Tregim arberesh per krishtelindjet.

orakulli

Anëtar i Respektuar
Xhada ish e ndihëj tatën të stolisëj pemën e Krishtlindjes tue
grumbulluar palinet e ngyeme: gjithë të voglat e kuqe mbi një degë,
gjithë të mëdhatë mbi njetër e gjithë ato të përaruame mbi njetër
ankora. Ish e dilëj një pemë vërtet e jashtëzakonshme: dukej një
inçident ndër dy pemë të Krishtlindjes. Mateu më parë e la të bëj,
pra alla fshehura adhjasi palinet më rastësisht. Nani ish një pemë
vërtet e bukur, por më parë… më parë ish më origjinale. Xhada ngë
ndëlgoi gjë e kur Ana u mbjuadh me shportat e spizës, dhurata ish
tash e gatuame. Lypseshin tri javë për Krishtlindjen e, si nga vit,
kishin pritur të tetën e dhjetorit të stolisjën pemën, por Mateu e
Xhada u kishin vunë dakord të i bëjën këtë dhuratë mëmës.
Ana zbylli derën e… - Mbyll sytë! – i luriti Xhada tue iu shturë
ngrah. E mori dora-dora dhe e solli afër pemës: - Nani zbylli!
– Pema e Krishtlindjes! اë isht e bukur! Kush e bëri?
– Gjithë Xhada – tha Mateu.
– Jo, jo! Më ndihu edhe tata…
– Sa je e mirë, zëmbra jime… Isht një pemë e
jashtëzakonshme.
– اë më prure?
– Bëra spizën, prura bukën, frutërat e shumë tjerë
shërbise…
– E mua?
– Xhada, kemi gjithë çukullatat e ëmbëlsirat çë të prunë
23
gjyshërat e ungjijt. E pra Krishtlindja isht e vjen e ti do kesh shumë
dhurata të bukura.
– Njetër ca herë?
– ثj, njetër ca ditë!
– Jo njetër ca ditë. Ca herë!
Xhada ish katër vjeç e masëj motin me “nani”, “njetër ca herë”
e gjithë moti çë vjen pas çë për atë ish ngaherë ndutu vonë. Pranoj
me hare vetëm “nani”, mënd të e bindjën për “njetër ca herë” por
ngë duroj gjithë tjerat fjalë çë vijën më rarë “pas”.
– ثj, ëj, njetër ca herë. Tata Plaku si nani isht e i përgatit e
kur do të jenë të sosura ka t’i bienj! – e qetësoi Mateu.
– Për Krishtlindjen?
– ثj, ngë se mënd bënj shërbiset tue rrjedhur, nëmos
dhuratat i vijën lig.
Ndëvonë Xhada u kish qetësuar: ish e gëzuame për pemën e saj
e ngë shihëj herën sa të jarrëjën dhuratat. Gjithë këto e bëjën
euforike.
– Mënd vet'e gjenj Theodhorin jashtë?
– Xhada, jo, isht e ngryset. Nesër isht e diellja e ka
ngrëhemi njize. Harrove se të kishim taksur të të silljëm te
Palaxhoki? - iu përgjegj Ana tue vërrejtur Mateun një thërrime e
mejtuar.
– Te të fryjshmit?
– ثj.
– Por nani mënd vet'e i falem Theodhorit?
– E mirë, jec – i tha Mateu – por pështrou mirë e priru njize
pse jashtë bën tëtim.
Mateu e Ana qëndruan pak sekonde pa folë.
– Si ka ia thomi? – tha Ana e mejtuar.
– Mos ia thomi…
– E çë i rrëfiejëm kur ngë e sheh më brënda vathës?
24
– Se u nis të vej e gjej ca kushërinj. Fëmijët pra harrojën.
Ka shohësh se njetër javë ngë pyen më për Theodhorin.
– Mate’, u thom se ngë isht shërbesi i drejtë. Xhada e pa të
rritej Theodhorin çë kur leu. I flet, i thotë atë çë bën. Dje gjegjesha
se i rrëfiej për skollën: i thoshëj se një zonjë kish qërtuar një djal.
