Trinjaket identike martohen në një ditë… bëjnë ‘lëmsh’ edhe bashkëshortët e tyre

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Trinjaket identike martohen në një ditë… bëjnë ‘lëmsh’ edhe bashkëshortët e tyre

identike.jpg

Trinjaket identike nga Brazili, Rafaela, Rochele dhe Tagiane Bini ndajnë të njëjtën datë lindjeje, të njëjtën pamje, të njëjtat shije, kështu që kanë zgjedhur të martohen në të njëjtën ditë me tre burra që për hir të së vërtetës, ngjajnë shumë mes tyre.

identike1.jpg

29-vjeçaret nga Passo Fundo, në jug të Brazilit kishin zgjedhur të vishnin të njëjtin fustan, të bënin të njëjtin make up dhe model flokësh.

identike2.jpg

E vetmja gjë që i dallonte ishte ngjyra e ndryshme e buqetave me lule që mbanin në duar, një ‘çelës’ ky që ishte zgjedhur posaçërisht për të mos krijuar konfuzion tek dasmorët. Madje, edhe bashkëshortët e tyre të ardhshëm, Rafael, Gabriel dhe Eduardo ishin shprehur se druheshin mos ngatërronin gratë në momentin e shkëmbimit të unazave.
g.shqip
 
Titulli: Trinjaket identike martohen në një ditë… bëjnë ‘lëmsh’ edhe bashkëshortët e

keto vajzat ngjasojn si ni pik loti... e kete cunat jo
 
Titulli: Trinjaket identike martohen në një ditë… bëjnë ‘lëmsh’ edhe bashkëshortët e

Mbase spo jetojne dhe ne te njejten shtepi
gjurulldi hesapi pastaj lol
 
Titulli: Trinjaket identike martohen në një ditë… bëjnë ‘lëmsh’ edhe bashkëshortët e

Jo e forta do ishte po t'ishin dhe dhenderrit trinjake, :P
 
Titulli: Trinjaket identike martohen në një ditë… bëjnë ‘lëmsh’ edhe bashkëshortët e

Lum si keta...............:P
 
Titulli: Trinjaket identike martohen në një ditë… bëjnë ‘lëmsh’ edhe bashkëshortët e

Edhe nje detaj i vogel me ra ne sy, edhe fustanin nuk e kan komplet te njejt...por shume bukur, vec burrat gjithe jeten do e kalojn me stres...
 
Te fotoja e pare te dallueshme.

Do doja dhe une nje sozia :D
 
Titulli: Trinjaket identike martohen në një ditë… bëjnë ‘lëmsh’ edhe bashkëshortët e

Un i du ose te 3-ja ose asnji !
 
Titulli: Trinjaket identike martohen në një ditë… bëjnë ‘lëmsh’ edhe bashkëshortët e

Edhe nje detaj i vogel me ra ne sy, edhe fustanin nuk e kan komplet te njejt...por shume bukur, vec burrat gjithe jeten do e kalojn me stres...

Pjesen lart e kan ndryshe te dizanjit.. Gjthss dhe kshu ne pamje sjane 100% njesoj.sidomos e para mjtas duket cik me ndryshe se 2 te tjerat :D
 
Titulli: Trinjaket identike martohen në një ditë… bëjnë ‘lëmsh’ edhe bashkëshortët e

Shume bukur, i lumt:)
Qofshin te lumtura
E mua do me pelqente te kisha kalamajt binjak:P
 
Back
Top