Tre ushqimet që përshpejtojnë vdekjen

LeVoyageur

Once upon a time...
Proteinat shtazore kanë përfunduar nën akuzë, së paku nga një studim amerikan ku janë përfshirë 6381 persona mbi 50 vjeç. Studimi i kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i botuar në revistën shkencore “National Health and Nutrition Examination Survey”, tregon se niveli i lartë i proteinave të kafshëve te njerëzit mbi 60 vjeç katërfishojnë rrezikun e vdekjes prej kancerit dhe diabetit, ndërsa rreziku i vdekshmërisë nga komplikimi i sëmundjeve të tjera dyfishohet. Ndër ushqimet kryesore që janë cilësuar tejet të dëmshme, renditen tre; mishi, veza dhe djathi. Ndaj studiuesit këshillojnë që këto proteina të hahen në mënyrë sa më të moderuar, pasi në të kundërt rreziku i vdekjes së parakohshme bëhet tejet serioz.

noa.al
 
Back
Top