Fëmijët harrojën shërbiset por sjelljën brënda atë çë kanë ndier.
– Gjegjëm mua, Ana, çë do bësh me Theodhorin? Një
kafshë shpije? Do se e lëmë të hynjë brënda e të flënj te saloti, çë
thua? Të vritet derri te dhjetori isht një zakon i familjes sonë. Tata
ka një javë çë përgatitet e nesërmenatë ka vinj këtu njize. Ka
shohësh bukur likënka çë ka vijën.
– Jo, u ngë dua ha gjë çë vjen ka Theodhori. Më parë ish
njetër shërbes, por nani isht Xhada e për atë Theodhori isht një mik.
Të paktën taksëm se do nisemi më parë se të jarrënj yt at.
– Në orën tetë jami jashtë.
Xhada ndërkaq ish jashtë: e kumbisur mbi gardhin e vathës
vërrej Theodhorin ka jashtë. Kur ai ish një derr i vogël pindrat e
lëjën të hyj me gjyshin, të i qasej e të e vërrej, e hereherë edhe të e
ngisëj. Por nani Theodhori u kish bërë i glatë e i majmë e të qasurit
mënd kish klënë të rrezikshëm. Kështu veç gardhit gjyshi kish vunë
edhe një rjet e kish gërmuar një gropë mandabrënda. Por Xhada ngë
kish sosur të vej e e gjej.
– اao Theo… E di se njetër ca herë vet'e te të fryjshmit?
Kërcejëm të gjithë pa këpucë e shkasjëm ka pirgu i kështjellës…
– GRUNK…
– Ti ngë mënd vish pse mënd hypen vetëm fëmijët…
– GRUNK…
– E ti çë bën ndërsa u ngë jam?
– GRUNK…
– Mëma tha se ka vinj noni të rrie me tyj…
Atëherë Theodhori ngë hungëroi; la një vajtim të hollë, të lehtë.
25
– اë ke, Theo? Të dhëmb barku? Mëma më thotë se ngë ka
flë me barkun zbëluar nëmos pra më dhëmb. Ti flë ngaherë zbëluar e
pra të dhëmb…
– GRUNK…
– Nani vete… Shihemi nesër, Theodhori. E flëj pështruar!
Kur Xhada hyri brënda e jëma ish e shtroj tryesën ndërsa i jati
vërrej televizionën.
– Xhada, iu fale Thedhorit? – i pyejti Mateu.
– ثj, edhe ai m'u fal. I thashë se vete te të fryjshmit.
– Mirë. E di se nesër ai ka bënj një udhëtim?
– Një udhëtim? Ku ka venj?
– Nesërmenatë njize noni e shoqëron te marrënj trenin...
vet'e gjen ca kushërinj…
– Te ku?
– Te njetër katund… Por priret njize, ngë ka mejtonesh.
Priret njetër ca ditë?
– Njetër ca ditë isht njetër ca herë?
– Pak më shumë se njetër ca herë!
– Jo, jo, jo! – protestoi Xhada – U ngë dua se Theodhori rri
jashtë shumë qëro.
– Mos u preokupo, vajza jime – i tha mëma tue e përqafuar
– Theodhori mbjidhet njize.
Menatnet u kishin zgjuar njize. Ana dëftoj një vrap të madh të
niseshin e kish qërtuar vajzën më shumë se një herë për të tundurit të
saj të qëlluam.
– Xhada, në do se vemi te Palaxhoki ka lahesh e ka vishesh.
Zgjou! Tundu!
– Jec, Ana, mos jesh nervuse. Isht ankora ora shtatë e
gjymsë – tha Mateu.
– ثj, por na në orën tetë ka jemi jashtë.
Te gjymsë ore Ana bëri sa të ishin të gjithë të gatuam.
26
Pështollën Xhadën e vanë të hipeshin te makina.
– Prit, mo', vet'e i falem Theodhorit. I thom të më bienj një
dhuratë kur priret.
Xhada tue rrjedhur u qas te vatha.
– Theo!
– GRUNK.
