Tuana
Nada é por acaso!

Me kaq shume opsione, kur kozmetika eshte ne pyetje, as femrat nuk e kane fare te lehte te percaktohen se çfare ju shkon me shume per shtat dhe ku t’i shpenzojne te hollat. Ja nje liste e shkurter, por shume e domosdoshme dhe e rendesishme, e cila per femrat eshte nje “must have”.
Buzekuqi i kuq
E njejte sikurse aroma e preferuar, secila femer duhet te kete ne disponim buzekuqin e kuq per tri arsye:
1. Eshte i pershtatshem edhe kur jeni ne nje konference dhe per restorante;
2.Kur ta keni vene ju rrezatoni me vetebesim;
3.Buzet e theksuara ne te kuqe do te theksojne secilen garderobe. Pa marre parasysh se cilen nuance do ta zgjidhni, ju do te jeni mbreteresha ne te kuqe.
Korrektori
Nese njollat e erreta, qe ndryshe njihen si qeskat ne sy, shenjat e tjera ne fytyre, apo ju mundojne skuqjet neper fytyre eshte, koha qe te shnderroheni ne nje profesioniste te vertete ne mbulimin e mangesive apo edhe te parregullsive qe hasni me rastin e venies se grimit. Le te jete korrektori shoku me i afert i bukurise tuaj, asgje nuk ka gjasa kunder kamuflimit kozmetik.
Kremrat per hapesirat rreth syve
Syte jane pasqyra e shpirtit, por shpeshhere dine t’ju tradhtojne kur behet fjale per tregimin e sakte te viteve tuaja. Edhe pse rrudhat jane te pashmangshme, mund t’i shtyni per nje kohe qe te mos theksohen se tepermi, nese i permbaheni nje regjimi parandalues te kujdesit te hapesirave perreth syve. Fillojani te perdorni krem per hapesirat perreth syve per te baraspeshuar linjat e bukura, per te zvogeluar fryrjen e qeskave ne fytyre. Per ta bere fytyren me te shkelqyer dhe per ta nxire ate./info/
Redaktimi i fundit: