveria e tij nuk do të implementojë masa reformuese dhe shtrënguese përtej atyre për të cilat është rënë dakord me huadhënësit në samitin e Eurozonës gjatë këtij muaji.

Tsipras do të përballet me një seancë “të ashpër” të komitetit qendror të Syrizas gjatë së enjtes, për shkak se shumë aktivistë janë irrituar nga pranimi prej tij i kushteve edhe më shtrënguese, se ato që u refuzuan prej votuesve në referendumin e 5 korrikut.

Në një mesazh të qartë çtensionues ndaj rebelëve të Syrizas, Tsipras deklaroi se do të detyrohej të mbante zgjedhje të parakohshme, nëse nuk do të zotëronte më shumicën parlamentare dhe sugjeroi mbajtjen e një kongresi emergjent të partisë së tij në fillim të shtatorit.

Në të njëjtën kohë, ai është në presion edhe prej huadhënësve të Greqisë, që të shkojë përtej dy paketave të ashtuquajtura “të masave paraprake”, të cilat u miratuan nga Parlamenti gjatë javëve të fundit dhe që përfshijnë hapa të tjera jopopullore për të frenuar pensionin e parakohshëm dhe lehtësirat tatimore për fermerët, bënë të ditur burime nga BE-ja.

“E njoh shumë mirë kornizën e marrëveshjes, që nënshkruam në samitin e Eurozonës më 12 korrik”, tha Tsipras për një radio vendase. “Do t’i zbatojmë ato angazhime që kemi marrë, pavarësisht nëse biem dakord apo jo me to. Por, asgjë më shumë nga sa kemi rënë dakord”.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top