– U jam e danj me mëmën e me tatën. Vinj njetër ca herë.
Edhe ti, vërtet?
– GRUNK.
– Ti je vete te kushërinjtë, vërtet? M'e tha tata. Vur re kur
shkon rrugën: vërrej më parë alarta, pranë aposhta e në ngë vijën
makinë shkon.
– GRUNK.
– Shihemi kur prire.
Theodori vajtoi pameta.
– Të dhëmb ankora barku! Bën tëtim jashtë. U të dhuronj
një mbulesë për Krishtlindjen, të pëlqen? Nani vete. اao.
– GRUNK… GRUNK… GRUNK…
– ثj, çao, Theodhori jim.
Ndërsa Xhada qasej te makina e prindravet Thedhori vazhdoj të
hungëroj e ndo herë e vogla qëndroi të i falej pameta mikut të saj.
– Eja, Xhada, ka vemi, tundu – e nxitoi Ana.
Zunë dhromin e ngushtë e me gur çë ka shpia e tyre sjell te
rruga kur, pas pak metre, Mateu pati të ndaloj pse ish e jarrëj një
furgon i kuq. Ish gjyshi Shaveri çë jarrëj në orën e caktuar. Kur
furgoni i përkrahi, gjyshi dhe Mateu ulën vitret e u falën.
– E çë je vete te xhostrat, Xhada?
– Ngë vete te xhostrat, vete te të fryjshmit.
– Oh, vërtet, të lyp ndjesë, kisha harruar. Dëfreju, zëmbra e
nonit, u qëndronj këtu se kam shumë të shërbenj.
– Ka shoqërosh Theodhorin te staciona?
27
– Te ku?
– ثj, ta’ – e ndërpreu Mateu – Theodhori ka ve te
kushërinjtë e ti e shoqëron të marrënj trenin, ngë isht vërtet?
– Ah, ëj… çë vje' më rarë… Trenin… Mirë, dëfrenij,
shihemi sonte… Vet’e nglakonj derrin…
– اë tha noni?
– Se isht e vet’e ndih Theodhorin të përgatitënj valixhën të
niset.
– Bravo noni, Theodhori ngë ka vatur kurrë gjëkun, ngë di
t’e bënj valixhën. Ndihe, noni. E porsa ti mënd hysh brënda vathës,
ndërsa u jo se jam e vogël, ti mënd e përqafosh… pse Theodhorit i
dhëmb një thërrime barku. Kur i thashë se ish e veja te të fryjshmit e
kish vije ti, ai më tha se i dhëmbëj… thuaji të mos marrënj tëtim …
– Na vemi, ta’… preu Mateu.
– Shave’!
– اë më thua, Ana?
– Jo, mosgjë… shihemi sonte!
Mateu e Shaveri u nisën në drejtim të kundërt. Kur rrotat e
makinëvet sosën të bëjën çiktriktrokçoktrakçak mbi shurën e zuri
rruga me piç, Mateu prori tek e shtrëmbra e zu dhromin e qytetit.
Brënda makinës së tyre nani ish heshtje. Por Xhada ish armike e
heshtjes: te shpia, kur ngë flisëj me prindrat, flisëj me pupat e saja, e
kur sosëj të flisëj me pupat zëj mësime imagjinar me shokët e
skollës çë emëroj një për një me embër e mbiembër …
– Te ku rrinë kushërinjtë e Theodhorit?
– Te një Horë llargu shumë… ku i duhet shumë mot të
jarrëhet. Ngë e di në mënd priret sonte. Mënd jetë se ka rrie ndo ditë
tek ata – tha Ana.
– Ka dëfrenet me kushërinjtë?
– اë vje’ më rarë, Xhada.
