sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Toksoplasmoza shkaktohet nga një protozoar që quhet toxoplasma gondii. Infektimi realizohet nëpërmjet prekjeve të feçeve të maces, nga përdorimi i mishit krudo dhe pak të pjekur, nga përdorimi i zarzavateve dhe frutave që nuk lahen mirë.
Në rastet e infeksionit të gruas gjatë shtatzënisë, është e nevojshme të fillohet menjëherë trajtimi farmakologjik.
Në rastet e ndryshimeve serologjike nga java e 6-të deri në javën e 32-të e shtatzënisë, rekomandohet fillim i trajtimit me spiramicinë, diagnozë prenatale invazive, ekografi seriale, primetaminë dhe sulfamidik kur PCR është pozitiv dhe mundësi e abortit terapeutik në rast të malformacioneve të vërtetuara ekografikisht. Shpjegimi vlen për rastet kur IGM-ja është pozitive. Në rastse është pozitiv vetëm IGG-ja, atëherë tregon se infeksioni ka kaluar por, në organizmin tënd janë krijuar antitrupa mbrojtës pra, organizmi ka imunitet ndaj toksoplazmës. Konfirmimi i analizës së parë nuk ka qënë e rregullt, pasi nuk ka mundësi që dy analizat e mëpasme të dalin me rezultat negative. Nëse IGM-ja dhe IGG-ja janë negative, tregon se nuk ke qënë e infektuar asnjë herë.
Parandalimi gjatë shtatëzënisë i infeksionit të toksoplazmozës, është mos përdorimi i mishit krudo dhe vezëve të pazjerra, frutat dhe zarzavatet të lahen mirë, shmangia e kontakteve me macet dhe punët e kopshtit./ Beba ImeShiko fotografinë 1425824
(IG G/ IG M - imunoglobina G/M , antitrupat qe krijohen ne kontaktin me Toxopasmen (per kete rast) M- shfaqen ne afat kohor te shkurter, G- jane shenje infektimi edhe zgjasin me shume kohe)