• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Triumfi i Shqipërisë në Grupin C4, ja rregulli “bombë” për kualifikimin në Botëror

Shqipëria arriti objektivin duke fituar vendin e parë në Grupin C4 të Ligës së Kombeve, në edicionin e dytë të saj, 2020-2021. Në bazë të rregullit të përgjithshëm të këtij kompeticioni, i krijuar për të zëvendësuar miqësoret, kuqezinjtë në edicionin e tretë do të ngjiten në Ligën B.
Manaj-Gjasula.jpg

●BENEFITET

Për ta bërë tërheqës këtë kompeticion, UEFA e ka caktuar atë si një garë me fitues në fund. Në edicionin e parë, Portugalia u shpall fituese. Duke qenë se edicioni i parë ishte si parapritë e “Euro 2020”, katër fitueset e secilës ligë (A, B, C, D) përfituan një biletë për në “Euro 2020”, pasi dolën të parat në grupin përkatës, fituan ndeshjen gjysmëfinale dhe më pas finale të fazës “play off” (shembulli i Maqedonisë, që doli e para, fitoi ndaj Kosovës në gjysmëfinale dhe më pas në finale triumfoi ndaj Gjeorgjisë duke fituar biletën për në Europian). Po për në Botëror, si është lidhja e këtij kompeticioni?

●LIGA E KOMBEVE DHE BOTËRORI

Gjëja e parë që Shqipëria përfiton nga vendi i parë në Grupin C4 në lidhje me Botërorin, është se ngjitet një vazo më lart për shortin e datës shtatë dhjetor. Shqipëria tashmë do të jetë në vazon e tretë, duke qenë se pritet që të fitojë pikë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, çka e katapulton në një vazo më lart.

Ky edicion i dytë i Ligës së Kombeve ishte si parapritë e Botërorit “Katar 2022”. Mirëpo, për të thënë se si është lidhja e Ligës së Kombeve me Botërorin, duhet përmendur fillimisht edicioni kualifikues tradicional i “Katar 2022”. Për këtë, do të hidhet shorti në 7 dhjetor dhe do të përcaktohen dhjetë grupet. Në Botëror, kualifikohen automatikisht 10 vendet e para. Për vendet e dyta, ka kalim në fazën “play off”. Duke qenë se Botërori ofron 13 bileta për skuadrat europiane, atëherë veçmas 10 vendeve të para dhe pesë (nga dhjetë vendet e dyta që përballen mes tyre) do të shtohen në këtë “play off” edhe dy vendet më të mira të Ligës së Kombeve, përcaktuar nga renditja e përgjithshme e këtij kompeticioni që i rreshton ekipet në bazë të sistemit të pikëzimit.

Pra, thënë më shkurt, Liga e Kombeve që sapo përfundoi fazën e grupeve me Shqipërinë si fituese të Grupit C4, çon vetëm dy kombëtare në fazën “play off” për Botërorin “Katar 2022”.

●RREGULLI SPECIFIK

Si përcaktohen dy vendet më të mira të këtij edicioni të Ligës së Kombeve? A ka shanse Shqipëria që të jetë mes këtyre dy vendeve? Teorikisht, çdo skuadër që më së paku ka fituar grupin, njësoj si Shqipëria, ka shanse për të shpresuar. Realisht? Shqipërisë i duhet një mrekulli për të përfituar “play off”-in e “Katar 2022” vetëm nga ky rezultat i marrë në Ligën e Kombeve.

Në bazë të rregullit, këto dy vende që çon Liga e Kombeve në “play off”, nuk duhet të jenë nga ato dhjetë vendet e para në kualifikueset tradicionale të Botërorit “Katar 2022”. Gjithashtu, këto dy vende më të mira në renditjen e Ligës së Kombeve për këtë edicion nuk duhet të jenë as mes dhjetë vendeve të dyta në kualifikueset e Botërorit.