28
– Jam e këndaqur se Theodhori do dëfrenet. Kur u i rrëfienj
për lodrat time ai këndaqet nga herë, por i mjeri ngë mënd danj ka
vatha… Kur priret ka më rrëfienj gjithë atë çë bëri… Por ngë mënd
hipet te shkita o mbi shtregullën pse isht i majmë e i rëndë … Kur
ish i vogël rridhëj e kërcej por nani barku iu bë i madh i madh… U
ia thom të mos hanj shumë…
Ndërsa Xhada flisëj për Theodhorin, Mateu pa ndëlguar vej tue
jecur gjithmonë më dalë me makinën… 80… 70… 60… Pra Xhada
rrëfiejti mbrëmën më parë… - Theodhori ngë dej më lëj të veja… Po
më thoshëj GRUNK… GRUNK… GRUNK… Ai më thotë GRUNK
vetëm një herë kur u i pyenj gjagjë… por dje ngë dej se u veja…
thomse pse i dhëmbëj barku…
– I dhëmbëj barku? E si t’e tha? – pyejti Ana.
Mateu atëherë ngë vej më fort se 40 km/h.
– Kur u i thashë se ki’ të veja te Palaxhoki e se ai kish
qëndroj me nonin ngë më tha GRUNK.
– E çë tha?
– Më dukej se klaj… bëj uuuuuuuh… uihhhhhh… si kur më
dhëmb barku mua … por më fort.
Mateu menjëherë u pruar të vërrej Anën, pa sytë e saj çë
shkëlqejën, gjithnjëibashku u qas te ana e rrugës e qëndroi.
– Thërrite! Thuaji se jem’e priremi! Thuaji të na presënj…
të qëndronjë gjithqish! – tha Ana.
Mateu mori telefoninin e bëri numrin e të jatit: - Thërret!... Isht
e thërret!… Ngë përgjegjet!
Mateu provoi pameta, por ngë kle gjë të bënej. Ana zbori
durimin: - اë e sjell të bënj telefoninin jyt at në pra e lë ngaherë te
makina. Priremi Mate’, priremi njize!
Mateu prori makinën: kishin bërë tash një orë dhrom e, të vejën
më shpejt, iu kishin duhur të paktën dy zet minute të jarrëjën te
shpia.
29
Pas pak çë Shaveri kish lënë furgonin përpara vathës kishin
jarrënë Lloreu e Ndrica, dy miq çë kish e ndihjën të ngarkojën
Theodhorin te furgoni sa të e silljën pra te thertorja komunale.
Lloreu kish thënë të e silljën te staja e tij përjashta, “se bëjën gjithë
kështu”, “një kohpone rivolveri e vemi” . Por Shaveri ish një
agronom çë për gjithë gjellën kish nderuar rregullat. Kur ankora
ligja ngë e ndaloj edhe ai kish thertur derrin alla antika, kish bërë
festën tue diganisur gjakun me qepë, por nani kish ca qëro e këtej çë
kjo tradicionë ngë ish më.
– Eh, Shave’, isht vërtet një bukur derr ky këtu! – klithi
Lloreu.
– Shpresojëm të jetë i qetë! Derrat e ndëlgojën se isht e
jarrënë hera e tyre – shtoi Ndrica.
Dhe kështu Theodhori, kur i pa jashtë vathës, zuri fill të rëkoj.
– Ke gjithqish? – i pyejti Lloreu Shaverit.
– ثj, tërkuzat janë te furgoni.
Morën tërkuzat e hyrën brënda vathës. Kur ia shkuan te këmbët,
Theodori zu të shkundej, por më pak se sa prisjën ata. E shtyjtën me
fuqi jashtë vathës e te pak minute, pa u lodhur shumë, e sollën
përpara furgonit.
– Për fat të mirë isht i qetë – tha Lloreu – ndëlgoja se kish
dërsijëm më shumë…
– Disa derra të nxierjën gjellën. Hereherë ngë jarrëjën
dhjetë vetë të e mbajën e lurimat ndihen ngjer te Hora… Ky duket se
e pranoi fatin e vet…
Theodhori ish afër furgonit kur Lloreu i pyejti Shaverit: - E
Mateu si kle se ngë isht këtu sot?
– Vanë gjithë te qyteti të silljën vajzën te Palaxhoki. Ngë
kish klënë një skenë e bukur për Xhadën…
Shaveri ngë kish sosur të shqiptoj embrin e të mbesës se
Theodhori la një thirmë çë për pak ngë shurdoi ata tre burra. Zuri fill
30
të shkundej aqë fort se Shaveri pati të kërcej ka furgoni. Theodhori
lurij, shtyj, hilqëj tërkuzat me fuqinë e njëi tratori… I mjeri derr
thomse kish pranuar mortjen por ngë kish pranuar të mos shihëj më
Xhadën.
– Pse priremi, ta’? – pyejti Xhada me një fill zëri.
– Harruam të mirrjëm biljetet çë kishim blerë, Xhada –
ndërhyri Ana.
– Jo, jo, dua vete nani!
– Te një moment marrjëm biljetet e nisemi pameta…
Xhada u vu të klaj… Dua vete te të fryjshmit!… Ngë dua
prirem!… - e klajti për gjithë dhromin e kthimit… Zunë rrugicën çë
sjell te shpia e tyre… çiktrikçioktrok… e pas pak metre Mateu pa se
furguni i kuq ish ankora atje, përpara vathës.
– Jyt at isht ankora këtu!... O u mbjuadh!? – tha Ana.
– Jo, kështu njize?
Mateu u zdryp tue rrjedhur ka makina e vate drejt furgonit. Posa
jarruri afër vathës pa se abrënda ishën Shaveri e Theodhori.
– Ta’!
– Ehi, Mate’. Jini pameta këtu? Ngë veni më te xhostrat?
– Jo… dua thom ëj… pra… E… derri?
– Eh, Theodhori… Theodhori qëndron: thotë se pa Xhadën
ai ngë vete gjëkun.
Ndërkaq Ana te makina kërkoj të qetësoj vajzën.
– Mbre Mate’, jyt at isht e mblaket. E si gjithë pleqtë
ngashëronet me pak. Ish e e silljëm e ngë dukej një shërbëtirë shumë
e rëndë por padashur më jiku ka goja embri i vajzës. Kur më gjegji
të thoshja “Xhada”, Theodhori u bë derri më i egër çë kam parë
kurrë. E të thuhet se kam parë aqë derra…: më mahnitëj nga herë si
ata ndëlgojën atë çë ish e i ndodhej. Edhe kur bëje gjithë atë çë mënd
sa të mos ndyshojën, ata zëjën fill të shtyjën thirma qysh më parë se
t’i qaseshe. Dishirojën të rrojën, mendoja. Ndëlgoja se derrat këtë
31
dishirim e kishën më të fortë se tjerë kafshë, por ngë i jipja rëndësinë
e njëi ndjenje. Kurse somenatë pashë se kafshët veçse ndiejën
dhëmbje, tëtim e uri ndëlgojën, pësojën e durojën. Lloreu e Ndrica
kur vanë ngë i kishin besë: si burra përjashtje më kritikuan. “Ti
shpëton një, e gjithë tjerët?” më thanë “Në e ble te supermekati
salamin ngë vjen edhe ka një derr i vrarë?”. Jam e mblakem,
Mate’…
– Jo, ta’, edhe na u prorëm për këtë arsye: për gjithë
dhromin patëm sprënxën se ti… dua thom se Theodhori… se ti ngë e
kishe sjellur atje. Na ngë e ndërrijëm të vrasjëm qenin tonë sa t’e
hamë. Me kaq Xhada do mirë njerin si tjetrin: e thomse isht më
lidhur me Theodhorin. Jerdhëm me shkakun se kishim harruar
biljetet…
– Mirë, nani mënd veni pameta. Isht ankora njize e Xhada
do ketë gjithë ditën të dëfrenet. Jecni, u ju pres këtu.
– Shihemi sonte, atëherë. Ha me ne?
– ثj, mirë.
Mateu vate te makina. Ana e prisëj me ankth. Zbylli derën e
makinës.
– اë më thua? – pyejti menjëherë Ana.
– Gjithqish mirë, shumë mirë. Tata ngë e ndiejti të bëj atë
shërbes. Ngë mënd e kisha menduar, megjithëse ai ka klënë
gjithmonë një njeri i ndjeshëm.
– Jam e gëzuame për Xhadën… por mbi të gjitha… për
Theodhorin.
