Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Truke natyrale per dhembe te bardhe

Doni të keni dhëmbë të bardhë si aktorët e Hollywood? Tani është e mundur edhe me metoda natyrale, pa patur nevojë të shkoni te dentisti. Hapi i parë është përtypja. Hani fruta dhe zarzavate të forta. Karrotat, mollët por edhe nje erez si majdanozi janë furce natyrale të dhëmbëve, që mund të heqin njollat e krijuara dhe mund t'i zbardhin ata akoma më shumë.

Hapi tjetër është përdorimi i fijes dentare në mënyrë të vazhdueshme. Eshtë tepër e rëndësishme që të hiqen mbetjet ushqimore që qëndrojnë mes dhëmbëve dhe dhëmballëve. Kujdesuni sa më shpesh për to dhe do të keni një higjienë më të mirë në gojën tuaj.Një sekret tjetër për një buzëqeshje rrezatuese është djathi. Nëse hani pas cdo vakti një sasi të vogël djathi, kjo ndihmon në parandalimin e karies dhe rimineralizon smaltin. E njëjta vlerë arrihet edhe përmes konsumimit të qumështit apo kosit.

Ka edhe një lajm të mirë për dashamirësit e ëmbëlsirave: Luleshtrydhet e mbuluara me cokollatë i bëjnë dhëmbët më të bardhë.

Po ashtu uji me sodë është shumë i mirë për dhëmbët, por gjithnjë duke e përdorur në sasi të kontrolluar. Dhe në fund aleatë për një buzëqeshje të shkëlqyeshme janë uthulla e limoni. Megjithatë këto jane disa truke natyralë dhe jo domosdoshmërisht mund të jenë rezultativë. Ndaj ju këshillojmë që të paktën një herë në 6 muaj të shkoni te dentisti për kontrolle normale dhe një herë në tre muaj të ndërroni furcën e dhëmbëve./ TCH
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back