Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Tre shenjat e horoskopit që i ruajnë paratë si sytë e ballit

auto_parat1495451565.jpg

Sa herë e keni dëgjuar nga prindërit, kryesisht nga mamaja shprehjen ''I bëre lekët rrush e kumbulla, si nuk kursen një çikë'' ! 1, 10 apo qindra herë ? Mesa duket kjo këshillë është refreni i përbashkët i shumicës së prindërve shqiptarë. Por të kursesh dhe të vësh diçka mënjanë në rast emergjence nuk është aq e thjeshtë sa duket, sidomos kur kalon para një dyqani dhe sheh këpucët e tua të preferuara apo një fustan të ri në vitrinë. Por për 3 shenjat e mëposhtme të horoskopit, duket sikur kursimi është arma e tyre më e fortë. Yjet arrijnë të kontrollojnë xhepat e gjithësecilit, por jo vetëm, edhe arkat e kursimit :

1.Virgjëresha: Virgjëreshat janë llogaritare të lindura. Nuk kanë nevojë për laps e letër apo makinë llogaritëse pasi kanë gjithçka të programuar në kokë. U pëlqen jeta e mirë, të ushqehen mirë, të udhëtojnë, por sakaq i mbajnë këmbët të shtrënguara fort pas realitetit. Jo gjithmonë mund t'i lejojnë vetes shpenzime të kota, prandaj zgjedhin më mirë të kursejnë. Janë shumë të kujdesshëm në menaxhimin e të ardhurave dhe nuk rrezikojnë kurrë të ngelin trokë. Sa mirë, kur të ngelni ndonjëherë keq trokisni në derën e ndonjë virgjëreshe.

2.Demi: Marrëdhënia e demit me paratë është marrëdhënie e përbashkët utilitare, demi përdor paratë..por dhe paratë përdorin demin. Për ta kursimi nuk është thjesht heqje dorë nga ndonjë kënaqësi e momentit, por një investim i mirë për të ardhmen. Kursejnë në masë të moderuar, duke kënaqur njëkohësisht nevojta e së tashmes dhe planet për të ardhmen. Të mençur këta demat, zor t'u rrëshqasë situata nga duart .

3. Bricjapi: Bricjapi është një ndër shenjat më punëtore të zodiakut. Janë gjithmonë me këmbë në tokë dhe u pëlqen të analizojnë çdo risk që mund t'u kanoset tani ose në të ardhmen, punojnë fort dhe mendojnë edhe për ditët e vështira. Motoja e një bricjapi është “ puno fort, për të pasur qëndrueshmëri”. Ndonjëherë i mërzisin të tjerët, me fiksimin që kanë për punën e tyre, por kjo i ndihmon ata të kursejnë mirë dhe të mos shpenzojnë për gjëra pa vlerë./Tring
 
Dhe nder te tjera thote.... kur te ngelni ndonjehere keq trokisni ne deren e ndonje Virgjereshe:D
 
Dhe nder te tjera thote.... kur te ngelni ndonjehere keq trokisni ne deren e ndonje Virgjereshe:D

toc toc are u there ? lol
 
Per momentin pak gje me duhen ...nja 2000€ te vogla
Po hyra brenda shtohet shuma...

Te futem a te dal ? lol
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back