Shiko fotografinë 1790651
1.Frika
A ka gjë që frika nuk e arrin dot? Që nga provokimi i luftërave dhe vrasjeve, deri tek qëndrimi ynë larg prej kafshëve të tmerrshme, akti i të qënurit të frikësuar i shtyn njerëzit të bëjnë disa gjëra shumë të frikshme. Prej saj humbasim sensin e qëllimit dhe drejtimin. Edhe logjika dhe arsyeja, shpesh herë “hidhen nga dritarja”. Atëherë, a mund të na ketë shtyrë frika drejt krijimit të miteve dhe feve, si një mënrë për të zbuluar kuptimin e jetës dhe vdekjes?
Frika është reagim i zakonshëm ndaj gjërave që nuk i njohim. Por pas pak, kjo ndjenjë davaritet dhe zëvendësohet nga një dëshirë për të kuptuar më shumë. Kështu, në një botë brutale, ku duket se gjithcka ndodhet aty për të të vrarë, ka kuptim që njerëzit nisën të krijojnë perënditë, në një përpjekje për t’i dhënë gjithckaje një kuptim. E njëjta gjë vlen për legjendat. Imagjinoni që të jeni të sulmuar cdo javë, nga një racë të huajsh të etur për gjak, gjuhën e të cilëve as nuk deshifron dot. Do të të duhej të gjeje një mënyrë për të përballuar këtë tmerr të përditshëm. Kështu që, ne shpikim histori për këta të këqinj dhe figurat heroike që i mundën ata. Por, teksa fillojmë të kuptojmë se cilët janë këta të huaj, teksa nisëm të kuptojmë mekanikën e ekzistencës sonë, përse vazhduam që të propagandojmë këto rrëfime moraliste dhe idealiste?
2. Kontrolli
Frika përdoret kryesisht për të kontrolluar. Nëse popullsia ngrihet kur u rrit taksat, thjeshtë thuaju që është “vullneti i Zotit”. A po rebelohen të gjithë për shkak se ke dërguar gjysmën e qytetit, në luftëra të kota e të përgjakshme? Thjeshtë thuaju se po lufton perëndinë e vendit kundërshtar. Nëse një udhëheqës i druhet një populli që rebelohet, cfarë më mirë se një qiell gjigand apo një ikonë idealiste kulturore, do të shërbente për t’i mbajtur nën kontroll? Kjo metodë kontrolli i jep klasës sunduese siguri, si dhe i jep popullsisë një ndjesi sigurie. Mitet dhe feja e përbashkët na ndihmon që të krijojmë lidhje me të huaj, njerëz nga të cilët përndryshe do të kishim frikë.
3. Dija është pushtet
U tha tashmë se frika vjen prej mungesës së dijes. Kur n e njerëzit nuk e kuptojmë dicka, e mbushim boshllëkun me histor që shpjegojnë përse ndodhin vrasje, pse ndodhin përmbytje apo thatësira, apo kur ka gjasa që të korrat të lulëzojnë, a dështojnë. Por mitet dhe feja mund të jenë edhe burime dije, duke shërbyer si mënyra për të përcjellë ide dhe tradita tek brezi i ardhshëm. MItet dhe legjendat shërbejnë edhe si një mënyrë për të regjistruar historinë në kulturë. Ka shumë ngjare të verifikueshme nga tekset fetare, që ne e dimë se kanë ndodhur. Dhe ndonëse kjo nuk do të thotë që, mënyra se si janë rrëfyer është 100% e saktë, ato gjithësesi janë një mënyrë për të na treguar se si mund të kenë shkuar ngjarje të cmendura të lashtësisë. Mitet dhe historitë fetare na ndihmojnë të mësojmë për beteja që kanë ndodhur një mijë vjet më parë, festivale që ndodhnin para se historia të regjistrohej, dhe njerëz misteriozë që kanë ekzistuar në ditët e hershme të Njeriut. Besohet gjerësisht se figura fetare si Jezusi dhe Buda, kanë qenë pothuaj me siguri të bazuar në njerëz të vërtetë historikë. E njëjta gjë mund të jetë e vërtetë për heronj mitikë, si Mbreti Artur, apo vrasësi grek i përbindëshave, Perseu. Këta njerëz me siguri kanë bërë gjëra, të cilat i kanë shquar prej të tjerëve. Por cilatdo të kenë qenë, me siguri që janë shtrembëruar në rrjedhën e shekujve. Megjithatë, janë pikërisht këto aspekte “të cmendura” që kanë ndihmuar në përcjelljen e gjërave më të rëndësishme. /bota.al