Trishtimi i Tiranës pa sahat, si po zhduket simboli prej marrëzisë së betonit

Kresha

A pretty face can never trick me
1605800743760.png


Një vëzhgim i kartolinës së kryeqytetit, që pas kaq shumë dekadash s’do jetë më e njëjta. Kulla e çmendur 21 kate mbi Sahatin, ka revoltuar jo vetëm Tufinët, gjyshi i të cilëve e vuri atë zemrek në punë, po edhe qytetarë e artistë. Flasin dhe tregojnë revoltën për gazetën “Mapo” Adrian dhe Fatmir Tufina, si dhe piktori Serxho Petrela.

Nga Alessia Selimi

sahati_thumb255B2255D.jpg

Kartolina identifikuese e Tiranës, në gjithë këto dekada, është kompleksi historik i Xhamisë së Et’hem Beut dhe Kulla e Sahatit. Një kartolinë që me shumë gjasa s’do të gjendet edhe për shumë kohë nëpër antikuaret e kryeqytetit, tashmë të transformuar, me një tjetër siluetë e fytyrë. Me rënien e komunizimit, Tirana është bërë terren i ndërtimeve të shumta pa kurrfarë rregulli. Dhe kujtimet, sot bëjnë lojëra, fshihen nga njëra-tjetra, por edhe nga tiranasit, ata që kanë patur një fëmijëri mes godinash pesë katëshe, rrugë të gjera, unaza e bulevarde. Sot nuk është çudi të shohësh njerëz që u mungon sensi i orientimit, një rrugë e shtruar që u lidh të shkuarën me të tashmen. Në aksesorin e një kompleksi gjigand ndërtimi, po shndërrohet pikërisht simboli i kryeqytetit: Kulla e Sahatit.

Ky monument kulture i rezistoi pushtimeve të gjata, si dhe periudhës komuniste, ndonëse e gjymtuar (“inovatorët” socialistë, kinezë dhe shqiptarë, sipas Adrianit, preferuan përpara mekanizmit të vjetër atë elektrik, që gjendet aktualisht edhe sot). Megjithatë, nuk ia doli dot t’i bëjë ballë urisë për godina, fshehur pas etjes për modernizim e dëshirës për ngjasje. Pas tingujve tashmë të harruar të kullës, fshihet mbiemri i sahatçinjve Tufina. Dhe Adriani, pinjolli i kësaj familjeje të njohur tiranase, gëzon një lidhje të patjetërsueshme shpirtërore me të. Pavarësisht se qëndrimi i tij kundrejt jetësimit të “Book Building”, shqitet nga emocionet, tutet prej tyre, i lë hapësirë fakteve.

Capture-18.jpg

“Unë nuk jam kundër zhvillimit të qytetit, sidomos zhvillimit të pronës së pronarëve të vërtetë. Për këtë ndërtim, unë jam vendosur herët në dijeni. Pronarët e tokës i kam miq, dhe ndërtimi në tokën e tyre nuk do ta dëmtonte peisazhin e simbolit të Tiranës” , – thotë Adrian Tufina për gazetën Mapo.

“Respektohej një distancë e mjaftueshme për t’i lënë fushë-pamje Kullës së Sahatit. Por kryebashkiaku Erion Veliaj ia dha privatit tokën shtetërore, në mënyrë mjaft abuzive. Konkretisht po flas për ish-territorin e zyrave të taksave vendore. Në shkelje të kushteve të ndërtimit, në kundërshtim edhe me planin rregullues të Tiranës, ku 55% e hapësirës duhet të jetë gjelbërim”, vijon ai.

125363415_672982116754426_9065138023817872974_n.jpg

Adriani i ka bërë kërkesa të vazhdueshme kryebashkiakut aktual por edhe atyre të mëparshmëve, për rikthimin e mekanizmit të dikurshëm të orës së kullës, ndonëse nuk ka marrë qoftë edhe një përgjigje të vetme. Por, pak dinte që do t’i duhej të protestonte të sajën ekzistencë.

Ai mëshon mbi lejen e ndërtimit të kompleksit 21 katësh, se është dhënë në shfrytëzim të 110% të tokës, duke gllabëruar trotuare dhe rrugë. Fill pas tymnajash kërcënuese zjarri, të cilat i hapën rrugë “përbindëshit” të tokës. Në shkurt të vitit të kaluar, lokali i Xhevdetit u shkërmoq fare papritmas; ky i fundit nuk mbahet mend të jetë prononcuar për këtë çështje. Sot miku i tij, Adriani pohon se Xhevdeti nuk donte të ndërtonte, dhe djegia e lokalit ishte një formë e pastër presioni.

