Tradita e kapërcimit të demit në Kolumbi

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Po ju prezantojmë me një nga sportet ekstreme më të rrezikshme në botë: kapërcimin e demit (me apo pa shkop). Fotot e mëposhtme tregojnë se si dy burra marrin pjesë në traditën e lashtë që konsiston në kapërcimin e një demi të tërbuar në Kali të Kolumbisë.

1419346435kapercim-demi.jpg


Lojtarët quhen “recortadores” dhe ata mund të zgjedhin një shkop për t’i kaluar sipër demit (njësoj si në kërcimin me shkop në atletikë) ose mund t’i besojnë aftësive të tyre akrobatike.

Pasi mbaron performanca, ndryshe nga luftimi me dema në Spanjë, demi nuk vritet.

Një traditë e tillë, që mendohet se daton nga shekulli i 13, vazhdon të ruhet edhe në disa pjesë të Francës dhe Spanjës.

/ Top Channel
kapercim-demi1.jpg


kapercim-demi2.jpg


kapercim-demi3.jpg


kapercim-demi3.jpg


kapercim-demi4.jpg
 
Titulli: Tradita e kapërcimit të demit në Kolumbi

ky eshte nje lloj guximi,, po dhe budallallak :mad:sepse shum here mbarojn me fatalitet.
 
Back
Top