Transmetimi i vlerave morale tek fëmijët

Kresha

A pretty face can never trick me
Vlerat morale luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin e fëmijës në përputhje me vlerat njerëzore.



Prindërit duhet të ndjekin nga afër zhvillimin e sjelljeve të fëmijës që nga mosha 3-4 vjeçare kur fillon të krijojë personalitetin e tij dhe duke filluar nga mosha 7-8 vjeçare kur fëmija fillon të kuptojë nocionin e vlerave morale duhet të fillojë t’ia mësojë ato.

Nuk duhet të harrojmë që edukata morale e mbetur e mangët apo e pamësuar në kohën e duhur nga ana e prindit nuk mund të plotësohet siç duhet as në shkollë e as në shoqëri.

اfarë duhet të kenë parasysh prindërit në këtë proçes?
1. Prindi duhet të jetë një shembull i mirë për fëmijën. Nëse prindi gënjen vazhdimisht, shan dhe ofendon, deshifron mangësitë e njerëzve në prani të fëmijës, atëherë është krejt normale që edhe fëmija të pasqyrojë të njëjtat sjellje.

2. Nuk duhet harruar se metoda juaj e mbështetur tek dashuria nuk praktikohet siç duhet as në shkollë e as në shoqëri. Vlerësimi i fëmijës dhe shprehja e dashurisë mundëson ‘hapjen e dritareve’ ndaj jush gjithashtu lehtëson dhe përvetësimin e vlerave morale. Nëse jeni ofendues ndaj fëmijës atëherë reagimi i fëmijës mund t’i drejtohet vlerave morale të cilat ju mundoheni t’ia shpjegoni. E thënë ndryshe fëmija duke ia kthyer shpinën vlerave morale mund të kërkojë të hakmerret ndaj jush.

3. Vlerat morale nuk duhen pasqyruar si ‘zinxhiri i ndalesave’. Nëse e shohim çështjen nga ky këndvështrim atëherë kjo do bëhet shkak për reagimin e fëmijës ndaj vlerave morale. Prindërit duhet t’i shpjegojnë fëmijës me terma të pranueshme dhe logjike domosdoshmërinë e tyre dhe rëndësinë e praktikimit të tyre në jetën e përditshme.

4. Nëna dhe babai duhet të veprojnë sëbashku. Nëse babai e sheh një sjellje si të gabuar ndërsa nëna e stimulon ose një sjellje të cilën nëna e merr me seriozitet babai nuk e vlerëson shumë fëmija do të shastiset dhe nuk do të jetë i pavendosur përsa i përket vendimeve që do marrë.

5. Fëmija duhet të shoqërohet me një grup të mire shokësh. Grupi i shokëve të këqij është një nga pengesat e mëdha që shfaqen para zhvillimit moral të fëmijës. Sepse sjelljet pozitive të cilat familja përpiqet t’ia transmetojë fëmijës nën ndikimin e shoqërisë së keqe nuk janë të qëndrueshme . kjo gjendje i ngjason rastit të muratorit i cili gjatë gjithë ditës mundohet të ndërtojë murin por në fund të ditës ky mur prishet nga dikush tjetër.

6. Mos e lini fëmijën pas dore. Ashtu siç është gabim zmadhimi dhe hiperbolizimi i sjelljeve të papërshtatshme të fëmijës ashtu është gabim edhe mosmarrja seriozisht e gabimeve të tij. Nëse përballë gabimeve të bëra fëmijës nuk i tërhiqet vëmendja atëherë fëmija mund të mendojë se ky veprim është diçka normale.

7. Duhet ta ruani fëmijën tuaj përballë dëmeve, pasojave të mjeteve të komunikimit-pikërisht ndaj internetit. Të bëra si sëmundje të ditëve të sotme ‘Vartësia ndaj internetit’ dhe ‘pengu i televizorit ‘ po i çojnë fëmijët drejt një shkatërrimi moral. Veçanërisht modelet e njerëzve pa nivel e formim të duhur, me veshje të çrregullt të shfaqura në ‘telenovelat shkollore’ po ndikojnë negativisht në zhvillimin e karakterit të fëmijëve. //keshilla
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top