Truri mund të lidhet me internet në vitin 2030

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1433494255truri0506.jpg


Njëri nga njerëzit më me ndikim në Google, Ray Kurzweil, që është përgjegjës për sektorin e tekonologjisë, ka bërë një deklaratë të pazakonshme në konferencën “Exponential Finance” në Nju Jork.

Sipas tij, në vitin 2030 njerëzit mund të lidhin trurin e tyre në mënyrë direkte me internet. Kjo do të bëhet e mundur përmes nanorobotëve, të cilët janë krijuar nga fijet e ADN-së.

“Mendimet tona do të jenë hibride, pra do kemi mendime biologjike dhe jobiologjike. Kështu, gradualisht jemi duke përmirësuar veten. Në pikëpamjen time, kjo është natyra e njeriut, të kapërcejë limitet e veta”, ka thënë Kurzweil.

Ray Kurzweil është bërë i famshëm për parashikimet e tij në fushën e teknologjisë. Në vitin 1990 ai kishte bërë rreth 150 parashikime për vitin 2009, ndërsa në 2010-n, u vërtetua se parashikimet e tij ishin 86% të sakta.

Ai kishte parashikuar që në vitin 2009 njerëzit do të përdornin kompjuterë portativë, fishat do të bëheshin të papërdorshme, ndërsa ekranët e kompjuterëve do të mund të shfaqeshin edhe në syzet e njeriut.

Po ashtu, Kurzweil kishte parashikuar që në 2009-n do të ketë edhe makina pa pilot, por në të vërtetë kjo u realizua disa vite më vonë.

“Nëse do të kisha thënë që në vitin 2015 do kishim makina pa pilot, prapë nuk do kisha qenë shumë i saktë, sepse ende nuk ka një përdorim të gjerë”, është shprehur ai. Ray gjithashtu thotë se ajo që quhet intelegjenca artificiale mund të jetë shumë e rrezikshme për njerëzit.

/ Top Channel
 
Titulli: Truri mund të lidhet me internet në vitin 2030

Me nje fjale une mund ti them te dashures time-Hajde ketu.Me do ti mua?Po ti e di qe te dua do thote ajo.Ca pyetje eshte kjo?
Hajde i them se ta tregoj une ca pyetje eshte kjo-Nje ti futur USB ne tru e nje ti marre te gjitha te dhenat lol
Mjere ajo po nuk doli nga USB qe me do :sharr::sharr::sharr:

PS-Kurre mos ardhte ajo dite kur do kete mundesi truri te lidhet me internetin!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Truri mund të lidhet me internet në vitin 2030

Une do i bej back up cdo muaj ne pc qe mos e lodh trurin hic
 
Titulli: Truri mund të lidhet me internet në vitin 2030

lol
Po, edhe ke mundesi pastaj me i bo restore prap. Kushedi ku te bejne restore pastaj,,, ne ndonje macintosh te fundit. lol
 
Titulli: Truri mund të lidhet me internet në vitin 2030

Po kshu file-a qe nuk deshiroj ti kem ne memorje a mund ti delete?
 
Titulli: Truri mund të lidhet me internet në vitin 2030

Pse jo? Vetem imagjino se ca rremuje mund te krijosh po e bere ate. ose mund te mos besh rremuje fare ne tru dhe je njeri shume i lumtur.
Kom pa i film un per ket qe thu ti marla, ishte njoni qe hiqte memorjet e keqia por si perfundim diku ne sub-koshience i kujtoheshin prap.
Total Recall eshte 1 film qe mund te permendet ne ket rast. Shife se eshte i lezetshem.
 
Titulli: Truri mund të lidhet me internet në vitin 2030

E pra ket doja me thene

Ky lajmi nese do ishte i realizueshem se me duket pak perralle dhe nese perdorej per qellim te mire do ishte shume interesante por duke menduar qe natyra njerezore eshte e prirur te shkoje tek e keqja mendoj se do krijonte 1 mish mash qe se ke idene.


Gjithesesi une ke back up dhe ke deletja e disa fileve do ja dhuroja veten time me shume kenaqesi shkences Lol
 
Titulli: Truri mund të lidhet me internet në vitin 2030

C'do gje qe niset per mire njerezimi do e coj dhe keq...e kemi ket ne. S'ke ca i bo.
E di ca kom pa sot ke puna? Skeletin e nji gruaje qe ja dhuroi trupin shkences 100 vjet para dhe sot studentet e studionin. I preka dhe me dore kockat e saj. Ishte i cik 'creepy' por pastaj te dukej gje shume humane dhe e paster dhe sikur lidheshe me ket personin e panjohur 100 vjet para.
 
Titulli: Truri mund të lidhet me internet në vitin 2030

Kurse une pashe ne amsterdam 1 muze ku ishin trupa njerezish kadaveri dmth qe i kishin dhuruar trupat e tyre pas vdekjes. Aty ishin si te ballcamosur me 1 lloj menyre ku gjysma e trupit tregonte organet muskujt fibra vena etj dhe gjysma tjeter ishte me lekure e mbuluar.dmth horror me pagese me pak fjale Lol
 
Titulli: Truri mund të lidhet me internet në vitin 2030

Aaaa, ate qe e ka pas bo ai artisti Gjerman i pari me duket. Po po. Gje e bukur. Tashi imagjino ti besh nji "restore" trurit atyre dhe ata direkt vrasin veten nga horrori i asaj qe shofin dhe kuptojne si ke filmi "Vanilla Sky". lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top