Duke përjashtuar këto 20 skuadra, dy vendet e renditura fill poshtë tyre në renditjen e përgjithshme të Ligës së Kombeve, do të shkojnë nga Liga e Kombeve në “play off”-in e Botërorit “Katar 2022”.

PANORAMASPORT.AL
 
Sulmi ish në formë...
Për herë të parë në histori fitoi një grup në ndeshje zyrtare të uefa-s ku dhe siguroi ngjitjen për në ligën b , në pritje për të fituar dhe një vend në play offin e botërorit
 
Sulmi ish në formë...
Për herë të parë në histori fitoi një grup në ndeshje zyrtare të uefa-s ku dhe siguroi ngjitjen për në ligën b , në pritje për të fituar dhe një vend në play offin e botërorit
Gzohem qe arritem dicka e shpresoj te arrijm dhe me teper por besoj qe reja do i dergoje dhe me lart
 
Cfardo qe te jetes futbolli te jep emocion ne cdo ndeshje .
Seshte e njejta emocion france gjermani me azerbaxhian slloveni.

Si ishte, ishte mire. Nese ekipi yne nuk kaluakifikohet se ska aftesi atehere kombetarja jone le ta shikoj nga tv si europianin dhe boterorin.

Me ne fund thote @Rrelse fitoi nje grup
Po nuk fitoi ate grup te ngordhur atehete kombetarja me mire te shperbehet.
 
Shiko cdo ndeshje te jep emocion cfardo qofte ajo miqesore apo kampionat champions botror.
Ti tashi po krahason yjet me kombetaren to?!
Ato jan ne lart se ne , ne cfardo llojm menyre . Mirpo kombetarja shqiptarenesht gjithmon emocion me vete perderisa luan kombetarja jone sepse e kemi ne gjak dhr psr pavarsosht ne ben loje te mire apo te keqe kualifikohet apo jo ...

Po nuk fitoi ate grup te ngordhur atehete kombetarja me mire te shperbehet.
Pse te shperbehet ? Nuk ka arsye dhe llogjiken e atill . Deri derisa para ca vitesh mezi mblidhnim 3 pike ne grup dhe sipas teje duhej ta shperbenin?
Cdokush ka fazen e vet sot do jemi mir neser edhe me mir sepse shqiperia ka talente plot ...
 
Shiko cdo ndeshje te jep emocion cfardo qofte ajo miqesore apo kampionat champions botror.
Ti tashi po krahason yjet me kombetaren to?!
Ato jan ne lart se ne , ne cfardo llojm menyre . Mirpo kombetarja shqiptarenesht gjithmon emocion me vete perderisa luan kombetarja jone sepse e kemi ne gjak dhr psr pavarsosht ne ben loje te mire apo te keqe kualifikohet apo jo ...

Po cdo ndeshje te jep emocion por emocioni seshte i njejte midis nje miqesoreje dhe nje loje ku gabimi me i vogel shkakton infrakt, lote, a supernova emocionale mbar botes.

Hiq Shqiperine per nje sekond dhe eja me thuaj Malta vs estonia te jep te njejten ndjesi si itali vs gjermani a brazil vs argjentine.
Pse te shperbehet ? Nuk ka arsye dhe llogjiken e atill . Deri derisa para ca vitesh mezi mblidhnim 3 pike ne grup dhe sipas teje duhej ta shperbenin?
Cdokush ka fazen e vet sot do jemi mir neser edhe me mir sepse shqiperia ka talente plot ...
Tjeter gje formati atehere, tjeter gje formati atehere. Arritja e dickaje ne formatin e atehershem kishte kuptim me shume, pershembull kur morem pjese ne kampionatin europian apo edhe kur kemi luajtur mire kunder kundershtareve te forte. Me kete format dhe me keta kundershtare, eshte e pritur fitorja e grupit dhe perqindje e larte per te gjithe pjesemarresit.
 
Private conversations
Help Users
    Top