Kete fare teme une nuk e kisha pare asnjehere dhe pasi pash se shume goca ishin entuziazmuar nga ky lloj trajnimi po ju pergjigjem keshtu ne teresi.
Të nderuar, Organizata sindikale e sindikatave të pavarura, organizon TRAJNIM PثR MESHKUJ falas dhe në numër të pakufizuar.
Modeli 1.:
1. Mësohuni të jetoni pa nënën (2 000 orë)
2. Gruaja ime nuk është nëna (350 orë)
Sa i perket modulit te pare te trajnimit qenka nje modul qe u pershtatet meshkujve pionier. Vet fakti se nena na jep sisen nje vit e gruja nuk na e ndan tere jeten na ka mbushur kahere andaj nuk e bejme perzierjen dhe shume mire e bejme dallimin. Paj edhe thenja’’ Qengji i but i thithe disa nena’’ e ka burimin te vet meshkujt.
Kshu qe 2350 oret e trajnimit jane te panevojshme.
Modeli 2.:
2. Mos folni palidhje kur gruaja e juaj ka vizitë (500 orë)
3. Si të tejkaloni sindromin e TV komanduesit (550 orë)
+ BONUSE:
Sa i perket modulit te dyte te trajnimit pika 2 edhe kete meshkujt kahere e kan kuptuar madje ua kan mesuar mu mysafiret tuaja (mikeshat tuaja). Kahere nga to kemi mesuar se gjuha e trupit eshte me shume domethenese kshu qe heshtja jone nuk eshte e rastesishtme dhe bejme komunikim trupor, pa ze. E sa i perket pikes 3 te modulit, ju lutem, TV komanduesi eshte i juaji. Pse akoma nuk e keni ku[ptuar se ju jeni masha e jone. Ne urdherojme ju nderroni kanalet.
Modeli 3.:
1. Si të hekurosni këmishën më pak se 2 orë ( punë praktike )
2. Si lahen enët pa ofkëlluar ( punë praktike )
Per kaq pak merziteni ju femrat. Pastaj akoma nuk e keni kuptuar se ne kete drejtim ju ka zevendesuar enelaresja.
Modeli 4.:
1. Faza fillestare: aparatet shtëpiake (shfaqje përmes prozhektorit)
- ON.............ndize
- OFF...........shkyqe
Sa i perket modulit te te katert te trajnimit eshte mese i domosdoshem dhe i leverdishem sidomos per poqet sepse do na hyjne ne pune si sinjale per fqinjet ton ate dashura kur ju nuk jeni ne shtepi.
TEMA PثR DISKUTIME:
Duke pasë parasysh temat e ndërlikuara, marrin pjesë më së shumti 8 kandidatë:
Tema 1: Hekurosja – prej makinës deri në dollap...ai process misterioz
Tema 2: Rreziqet gjatë mbushjes dhe zbrasjes së frigoriferit
(demonstrime dhe prozhektime)
Tema 3: Ti dhe elektrika – përparësitë ekonomike kur thërritet mjeshtri
Tema 4: Zbulimet e fundit shkencore – përgatitja dhe hudhja e plehrave – NUK shkakton impotencë
Tema 5: Dallimet kryesore mes shportës për rroba të fëlliqura dhe dyshemes – hap pas hapi (video konferencë nga Harvardi)
Tema 6: Detergjentet – dozimi dhe përdorimi (punë praktike që mbahet në vend të hapur)
Tema 7: Mashkulli si instruktor për vozitje – vallë gjenetikisht është e mundur të mos komenton përderisa ajo parkon?
Tema 8: Komunikimi: ushtrime mentale për vetëkuptim, nëse diçka është në syrtar, të mos pyetet “në cilin?” por të orvateni ta gjeni.
Tema 11: Vallë filxhani i kafes mund vetë të fluturon deri tek lavamani? (pjesën praktike e udhëheq David Copperfield)
Sa i perket DISKUTINMEVE, kjo eshtre e drejte e juaja jo per tjeter p one me deshire ju leme te diskutoni sa per te mos ua nderprere fjalen. Kshu pra mbani diksutime sa te doni, me ore te tera, me dite te tera, por, ju lutem kur vije radha per VENDIME, dihet kush kollitete kendej.