Tregtia me drogë “dilerëve” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) u sjell të ardhura vjetore prej 63 miliardë dollarë.
Këtë sot e lajmëruan autoritetet meksikane, të cilët bënë të ditur se çmimi i një kilogram kokainë është për 50 herë më i lartë në SHBA dhe Evropë, se sa në Kolumbi dhe Meksikë.
“اmimi i një kilogram kokainë në shtetet si Kolumbia dhe Meksika arrin 2.198 dollarë, ndërsa nëpër qytetet e SHBA-ve dhe Evropës, ai mund të arrijë edhe deri në 97.400 dollarë”, deklaroi ministri meksikan i Sigurisë, Genaro Garsia Luna.
Ai mestjerash sqaron edhe atë se në Meksikë për shkak të luftës mes narkodilerëve prej vitit 2008 deri më sot janë vrarë mbi 10 000 njerëz.
*Makfaks*