Trekëndëshi i Bermudës: Çfarë mund të na tregojë shkenca për rajonin misterioz të oqeanit Atlantik

Misteri i Trekëndëshit te Bermudës​

Profesor Joseph Monaghan dhe studenti David May nga Universiteti Monash në Australi, në bazë të hulumtimit oqeanografik, zbuluan se në fund të detit në zonën midis bregdetit të Porto Rikos, në brigjet juglindore të Mamit dhe Bebes, të cilat e përbëjnë trekëndëshin e imagjinuar misterioz, ka sasi të konsiderueshme të metan-hidratit dhe gjurmë të shumta të erupsioneve, bënë të ditur Serbeze.


  • Në territorin e dikustueshem ndodhin erupsione të metanit, ku pas lëvizjeve tektonike, ai del përmes të çarave në fundin e detit dhe i formuar në fluska të mëdha që përhapen udhëton më tej në sipërfaqe të detit.

Monaghan dhe May pohojnë se flluskat e tilla të mëdha, në kohën kur ato dalin në sipërfaqe, mund të përmbysin anije të mëdha dhe i njëjti gaz, kur hynë në motor të aeloprani, në kohën kur ai fluturojnë mbi fluskat, mund të shkaktojë dëme të rënda në motor dhe rrëzimin e aeroplanit në det.

Gjatë viteve 60-te të shekullit të kaluar, studiuesi Ivan T ka preçizuar dhe shënuar të gjitha vendet në botë ku janë regjistruar zhdukjet misterioze të anijeve dhe aeroplanëve.

Përveç trekëndëshit të Bermudes, konstatoi Sanderson, zhdukje të ngjashme të pashpjegueshme ndodhën edhe në disa pjesë të Detit të Japonisë dhe të Detit të Veriut, në mes të Evropës kontinentale dhe Britanisë së Madhe.
 
Më 1963 është zhdukur së bashku me ekipin prej 39 anëtarëve anije-bartësja Marine Sulphur Queen. Në bazë të sendeve të gjetura nga gjurmimet dhe lajmërimit të fundit të pranuar duket se fatkeqësia/zhdukja e kësaj anije ka ndodhur diku jashtë trekëndëshit të famshëm. Anije-bartësja e moçme, 20 vjeçare ishte ngarkuar në një port të Teksasit (Beaumont) më 2 Shkurt 1963, ndërsa lajmi i fundit nga anija është dëgjuar më 4 Shkurt diku rreth orës 1:30. Një ditë pasi anija nuk kishte mbërritur me kohë në portin e Virgjinias (Norfolk) është ndërmarrë një aksion i madh prej gjashtë ditësh për gjetjen e anijes. Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar më se 350.000m katrorë milje detare. Sigurimi bregdetar amerikan thoshte se brenda kësaj hapësire, po të kishte qenë anija mbi sipërfaqen e detit shanset për të gjetur ishin 95%.

Gjatë gjurmimeve janë gjetur pjesë të vogla, si goma dhe xhaketa për shpëtim të anijes. Po ekziston edhe mendimi që lënda që barte anija (15.000 tonelata sulfur të lëngët) të ketë shpërthyer dhe të ketë fundosur anijen, mirëpo edhe më këtë rast nuk ka diskutim!
 
Prej qe e mbaj mend veten time eshte mister ky ?
 
  • Haha
Reactions: NGU
Ne fakt mister e kane krijuar se mister nuk eshte fare. Trekendeshi i famshem nuk ka funksion tjeter vecvse kur ngrihen te gjitha Shuttle e Nasa dhe te Space-X (nese e keni vene re te gjitha te ajo zone drejtohen) dhe nisen demek per ne Hene e Budalliqe&CO bien ne ate zone te famshme ku ne fakt eshte i ndaluar dhe fluturimi, dhe lundrimi i anijeve, imagjinojeni vete se pse😄
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top