Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Tre rregullat e arta për të mësuar fëmijët të kursejnë

Sa shpesh e keni dëgjuar një prind të thotë se koha kalon shumë shpejt dhe se fëmija e tyre rritet sa hap e mbyll sytë? Në fakt, kështu është vërtet, sidomos në një botë dixhitale si kjo e sotmja ku edhe 3-vjeçarët janë në gjendje të përdorin lap-top dhe iPad me një lehtësi të habitshme.
Shiko fotografinë 1786506
Prandaj, natyrshëm ngrihet pyetja se kur është momenti i duhur që t’u flasësh fëmijëve rreth kursimeve dhe rëndësisë që ka paraja? Përgjigja? Sa më shpejt, aq më mirë. Sepse është shkencërisht e provuar se ata kuptojnë shumë më tepër seç perceptohet nga të rriturit. Por, si t’ua shpjegojmë më lehtë konceptin rreth parasë dhe kursimit? Janë tre mënyra që rekomandohen pasi kanë rezultuar të suksesshme.

Së pari, bëjeni argëtuese. Për çdo detyrë shtëpie që përton ta bëjë, stimulojeni duke i thënë se në rast se i përgatit mirë dhe shpejt, do të shpërblehet me pak para’ ose ndonjë argëtim që nuk kushton shumë. Kështu, mëson që kur punon, shpërblehesh.

Rregulla e dytë e artë: mos u blini gjithçka duan, edhe në rast se i keni mundësitë financiare. Gjëja më e mirë që mund të bëni, është t’u mësoni fëmijëve vlerën që ka diçka që fitohet me mund dhe jo që mund ta kenë menjëherë dhe pa lodhje. Kur ju kërkon një lodër apo ju shpreh dëshirën për të blerë, ju shfrytëzoni mundësinë për t’i folur rreth kursimit.

Dhe së treti, mësojini zinxhirin: të shpenzosh, të kursesh dhe të falësh. Sa herë që u jepni një sasi parash fëmijëve, theksoni faktin se një pjesë do ta shpenzojnë, një pjesë duhet ta kursejnë dhe një pjesë ta japin për bamirësi ose për fëmijët në nevojë.

E nëse e nisni nga këto tre gjëra, jeni në rrugën e duhur...

“Cufo dhe Tipi në kërkim të verdhushkave”

Ai është personazhi më i njohur dhe i dashur për fëmijët e viteve ‘80-‘90. ثshtë derrkuci Cufo aq i lezetshëm dhe trazovaç, i cili me miqtë e tij, Bubin Kaçurrel dhe Arushin Tipi argëtoi breza të tërë fëmijësh, të cilët i bënte aq shumë të qeshnin me ndodhitë dhe aventurat e tij.

Personazhi aq i dashur për fëmijët, derrkuci Cufo, krijuar dekada më parë nga autori i librave për fëmijë Gaqo Bushaka, është edhe sot aktual. Madje, sot është në kërkim të verdhushkave.

Aventurat e Cufos dhe Tipit, të cilët prej muajsh janë edhe pjesë e paketës mësimore “1, 2, 3... derrkuci Cufo mëson të kursejë”, janë përshtatur edhe në Teatrin e Kukullave, në skenën e të cilit dy personazhet shkaktojnë ende të qeshura.

Por, kësaj here argëtimi nuk është i vetmi qëllim i Cufos. Nëpërmjet tij, fëmijët mësojnë rreth punës, parasë dhe kursimeve, e mbi të gjitha rreth idesë që pa punuar dhe pa fituar para’, ata nuk mund të blejnë asnjë mollë dhe as biçikletën e tyre të dashur.

/Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back