U vunë pameta për dhrom e shkuan një ditë shumë të bukur.
Ana e Mateu te palaxhoki dukej skurse kishin dishirim të
dëfreneshin më shumë se vajza. Ndërkaq Shaveri përjashtë kish
gjetur, si nga herë, shumë shërbëtirë të bëj e ndëvonë, si ish e
mbjidhej brënda, kish qëndruar më parë përpara vathës.
32
– Ehi, Theodhori, nani çë ka t’i thuash Xhadës? Se
kushërinjtë ngë ishën brënda? Ah, jo… thuaj kështu: se u ça treni e
se ngë vajte më…
– GRUNK…
– Mirë, atëherë qëndrojëm kështu…
– GRUNK…
– Nani u vet’e ha gjagjë e pra prëhem ca herë. اao, Theo.
– GRUNK…
Theodhori e dhifisi ngjer te pragu i shpisë. Kur Shaveri u pruar
të mbyllëj derën përpoqi sytë e kafshës. Thomse Theodori dej t’e
haristisëj o mënd jetë se dej i bëj të ndëlgoj se kish bërë të vetmin
shërbes të drejtë çë mënd bëj. E mënd jetë se Shaveri ndëlgoi çë dej
thoshëj Theodori, por nani ngë kish më rëndësi, pse u kishin bërë
miq e ndër miq ngë isht mbëhi të haristiset.
Pas drekës Shaveri u shtri te divani e i jerdhi te kryet e para herë
çë pa të vrisjën derrin: ahierna ish djal e kujtoi se ish i meruam
ndërsa shihëj të jatin çë lidhëj të mjerën kafshë… e pra ajo thikë…
gjaku mbjedhur te karroqja. Edhe ai e dej mirë derrin por ahierna
ishën tjerë mote: kle marrë edhe ai ka festa. Ishën të vapq ahierna e
për familjen e tij derri ish të ngrënë e gjellë për gjithë dimbrin. Por
nani… ish i lodhët e u qëllua.
– Bëre mirë Shave’. Kur më vratë pësova kopose, shtura
thirma, ndiejta dhëmbje… Ngë dej vdisja dhe e lurita ngjer tek e
sprasmja pikë gjaku. Ndëvonë ngë ia bëra më. Por tek ajo dhëmbje u
ngushëllova tue menduar se mortja jime mënd kish shërbyer sa të
rrojën shumë gjinde. Isha një derr i majmë e me mua hëngrët për një
vit të tërë. Por mortja e Theodhorit e të gjithë tjerë kafshëve sot
shërben vetëm sa të i shtonjë dhëmbje kësaj jetje. Kini aqë të ngrënë
sot… mosnjera kafshë ha më shumë se atë çë i duhet të rronjë. Sot,
për ju njerëz, të vrini një kafshë isht vetëm egërsi… E natyra më
33
parë o pranë do paguar dhunën çë ka pësuar… Ju ndrashij me
dhjamë, ju thahen arteriet e pra ju pëlset zëmbra, ju kalbet barku…
Shaveri u zgjua e u smeks, i tërbuar, e ndërsa jashtë ish e
humbëj dielli, i jerdhi një dëshirë e madhe të shihëj familjen e tij çë
jarrëj.
Glatë dhromit të kthimit Xhada, Ana e Mateu ishin të lodhët por
të këndaqur për ditën çë kishin shkuar. Xhadës, si nga herë, i zuri
gjumi te makina e flëjti për gjithë dhromin. Kur jarrunë përpara
shpisë Mateu e mori më duar, e solli te dhoma e saj, e xheshi e i vuri
pixhaminin. Shaveri deshi të e vërrej ngjer kur Mateu i prori
mbulesën. Si kumbisi kryet te qumaci, me sytë ankora mbyllur,
Xhada pipëtasi: - Kur vjen Theodhori?
– Nesërmenatë, njize. Kur zgjone, ai do t’jetë këtu! – iu
përgjegj Mateu.
Mateu e Shaveri vanë te kuçina.
– اë hahet sonte? – pyejti Ana.
