Tragjedi ne Spanje - 153 të vdekur në aksidentin ajror në Madrid .

sec_l

NJERI I THJESHT
Ka shkuar në 153 numri i viktimave të aksidentit ajror në aeroportin e Madridit, në Spanjë.


Lajmin e kanë bërë të ditur radioja kombëtare spanjolle e cila i referohet autoriteteve lokale. Avioni i kompanisë "Spainair", me mbi 170 pasagjerë në bord ka dalë nga pista në aeroportin "Barajas" duke u përfshirë nga flakët. Ende nuk duhen shkaqet e aksidentit. Ndërkohë autoritetet kanë rekuperuar kutitë e zeza të mjetit të cilat do të ndihmojnë në zbardhjen e tragjedisë.

Përplasja, e cila ndodhi pas një shpërthimi në bordin e avionit, shkaktoi një mjegull tymi që mund të shihet deri dhjetra kilometra larg. Incidenti ndodhi teksa avioni i linjës Spain Air, në fluturimin me numër 5022 po ngrihej nga pista qëndror, tha një zyrtar. Destinacioni i avionit ishte Las Palmas në ishujt Kanarie, një udhëtim që zgjat më shumë se dy orë.

Përfaqësuesit e Kryqit të Kuq kanë ngritur një spital për të trajtuar të plagosurit. Gazetarët në terren thanë se kanë folur me një nga pasagjerët që ka qënë në bordin e avionit gjatë kohës së përplasjes, që e përshkroi shpërthimin dhe zjarrin në fundin e avionit. Sipas deshmitarëve, avioni ka arritur të ulet me kontroll. CNN njoftoi se avioni i tipit MD-80 mund të jetë përplasur në pistë pas problemeve në motor. Ekspertët e aviacionit thanë se lloji MD-80, njihet si një avion I fort dhe I besueshëm dhe me histori të mirë të sigurisë. SpainAir, pronë e kompanisë skandinave SAS, është një nga tre kompanitë ajrore private më të mëdha.
 
Madrid: Dhjetëra të vrarë nga përplasja e aeroplanit

Një aeroplan ka rrëshqitur nga pista në aeroportin e Madridit dhe zyrtarët e qeverisë thonë se deri tash janë konfirmuar të vdekur 45 persona. Burime të pakonfirmuara flasin për shifra edhe më të larta.Zyrtarët e kompanisë thanë se aeroplani i Spanair po fluturonte për në Las Palmas të Ishujve Canary, kur ndryshoi drejtimin dhe doli nga pista. Re tymi janë parë në vendin e ngjarjes. Nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar këtë përplasje. Ekipet e shpëtimit janë ende në vendin e ngjarjes.

f.0820084946883_m.jpg
 
Zi kombëtare për viktimat e aksidentit ajror

Presidenti spanjoll, Hose Luis Rodrigez Thapatero, ka deklaruar tre ditë zie kombëtare për viktimat e katastrofës më të rëndë ajrore për mëse 25 vjet.Hetuesit kanë gjetur kutinë e zezë të avjonit të rrëzuar të shoqërisë ajrore Spanair, i cili u rrëzua sapo u ngrit nga aeroporti Barahas i Madridit me destinacion Ishujt Kanarine.

153 vetë kanë humbur jetën, ndërkohë 19 të mbijetuar po trajtohen në spital .

Hetuesit e aksidentit do të fillojnë punën në mbeturinat që ndodhen në afërsi të pistës së terminalit katër.

f.0821014849711_m.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Spanja 3 ditë zi kombëtare për viktimat e avionit

Kryeministri spanjoll, Hose Luis Rodrigez Zapatero, ka deklaruar tre ditë zie kombëtare për viktimat e katastrofës më të rëndë ajrore të ndodhur këto 25 vjetët e fundit.

Hetuesit kanë gjetur kutinë e zezë të avionit të rrëzuar, të shoqërisë ajrore Spainair, i cili u rrëzua sapo u ngrit nga aeroporti Barahas i Madridit me destinacion Ishujt Kanarie. Sipas policisë 153 vetë kanë humbur jetën, ndërkohë që 19 të mbijetuarit po trajtohen në spital .

Hetuesit e aksidentit do të fillojnë punën në mbeturinat që ndodhen në afërsi të pistës së terminalit katër. Sipas njoftimeve fillestare një nga dy motorrat e avionit morri zjarr menjëherë pas ngritjes nga toka në një kohë që piloti kishte njoftuar një keqfunksionim të aparaturës së temperaturës, problem i cili mendohej se ishte riparuar.

Të mbijetuarit e pakët po kurohen në gjashtë spitale të Madridit, ku disa thuhet se ndodhen në gjendje të rëndë.Në mesin e të plagosurve ndodhen edhe një vëlla e motër në moshë të vogël.