“Ishte e qëllimshme! I vinin prej një muaji, pa asnjë letër e dokument, dhe i thonin se do ia shembnin biznesin dhe se duhej të zhvendosej para se të vepronin me forcë”, tregon ai. “Familja Kaceli ka truallin pranë ndërtesës ekzistuese, ndërsa ish-Vollgën e privatizuan disa të përndjekur dhe ia shitën një biznesmeni. Ish-zyrat e taksave vendore, i takonin shtetit. Dhe hapësirën më të vogël e gëzonte Xhevdeti, i vetmi që iu kundërvu ndërtimit të kullës 77 metra të lartë”, sqaron Adriani.

Kryeqyteti e ka humbur tashmë identitetin” – çirret ai teksa përmend zhdukjen e kinemave “17 Nëntori” e “Republika”, shfarosjen e parkut “Xha Tomi”, fushës së Liceut dhe fushës së zezë tek Treni, zhdukjen e këndit të lojërave “7 Xhuxhat” dhe “Teatrit Kombëtar”, si dhe muzeumit të Shkencave të Natyrës.

“Të gjitha plagët që ka pësuar ndër vite Sahati, janë shëruar me shumë dashuri nga duart e mjeshtrave të familjes sime”, shprehet Adriani për atë çka është më e vjetër se Big Beni, si për të legjitimuar trishtimin përzier me revoltë.


Ai s’mbart vetëm mbiemrin Tufina, por edhe ndjenjën e përbashkët të sahatçinjve – të të kthyerit në jetë diçka të vdekur. Dhe për këtë, krah përfaqësuesve të familjeve të njohura tiranase, do të dalë të protestojë përpara Bashkisë Tiranë. “Kjo maskaradë u dhimbset të gjithëve”, thotë Adriani.

125811744_381436163272003_5457779134340693983_n.jpg

Më 2 shkurt 2018, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, miratoi propozimin e kompanisë “Techo-Alb” për ngritjen e një godine polifunksionale 4,5, 11 dhe 21 kate, plus 3 kate nëntokë, ndërmjet rrugës “28 Nëntori” dhe “Abdi Toptani”. Leja u nënshkrua nga Rama dhe Damian Gjiknuri, i cili në atë kohë mbante postin e ministrit të Infrastrukturës. Dhe me një akt-marrëveshje të së njëjtës datë, nënshkruar nga titullari i Këshillit Kombëtar të Territorit, Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, palët ranë dakord që punimet të ndiqen nga strukturat e pushtetit lokal.

Kjo leje u dha pasi Bashkia e Tiranës e përfshiu këtë zonë historike, në pjesën e planit rregullues të qytetit, në kundërshti të ligjit për “Trashëgiminë kulturore”, miratuar në vitin 2003. Neni i 32-të parashikon ndër të tjera se: “Për monumentet e kulturës përcaktohet një sipërfaqe toke ose trualli përreth, si zonë mbrojtëse…Në këtë zonë ndalohet çdo lloj ndërhyrje me karakter ndërtimor”. Dhe ky kriter ligjor nuk respektohet dukshëm. Sipas detajeve të lejes, kompleksi polifunksional do të jetë vetëm 8 metra larg nga Kulla e Sahatit.

Një tjetër pjesëtar i familjes Tufina, Fatmiri, çuditërisht nuk ka zgjedhur të luajë me ingranazhet e një ore. Por ky piktor nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj shkatërrimit që po i bëhet telajos kryeqytetase. “Jam vendosur në dijeni të objektit që ka hedhur shtat në momentin kur u vendos tabela e firmës që po ndërton. Për mua, ishte shokuese, e gjitha, duke më risjellë në vëmendje se si shumë e shumë ndërtime, ose më saktë betonizime, nuk kanë qenë kurrë transparente, por thjesht çështje pazaresh”, -thotë Fatmir Tufina.

13423_artwork_d6102ca0061d4a57ff5c2c034ac2f3bc.jpg

Vetëm sepse është simbol i Tiranës, vijon ai, duhej proceduar ndryshe; specialistë të fushës dhe qytetarë vendas mund të ishin ulur në një tavolinë të përbashkët… “Ai kompleks e varros përfundimisht Kullën e Sahatit, i cili fatkeqësisht është ndër të paktët që ka mbetur si moment kulture, dhe kjo për shkak të babëzisë së ndërtimit”, – shprehet Tufina.