Të tre u vërrejtën si të zbjerrë.
Tek ajo mbrëmë e për ndo javë ngë i jerdhi lehtë të ndëlgojën çë
kish vujën te tryesa por mbi ca mot u gëzuan shumë se kishin
mësuar të ushqeneshin pa bërë dhunë, pa shkaktuar kopose.
Te shpia e tyre ngë hyri më “një kafshë e vdekur” e Xhada, nga
herë çë i vij dreq, thoshëj se ngë ki’ të vriteshin derriçejtë, kaciqet,
viçet e gjithë tjerë kafshë pse nëmos jemi më të ligj se ulku çë do
hanj tre derriçejtë. Ngë i vij rëndë të ish vexhetariane pse dilëj e lënë
për groshë, për vurdurë shkuar te sita, djath, frutëra, kos, brumë, për
të shijshmin rizot me karotët çë i bën mëma e… natyrisht për
çukullatën.
– Janë gjithë këtu – tha Masini – Na jemi nga herë të
sprasmit.
34
– Ngë isht vonë, Masi’. Ngë isht ankora mjesdita – iu
përgjëgj Mara.
– Kushedi çë ka na japjën të hamë: barëra e rrenjë! Ka një
vit çë u bënë vexhetarianë te kjo shpi. Le të jesë për gjithë vitin por
si bën një njeri të jetë vexhetarian për Krishtlindjen? Ngah, vje’ më
rarë se vem’e citemi pra te shpia jonë. Nesër ke sa zien për dy herë,
Anje’.
– Mos u trëmb. Ana zien mirë.
– ثj, por kungulli gjithmonë kungull qëndron.
Kishin jarrënë të gjithë. Te kjo Krishtlindje Mateu deshi të
grishëj vëllezerit e tij, Masinin e Ninin, dhe edhe Ana pati gëzimin
të shkoj festën me të motrën Stefaniën. Ndër gra, burra e fëmijë
ishën ndo zet vetë.
Masini parkexhoi makinën e bashkë me Marën e dy djemtë e
tyre, Thَmasi e Xhakomi, vanë të hyjën.
– Ehi, Theodhori! E bëre frëng edhe simjet! – klithi Masini
tue shkuar përpara vathës.
Theodhori ngë i bëri as një grunk.
Dreka e Krishtlindjes kle madhështore. Ana kish vunë te tryesa
gjithë të ngrëna të mira çë ngë mbajën kafshë.
– Ngë i kisha besë se mënd drekeshim aqë mirë pa ngrënë
mish o pishk. Komplimente Ana – tha i gëlirë Nini.
– U ndëlgoja se kish qëndroja pa ngrënë. Ndryshe kle njera
ka më të mirat drekë të Krishtlindjes çë kam bërë. Brava Ana! –
shtoi Masini.
Pas drekës ngë bënë tjetër se të thoshjën sa ngë ndiheshin të
rëndë si streksëj nga herë çë ngrëheshin ka tryesa te ditë festje si kjo.
U falën përpara makinëvet tue shkëmbuar pameta urimet.
– Theodhori! – i tha Masini derrit – Tij, çë je ka të paktit
derra çë vdesjën pleqërie, ngë mënd të taks gjë. Por të thom vetëm se
çë sot do të mbanj mend se mënd hahet mirë edhe pa ju. Por e di çë
35
ë… hjirameri… salami… trinka… ankora më pëlqejën ndutu
shumë… Shohjëm…
– SGRUNZ… - iu përgjegj Theodhori.
– Kushedi çë dej të thoshëj, Masi’ – tha Nini tue qeshur.
– Ngë ia kam gjegjur kur Theodhorit të thoshëj grunk ashtu
– tha Xhada.
Por jo, pa tjetër jo! Theodhori ish një derr me edukim: ngë
mënd kish thënë një fjalë si ajo.
– SGRUNZ… - përsëriti Theodhori.
Ndryshe ëj: ia tha vërtetë.
sosi
 
Titulli: Tregim arberesh per krishtelindjet.

Shume bukur, bravo orakull per kete histori !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top