Truri e ndjen oreksin

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Disa njerëz arrijnë t′i thonë jo asaj fete torte shtesë, ndërsa disa të tjerë nuk mund t′i rezistojnë. Oreksi është një sistem i komplikuar që edhe shkencëtarët ende nuk e kanë kuptuar plotësisht.

"Në thelb, për të mbijetuar si një specie duhet të marrim kalori për të mbajtur trupin tonë" shpjegon Stephen O′Rahilly, profesor i biokimisë klinike dhe mjekësisë në Universitetin e Kembrixhit.

Kjo është një sjellje në të gjitha speciet. Në Britani, ekspertë të njohur zbulojnë se çfarë ndodh në të vërtetë - dhe shpjegimet e tyre mund të ju surprizojnë.

Sipas ekspertëve, është truri juaj që ndjen uri dhe jo stomaku. Shumica e njerëzve mendojnë se uria shkaktohet nga stomaku, por në fakt ajo ndjenjë gjenerohet brenda trurit tuaj.

"Dy sisteme sjellin oreks - një sistem afat-gjatë mat se sa të shëndoshë jemi, duke raportuar nga nivelet e leptinës, një hormon i sekretuar nga qelizat dhjamore; ndërsa një sistem afat-shkurtër na tregon se sa kohë kemi pa ngrënë, duke u bazuar në përmbajtjen e stomakut dhe zorrëve" tha Victor Zammit, profesor në Warwick Medical School.

Në thelb ne ndihemi të uritur nëse nivelet e dhjamit në trupin tonë bien ose stomaku është bosh. Ndjenja e urisë shkaktohet nga truri i cili nxit lirimin e një hormoni të quajtur ghrelin.

B:Kuriozitete & Enigma
 
Pe: Truri e ndjen oreksin

Imagjino pak qe Njeriut i punon vetem 1/3 e trurit po te kishim me shume ne funksion.... bo as se imagjinoj dot :)
 
Back
Top