Trajtimi me implante dentare te padhëmbësitë parciale dhe totale

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Implantologjia orale është pjesë e stomatologjisë e cila merret me mbjelljen e impianteve te padhëmbësia totale ose parciale me qëllim të përmirësimit të funksionit të përtypjes, estetikës dhe fonacionit.



Dominon mendimi se implantet e parë në të vërtetë kanë qenë transplante. Ata kanë qenë dhëmbë që iu kanë hequr robërve dhe të varfërve dhe ua kanë vendosur të pasurve. Materialet që përdoren për ndërtimin e impianteve duhet të jenë: biokompatibil, bioinert, biofunksional dhe bioadhezivë.

Me biokompatibilitet nënkuptojmë materialin që nuk është toksik, nuk vepron në mënyrë kancerogjene, nuk jep reaksion të trupit të huaj dhe nuk shkakton alergji. Në të vërtetë biokompatibiliteti është përshtatje e implanteve në indet e gjalla, duke mos shkaktuar dëmtimin e tyre. Bioinert d.m.th. materiali që përdoret për ndërtimin e implanteve është jo i tretshëm, rezistent dhe nuk i nënshtrohet korozionit. Biofunksionaliteti d.m.th. se materiali respektivisht implanti ka formë dhe dizajn të mirë, respektivisht fortësi dhe elasticitet të mirë.

Bioadheziviteti është ngjitja e ngushtë në mes të indit përreth dhe implantit. Metal zgjedhës për ndërtimin e impianteve është titaniumi i pastër. Ai është: inert, jo i tretshëm, rezistues në tërheqje, posedon potencial oseogjenik, nuk deponohet në organe dhe nuk jep reaksione sistemime (sepse e ka “gjysmëjetën biologjike” të shkurtër).

Profesori suedez Per-Ingvar Branemark, i pari e ka vërejtur se titaniumi mund të inkorporohet me sukses në kockë, me ç’rast osteoblastet rriten rreth sipërfaqes së titaniumit të implantuar. Me këtë krijohet lidhje strukturale dhe funksionale në mes të kockës dhe implantit. Sipërfaqja e trupit të implantit është e spërkatur me alumin oksid për të krijuar një sipërfaqe të vrazhdë, e cila e zmadhon sipërfaqen kontaktuese për 2-4 herë. Indikacionet dhe kundërindikacionet Vështirë është të theksohen indikacionet për vendosjen e implanteve. Indikacion për implantim mund të jetë vetëm dëshira e pacientit.

Kundërindikacionet për vendosjen e impianteve endooseale mund të jenë: të përgjithshme dhe lokale.

Kundërindikacionet e përgjithshme janë të shumta dhe përfshijnë:
* sëmundjet e eshtrave
* osteoporoza e shprehur,
* sëmundjet reumatizmale,
* koagulopatitë,
* sëmundjet e indit nervor,
* çrregullimet e metabolizmit.
* të sëmurët gjatë ose pas radioterapive
* personat emocionalisht jostabil, alkoolist dhe narkoman.

Kundërindikacionet lokale janë:
* shprehitë e këqija higjienike,
* renditja jo e volitshme e dhëmbëve të mbetur,
* raportet jo të mira ndërnofullore,
* atrofia e shprehur e kreshtave alveolare,
* pneumatizmi i shprehur i maksillës-sinus proccidens,
* dermatozat dhe infeksionet rekurente të indeve të buta të gojës,
* patologjitë e kockave të nofullave etj.

Për suksesin e implantit ka shumë rëndësi gjendja e indit rreth implantit; gingivës dhe indit kockor. Po ashtu ka shumë rëndësi zgjedhja e pacientit, i cili gjatë të gjitha fazave të punës është i gatshëm të bashkëpunoj me mjekun. Qëllimi i këtij punimi shkencor është që të prezentohet eksperienca jonë në implantologjinë dentare si dhe mundësia e shkurtimit të kohës së vendosjes së suprastrukturës pas implantimit te padhëmbësit parciale dhe totale.

Autori Hotz thekson se për shkurtimin e kohës së vendosjes së suprastrukturave pas implantimit është përgjegjës mbështjellësi i hidroksilapatitit te cilit i shtohet edhe aluminoksidi me granulate të keramikës.

* Hotz ka arritur të shkurtoj kohën e vendosjes së suprastrukturave në 4 deri 8 javë. Sipas rregullave standarde ose-integrimi arrihet brenda 4-6 muajve për nofullën e sipërme ndërsa ne kemi arritur ta shkurtojmë kohën në 3 muaj, ndërsa për nofullën e poshtme nga 3 -4 muaj ne këtë e kemi shkurtuar në 2 muaj.

Gjatë eksperiencës tonë kemi konkluduar se periudha e vendosjes së suprastrukturës pas implantimit mund të shkurtohet në 3 muaj për nofullën e sipërme dhe në 2 muaj për nofullën e poshtme duke u bazuar në konsistencën e kockës, stabilitetin primar të implantit dentar, numrin e implanteve dhe gjatësinë e implanteve. /Telegrafi/

Shiko fotografinë 1423327Shiko fotografinë 1423328
 
Back
Top