Tregtia, mallrat me deficit, sherbimet suficit

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Ne dy dekada tranzicion duket se, ekonomia shqiptare ka nisur te formatohet duke treguar qarte per perspektiven e burimeve te te ardhurave mbi te cilat do te funksionoje ekonomia ne te ardhmen. Tregtia e mallrave me jashte po rezulton me deficit, ndersa tregtia e sherbimeve po shenon suficite te hyrjeve monetare ne vendin tone.

Shifrat

Sipas analizes se fundit te Bankes se Shqiperise mbi tregtine e jashtme tremujorit te trete te vitit vihet re nje deficit 591 milione euro ne tregtine e mallrave dhe nje suficit prej 88 milione eurosh ne sherbime. Te njejten tendence tregtia e jashtme ka patur edhe vitin e shkuar. Sipas autoritetit qendror bankar rreth 53% e shpenzimeve kane shkuar per financimin e importeve te mallrave, nderkohe qe hyrjet valutore jane siguruar nga eksportet e sherbimeve dhe te mallrave ne masen 74% dhe prej te ardhurave nga emigrantet. Mirepo deficiti ne tregtine e mallrave eshte shume i larte, duke dominuar ne vlera te larta suficitin qe krijohet nga prurjet valutore qe krijon eksporti i sherbimeve, qe perfaqesohet nga turizmi dhe sektori i sherbimit te transportit. Per kete shkak bilanci i pergjithshem i pagesave per tremujorin e trete te vitit 2009 rezultoi ne rritje te mjeteve me nje deficit prej 331 milione eurosh. Ne krahasim me tremujorin e trete te vitit 2008, deficiti korent eshte thelluar me rreth 100 milione euro, nga 231 milione euro.

Tregtia

Vellimi i pergjithshem i shkembimeve tregtare gjate tremujorit te trete te vitit 2009 shenoi 994 milione euro, me nje renie vjetore prej 8%. Shitblerja e mallrave perfaqesoi rreth 37% te veprimeve korente. Eksportet shenuan nje renie vjetore prej 17% dhe vleresohen ne 202 milione euro. Nderkohe, per importet u paguan 793 milione euro ose 6% me pak se nje vit me pare. Deficiti tregtar u tkurr me rreth 11 milione euro duke arritur ne 591 milione euro. Shkalla e mbulimit te importeve nga eksportet ra ne nivelin 25% nga 29% nje vit me pare. Pagesat per importe jane ulur kryesisht per grupmallrat me perfaqesues te importeve, si importet e produkteve minerale renie me 19%, metalet baze me 13% renie dhe makineri e pajisje me renie me 3%. Ne kahun e eksporteve renia vjetore me 17% gjate kesaj periudhe erdhi si pasoje e drejtperdrejte e tkurrjes se eksportit nga prodhimi i brendshem, kryesisht ne kategorine e metaleve dhe lendeve djegese.



Kriza globale ndryshon kanalin e rrjedhjes se vlerave monetare

Rrjedha e investimeve te huaja direkte dhe flukseve monetare eshte prekur rende ne mbare boten nga kriza ekonomike. Rrjedha e Investimeve te Huaja Direkte (IHD) vazhdon te bjere pergjate gjithe rajoneve, nga niveli me i larte, 2 trilion dollare ne vitin 2007, ne 1,7 trilion ne vitin 2008, ne 1,2 trilion ne vitin 2009. Pritet nje rigjenerim i ngadalte ne vitin 2010 me nje arritje maksimale ne vitin 2011. Kriza ka ndryshuar tablone e IHD-se: ne vitin 2008, ekonomite ne zhvillim dhe ne tranzicion rriten aksionet e tyre ne rrjedhat boterore te IHD-se me 43%, nderkohe qe investimet ne vendet e zhvilluara dhe nga keto vende pesuan renie. Investimet e Huaja Direkte (FDI) ne Shqiperi, gjate 9 mujorit 2009 arrijne shifren prej 565 milione euro, me nje rritje prej 50 % kundrejt te njejtes periudhe te vitit te kaluar. Kjo rritje e ndjeshme ka ndodhur ne nje hark kohor ku ekonomia boterore shenoi nje tkurrje prej -1% te PBB (GDP), ku tregtia boterore shenoi nje tkurrje prej 9% dhe ku thuajse ne te gjitha vendet e BE ekonomia u tkurr ne shifra qe variojne nga -2% ne -20% te PBB. Nga ana tjeter, programi per Zhvillim i Kombeve te Bashkuara sapo ka prezantuar nje projekt mbi Tregtine dhe investimet Rajonale ne Shqiperi. Projekti synon te forcoje kapacitetet e agjencive kombetare ne Shqiperi ne lidhje me grumbullimin, analizen dhe shperndarjen e te dhenave te sakta mbi IHD-ne dhe aktivitetet e Korporatave Shumekombeshe. Permes informacionit te duhur mund te formulohen politika te sigurta, te favorshme per zhvillim te qendrueshem dhe pjesemarrjen e vendit ne ekonomine boterore.

•parajsa•
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top