Të afërmit e viktimave mes lotëve si dhe mjekë të shumtë janë përpjekur të identifikojnë trupat e djegur të viktimave.
Vetëm 19 vetë nga 166 pasagjerë dhe 9 anëtarë të bordit kanë arritur të mbijetojnë. Zyrtarët thanë se shumica e pasagjerëve ishin fëmijë.
“Do ta vras atë bastard që bëri këtë katastrofë” – bërtiste një i afërm i viktimave para telekamerave.
Një tjetër tha: “Duke e ditur se avioni kishte probleme, pse u nisën, më morën mbesën time 7-vjeçare”.
Avioni ishte 15 vjeçar dhe kishte kaluar testin e inspektimit vitin e kaluar.
“Unë e pashë si avioni u nda më dysh dhe u dëgjua një shpërthim i madh” – tha Manuel Muela, punonjës i terminalit.
Kryeministri Jose Luis Rodrigues Zapatero ndërpreu pushimet e tij në Spanjën jugore për të qenë afër kësaj katastrofe, dhe premtoi një investigim të thellë për shkaqet e rënies së avionit.
Komiteti olimpik i Spanjës tha se Spanja do të parakalojë me flamur në gjysmë shtizë gjatë këtyre tre ditëve ne Pekin. Skuadra e futbollit spanjolle ka luajtur në ndeshjen e djeshme miqësore me Danimarkën me shirit të zi në krah dhe ka qëndruar një minutë heshtje në nderim të viktimave.
Disa orë para shpërthimit, pilotët e avionit Spanair kishin paralajmëruar rrezikun. SAS ishte përpjekur ta shiste Spanair që vitin e kaluar.
Avioni ishte i familjes MD – 80 dhe është ndërtuar nga Boeing Co dhe ishte me madhësi mesatare, i përshtatshëm për udhëtime rajonale.
American Airlines ka anulluar 3000 udhëtime në fillim të këtij viti pasi autoritetet amerikane kishin dhënë urdhër të bëhej një kontroll i imtësishëm i rrjetit elektrik të të gjithë avionëve MD- 80.Shekkulli
 
Faleminderit per me informacion se spata koh te hyja paradite te postoja ;)

Thenx ;)
 
Sa keq me vjen! :(
 
20 nga pasagjeret ishin femij...
10 anetare te ekuipazhit...dhe vetem 19 shpetuan aksidentin...
ne konkluzion 153 te vdekur....
aksidenti ajror me i rende nga 25 vj te fundit ne Spanje

:(
 
Aksidenti ajror, Berisha mesazh ngushëllimi Zapateros

Kryeministri Berisha i dërgoi dje një mesazh ngushëllimi Kryeministrit të Spanjës Jose Luis Rodriguez Zapatero për humbjen e jetëve njerëzore në aeroportin Barajas, në Madrid . Në mesazhin drejtuar homologut spanjoll, kreu i qeverisë shqiptare shprehet se tragjedia në aeroportin e Barajas në Madrid, në të cilën humbën jetën shumë qytetarë, ka pikëlluar thellë jo vetëm kombin dhe vendin tuaj, por dhe të gjithë miqtë e Spanjës kudo në botë. "Shqiptarët ndajnë me ju zoti Kryeministër zinë dhe dhimbjen që ka krijuar kjo katastrofë e rënde ajrore. Me këtë rast pranoni zoti Kryeministër ngushëllimet me te thella të miat personalisht dhe të qeverisë shqiptare, solidaritetin dhe simpatinë më të madh për ju , familjet e viktimave dhe për mbarë kombin tuaj", nënvizon mesazhi i Kryeministrit Berisha.

Rilindja demokratike - GAZETA SHQIPTARE ALBANIA - Gazeta shqiptare online
 
Ende asnje piste per ngjarjen!

Edhe pse kanë kaluar tashmë disa ditë pas aksidentit që mori jetën e 153 pasagjerëve në Spanjë, hetuesit ende nuk kanë gjetur një pistë të besueshme e cila mund të ketë shkaktuar tragjedinë në aeroportin e Madridit.

Për ekspertët e aviacionit, problemet në lidhje me temperaturën nuk kishin asnjë mundësi të ishin vdekjeprurëse.

Avionit i tipit MD – 82 i cili u nis një orë me vonesë, kishte në bord 172 pasagjerë. Deri në fund të pistës, avioni i linjës SpanAir mori flakë në një kohë që të afërmit e viktimave kërkojnë që hetuesit të zbulojnë arsyet e kësaj ngjarjeje.

Të pyetur nga policia dhe hetuesit, teknikët e avionit thanë se nuk mund të ishte një gabim mekanik, në një kohë që nga 19 të mbijetuarit, 2 janë në gjendje kritike për jetën.

Rreth 50 nga 153 pasagjerët që gjetën vdekjen pritet të identifikohen nëpërmjet testit të ADN-së pasi njohja e tyre është e pamundur. Sipas kreut të Aviacionit civil, Manuel Batista problemet në lidhje me temperaturën nuk mund të ishin kryesoret në këtë tragjedi.

Sipas të afërmve të viktimave, pasagjerët ishin munduar të komunikonin me ta nëpërmjet mesazheve. Pak para aksidentit, ata thonin se do të mundoheshin të shpëtonin nga ndonjë fatkeqësi e mundshme

gazeta shekulli
 
...Ne mesin e te vdekurve edhe nje cift i sapomartuar :(:(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top