Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Transplantimi i parë me sukses i laringut

Transplantimi i parë me sukses i laringut

Kohët e fundit, një grup mjekësh kryen me sukses transplantimin e laringut, një nga organet që mund të transplantohet me shumë vështirësi e rrezik për jetën e pacientit. Në fakt, është hera e parë që laringu transplantohet nga një njeri i vdekur tek një pacient i gjallë. Ky transplantim u krye në Bruksel tek një paciente që jeton në e punon me ndërkombëtarët në Kosovë.Linda De Croock jeton tani çdo ditë pa dhimbje. Kjo në sajë të një laringu marrë nga një njeri i vdekur dhe transplantuar në qafën e saj dhe në gjoks.
Një aksident me makinë gati tre vjet më parë shkatërroi laringun e saj. Jeta iu kthye në agoni. Me dhimbje të vazhdueshme e në vështirësi për të marrë frymë dhe Linda nuk kishte më dëshirë për të jetuar.
Në shtëpinë e tyre në Kosovë ajo dhe burri i saj Dirk kujtojnë e flasin se si ishte jeta e tyre para operacionit, i cili transformoi jetën e Lindës.
Linda thotë se para operacionit ishte gjithmonë e sëmurë. Dhimbjet i kishte të vazhdueshme, veçanërisht kur kollitej. Nuk ngopej me frymë dhe kjo e pengonte të flinte. Gjatë gjithë kohës ajo ishte në varësi të dhimbjeve. Kjo e bënte të ndjehej e lodhur dhe e pafuqishme.
Nisma për transplantimin e laringut u ndërmor nga kirurgu Pierre Delaere, profesor në universitetin Leuven në Bruksel.
Për të zëvendësuar disa centimetra laring për një kirurg mund të duket e thjeshtë, por doktor Delaere ka pasur sukses në një pjesë operimi jashtëzakonisht të vështirë.
Pjesë e ndërlikuar nuk ishte për të zëvendësuar pjesë të tubit, por të siguruar qarkullimin e vazhdueshme e gjakut. Pa këtë, indet vdesin.
Javë, muaj dhe disa procedurave kirurgjike kaluan, ndërsa kirurgët shartuan trakenë e dhuruesit të këtij organi në krahun Lindës dhe pastaj e vendosën atë në pozicionin përfundimtar.
Laringu i transplantuar u desh të pozicionohej në krah, sepse ishte e domosdoshme që të mbahej i palëvizur.
Në qoftë se trakeja do të ishte transplantuar menjëherë në gjoks, lëvizja që do të krijohej gjatë i frymëmarrjes së pacientit do të shqetësonte a pengonte punën e enëve të gjakut.
Membrana mukusit u marrë nga goja e Lindës u përdor për përputhjen a ngjitjen e tubit të laringut në pozicionin e duhur.
Edhe pse De Croock e kishte të nevojshme për të merrte barna immuno-suppressant për të ndaluar organizmin që të refuzonte organin e transplantuar, ajo tani e ka ndërprerë këtë ilaç.
Kjo në vetvete është jetike, sepse imuno-supresues kanë shumë efekte anësore, e mund të shkaktojnë tumore dhe diabet.
Ndërsa këto rreziqe mund të konsiderohen të pranueshme, kur njeriu kërcënohet seriozisht nga rreziku i prekjes së organeve tepër jetike siç është zemrat, marrja e imuno-supresues nuk është konsideruar si rrezik i pranueshëm për pacientët si Linda.
Pas vendosjes së laringut, plaga u mbulua me garzë në mënyrë që kirurgët mund t’i shpojnë vazhdimisht enët e gjakut për të siguruar që laringu të furnizohej mjaftueshëm me të gjak të freskët.
Vetëm tre muaj pas operacionit, në dy krahët dhe në qafën e Lindës, plagët u mbyllën plotësisht.
Profesor Delaere thotë se transplantimi i trakesë është tepër i vështirë pasi enët e gjakut janë tepër të vogla për të rivendosur furnizimin me gjak.
Ky kompleksitet i operacionit është edhe një arsye përse deri tani janë kryer shumë pak ose aspak transplantime të laringut.
Ekspertë në fushën e transplantimeve thonë se suksesi i këtij operacioni tregon gjithashtu se një ditë mjekët do të jenë në gjendja ta përdorin trupin e pacientit si një bioreaktor për rritjen e indeve të veta. Kjo, thonë ata, do të shmangte edhe përdorimin e barnave imuno-supresues te pacientët me organe të transplantuar. /VoA/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back