Serxho Petrela, një tjetër piktor i cili ka krijuar profilin e tij individual me punimet në telajo, vijon të sjellë motive jetësore në artin pamor. Në filmin e shtrirë të kujtesës, peisazhet e tij tipike të vendlindjes, lëvizin memorien emocionale të breznive. Dhe ndjeshmëria që karakterizon strukturat e vijëzimeve dhe larminë e ngjyrave, i shpërfaqet edhe për çështje të tilla.

Kullën e Sahatit e kam parë gjithnjë si diçka mistike dhe orientuese në të njëjtën kohë. Në fund të fundit, ishte epiqendra e qytetit, për të cilën s’mund të mos kishe këtë qasje”, thotë Petrela duke shtuar se si gjithçka tjetër që ndërtohet prej thuajse dy dekadash në Tiranë, “Book Building” ishte e fshehtë dhe surprizuese për kryeqytetasit. “Jemi përballë faktit të kryer, duarlidhur.”

I ashpër në qëndrim, Petrela shprehet se: “Tirana është e sunduar nga mafia e ndërtimit me orientim globalist për të zhdukur memorien historike, që s’bën gjë tjetër veçse bashkon njerëzit në mbrojtje të vlerave të trashëguara”.

WDTFXCSM_avatar_medium_square.jpg

Pikturat e tij gëzojnë ngjyra të forta, të kuqen e përflakur dhe të verdhën diellore. Në këtë mënyrë, Petrela hedh dritë, që sipas tij kryeqytetasit nuk po e ndjejnë më mbi shpinë.

Me gurë të gdhendur të ngjitur me llaç, Kulla e Sahatit u ngrit 35 metra e lartë, me përmasa 4,70 x 4,70 m. Ishte ky sahat që lajmëroi orën në ditët më historike për Tiranën. Në vitin 1916, në një mëngjes jo dhe aq të zakonshëm, pushoi së rëni, ndonëse tingulli do t’i dëgjohej sërish pas disa vitesh.

Duket se, ndodhemi përpara gjethes së të shkuarës. Dhe nuk bëhet fjalë më për shurdhëri, por për verbëri. Pikërisht në motin kur po kremtohet me tamtame e propagandë 100 vjetori i kryeqytetit.

//gazetamapo
 

Attachments

  • sahati_thumb255B2255D.jpg
    sahati_thumb255B2255D.jpg
    66.2 KB · Shikime: 0
  • Capture-18.jpg
    Capture-18.jpg
    59.6 KB · Shikime: 0
  • 125363415_672982116754426_9065138023817872974_n.jpg
    125363415_672982116754426_9065138023817872974_n.jpg
    843.4 KB · Shikime: 0
  • 125811744_381436163272003_5457779134340693983_n.jpg
    125811744_381436163272003_5457779134340693983_n.jpg
    1 MB · Shikime: 0
  • 13423_artwork_d6102ca0061d4a57ff5c2c034ac2f3bc.jpg
    13423_artwork_d6102ca0061d4a57ff5c2c034ac2f3bc.jpg
    79.5 KB · Shikime: 0
  • WDTFXCSM_avatar_medium_square.jpg
    WDTFXCSM_avatar_medium_square.jpg
    19.3 KB · Shikime: 0
  • sahati_thumb255B2255D.jpg
    sahati_thumb255B2255D.jpg
    66.2 KB · Shikime: 0
  • Capture-18.jpg
    Capture-18.jpg
    59.6 KB · Shikime: 0
  • 125363415_672982116754426_9065138023817872974_n.jpg
    125363415_672982116754426_9065138023817872974_n.jpg
    843.4 KB · Shikime: 0
  • 125811744_381436163272003_5457779134340693983_n.jpg
    125811744_381436163272003_5457779134340693983_n.jpg
    1 MB · Shikime: 0
  • 13423_artwork_d6102ca0061d4a57ff5c2c034ac2f3bc.jpg
    13423_artwork_d6102ca0061d4a57ff5c2c034ac2f3bc.jpg
    79.5 KB · Shikime: 0
  • WDTFXCSM_avatar_medium_square.jpg
    WDTFXCSM_avatar_medium_square.jpg
    19.3 KB · Shikime: 0
I ke 24/h duke pare tel e BB, ca sahati thua aman...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top