Trupi ynë pasqyron gjendjen tonë shpirtërore!



Trupi ynë pasqyron gjendjen tonë shpirtërore!
Ai përpunon në tërësinë e tij, cdo gjë që shpirti ndjen dhe ulëret. Sëmundjet janë një konflikt ndërmjet personalitetit dhe shpirtit.
Kur një njeri nuk e duron dot, por je i detyruar të qëndrosh me të, ke aciditet dhe çrregullime në stomak.

Nëse jeta jote të duket e pakuptimtë, rrahjet e zemrës shtohen ose bien në ekstrem, duke shkaktuar tension të lartë, aritmi, ose tension shumë të ulët.
Nervozizmi ndikon në frymëmarrje. Të duket sikur të mungon ajri, hapësira. Ke shtrëngime në gjoks, dhe ata që pijnë duhan sforcohen të thithin më shumë ajër (duke gënjyer veten) se po mbushen me frymë.
Kur të mungon ngrohtësia shpirtërore, mjafton një temperaturë pak e ulët e ajrit, dhe ti ftohesh menjëherë. Ftohja/gripi shfaqen kur trupi nuk qan dot.
Dhimbja e shpinës (nëse nuk ke mbajtur pesha) tregon se po kalon një dhimbje të madhe shpirtërore.
Fyti dhemb, kur ke shumë dhimbje për të treguar, por s’ja tregon do askujt.
Koliti shfaqet tek njerëzit, të cilët akumulojnë dhe nuk shfryjnë dot inatet që ndjejnë.
Diabeti shfaqet tek njerëzit që i ka kapluar vetmia.
Kanceri, si pasojë e një dashurie të munguar/të humbur.
Shëndoshja vjen kur je i pakënaqur me gjërat që të rrethojnë, ndërsa dobësimi nga konsumimi shpirtëror dhe mendor.
Dyshimet, frikërat, ankthi, të cojnë drejt pagjumësisë.
Kur frika të burgos, rrahjet e zemrës bien dhe je gjithë kohën i këputur dhe i pafuqishëm.
Kur ke një problem shumë të madh dhe nuk di si do t’ja dalësh, të pushtojnë ethet dhe temperatura.
Gjunjët dhembin, kur krenaria jote është shumë e lartë dhe nuk pranon të ulësh kokën.
Artriti shfaqet, kur mendjen dhe shpirtin tënd nuk ja hap askujt, je shumë i ftohtë (i sertë) dhe muskujt kontraktohen.
Ngërcet, janë tregues të një situate të papërballueshme, kur je me shpatulla për muri.
Kapsllëku, kur mban sekrete brenda vetes të cilat të torturojnë dhe nuk ja tregon dot askujt nga frika e paragjykimit dhe keqkuptimeve.
Diarreja, në një farë mënyre është si të vjellët. Duhet patjetër të nxjerrësh dicka që ‘stomaku’ s’e mban dot.
Sëmundja dhe dhimbjet nuk janë gjë e keqe. Ato thjesht po të tregojnë se po gabon dhe ke ngatërruar rrugë. Ato të sinjalizojnë.
Dëgjoje trupin tënd dhe udhëhiqu prej tij për të shëruar dhe dëgjuar shpirtin tënd. Nuk ka ilaç më të mirë se mendja jote.
Sigurisht që ky nuk është një material definitiv lidhur me sëmundjet. Eshtë thjesht një listë për të njohur më mirë trupin dhe shpirtin.

/Lexo.online
 
Pagjumsi
Frym-marrje
Dhimbje ne kraharor si thik
Merje mendesh
Shpinen rri rri dhe kercas kockat
Tiku nervoz te syri i dhjatht iken e vjen por asgje ne krahasim me vjet.
Te vjellta te shpeshta... tashme e di dhe vet dhe kudo jam, 2 gishta ne fyt dhe kthehem sikur ska ndodh gje.
Gjunjet keq e me keq... dhe un nga inati sfidoj trupin dhe kur e shof qe kam me shum dhimbje, vesh taka dhe i mbaj gjith diten... lexova qe kishte te bente me krenarine lol bingo.

Ama kam fillu detox (shpirterisht dhe fizikisht) si njehere e nje kohe... dhe po shoh rezultate.
 
I gjithe ky artikull ka nje ilaç: "Mos u zemero"
 
Ah stresi ne ditet e sotme ,semundja e shekullit.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top