Tradhtarët e përsosur

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
C_2_articolo_3073508_upiImagepp-905x395.jpg
Alberto Caputo, Alessandro Calderoni, Silvia Jun e Paolo Baron janë autorët e një libri me titullin mbresëlënës “Tradhtar i ndyrë. Si të dallosh gjurmët e tradhtisë!”.

Aty përshkruhen 3 llojet e tradhëtarëve të përsosur sipas tyre.

Le t’i shohim këto lloje.

Serialët

Ata janë tradhëtarë të pandërgjegjshëm, të pabesë, të specializuar. Tradhtia e tyre nuk ka të bëjë me cilësinë e jetës në çift, është thjesht gjenetike.

Seksin apo personin me të cilin përfshihen jashtë lidhjes e trajtojnë si trofe. Ata ta fusin në shtëpi rezultatin pa shumë skrupuj.

Herët a vonë hormonet e tyre fitojnë ndaj çdo lloj ndjenje.

Ata gjithashtu e vendosin veten si në një shitje, ndjekin filozofinë e “më ka ndaluar frymëmarrja”. Qahen vazhdimisht se nuk janë mirë.

Kujdes me ta kur flasin për dikë (një koleg apo një fqinj) me përçmim ose e shajnë.

Po të venë në gjumë, pikërisht me “të përçmuarin” do të të tradhtojnë.

Paralelët

Mbajtjen e këmbës në dy (ose më shumë) këpucë e kanë bërë një profesion. Në të njëjtën kohë si marrëdhënien kryesore (martesa ose bashkëjetesa), ata menaxhojnë edhe të tjerat dhe e arrijnë shumë mirë këtë.

Me bilanc të përsosur, ata kalojnë nga një shtrat në tjetrin pa bërë gabimin më të vogël. Nuk ngatërrojnë emrat, nuk humbasin datat e ditëlindjeve dhe jubileve.

Motivi i tyre është “afektiv-relacional”, në kuptimin që ata me të vërtetë besojnë në të.

Ata ndahen në monogamë (burra ose gra që kanë një dashnor historik) dhe poligamistë, kryesisht meshkuj. Poligamistët mund të ndjekin modelin e haremit (të gjitha së bashku me role të ndërrueshme) ose modelin e arkipelagut (çdo ishull një femër).

Rastësorët

Ata veprojnë për hakmarrje, për të ndëshkuar një grua-shtrigë ose një burrë-padron. Ata tradhtojnë për hakmarrje dhe janë të ndarë në dy nën-kategori, mes personave të zakonshëm dhe “maceve të mëdha” (të cilat janë kryesisht gra).

Të parët janë ata që tradhtojnë vetëm nëse u ofrohet mundësia në një pjatë të argjendtë. Vetë nuk marrin iniciativa, nuk marrin përgjegjësi. Sa për macet, dinake si macja e shtëpisë, bëjnë sikur po flejnë në shtrat. Por i bëjnë sytë katër, gati për të rrëmbyer prenë e parë interesante që kalon.

o.p. / dita
 
Sërish shkenca e “arsyeton” atë që në sytë e etikës është e pamoralshme. E kam fjalën për grupin Serialët.
 
S`ka tradhtar te persosur apo ngelsa.
Ka njerez qe dashurojne dhe njerez qe emocionalisht jane te dobte,dhe bijen preh e cdo flirti apo deshire momentale seksuale apo me gjate.
Epo ne meskujt deri ne nje far pike justifikohemi... sepse zoti si dha sy ne ball ose mend por e krijoj budalla madje per ta dalluat qe osht i tille e cau dhe ne balle :p
 
Epo ne meskujt deri ne nje far pike justifikohemi... sepse zoti si dha sy ne ball ose mend por e krijoj budalla madje per ta dalluat qe osht i tille e cau dhe ne balle :p
Po shikooo ju gjinia juaj qe jeni te mire e te shishem kete spo ve kush dyshim. ahahhahahahahaha
por me karar o burri dheut,se dhe pjeshkat kane krimba. :P qyyyy
 
Për këta Paralelët lind pyetja/dilema: më mirë të shitesh monogam me dashnore të fshehur, apo t’i bësh pisllëqet haptazi?
Besoj edhe ky grup ka arsyetim “karakterin seksual”.
 
Jo patjetër ?
Po per cfare tjeter?

startup ai eshte , dy persona qe terhiqen sexualisht dhe me pas , me pas mund edhe te gjejne pika te tjera.
Qe te kesh afeksion apo ndjenja per dike duhet te kaloj nje kohe e gjate njohje , por tradhetia nuk ndodh e shtrire ne kohe aq gjate :P
 
Po per cfare tjeter?

startup ai eshte , dy persona qe terhiqen sexualisht dhe me pas , me pas mund edhe te gjejne pika te tjera.
Qe te kesh afeksion apo ndjenja per dike duhet te kaloj nje kohe e gjate njohje , por tradhetia nuk ndodh e shtrire ne kohe aq gjate :p


Me bilanc të përsosur, ata kalojnë nga një shtrat në tjetrin pa bërë gabimin më të vogël. Nuk ngatërrojnë emrat, nuk humbasin datat e ditëlindjeve dhe jubileve.

Po të ishte vetëm për seks nuk do ishte aq nën kontroll kjo më lartë ?
 
po pse si e shpjegon ti ate me siper?
te obsesionuar pas seksit dhe te perllogaritur? lool
Multiple personality disorder ?
p.s. Thash jo vetëm seks. ?
Pastaj nga këtu shtohet nataliteti 1+7=70 ?
 
Funny lol dmth
nqs nuk e nigjo ? tja boj kërr kërrr kërr

Osht duke bo joga me noj maçok vërdall...
Sh artikull interesant ?
 
Nese zdo ishte seksi tradhetia atehere edhe nese i flet 1 shoku do quhej tradheti :p
Hmmmm bëre të njëjtën si shkenca, e arsyetove tradhtinë ?
Po nëse shpirti e zemra të flen diku tjetër, apo fantazitë seksuale jo ordinare, nuk quhet kjo tradhti? ?
 
Hmmmm bëre të njëjtën si shkenca, e arsyetove tradhtinë ?
Po nëse shpirti e zemra të flen diku tjetër, apo fantazitë seksuale jo ordinare, nuk quhet kjo tradhti? ?
Jo , dëshirë e arritur nëpërmjet ëndrrave ?
 
Ky grupi i tretë Rastësorët, më ngjanë në planifikim hakmarës/ndëshkues i rastësishëm. Do i dekoroja me vend të parë në listë.
 
Agree with you 100% i veshin kshu terma zbutës gjasme lool lool
Pikërisht, sepse nuk kanë as mbështetje shkencore e as kulturore për sjelljen rastësisht të planifikuar ??
 
Pikërisht, sepse nuk kanë as mbështetje shkencore e as kulturore për sjelljen rastësisht të planifikuar ??
lool vetë termi "rastësi e planifikuar" lool

Vetëm Capitan Jack Sparrow ke piratët e Karaibeve e bon ???
 
Po çrendesi ka ku flen...tradhetia eshte me ke e ben ????
Po sikur ta besh vetem me gruan tende , dhe me grun e tjetrit vetëm shkon flen , si ben gje , quhet tradhti ??
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top