Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Tour Eiffel dhe sekretet masonike te saj

Eshtë faktuar (ekzistojnë dokumente) se inxhinieri i famshëm, Gustave Eiffel ishte Mason.
Shiko fotografinë 1728865
Kulla (Tour Eiffel) ndodhet ne Paris dhe përbën simbolin më madhështor të tij.
Kulla u ndërtua në vitin 1889 nga inxhinieri i famshem Gustave eiffel, i cili ka ndertuar gjithashtu dhe strukturën statike të Statujës së Lirisë në SHBA. Sipas shumë historianëve dhe studiuesve, këto dy mrekulli kanë lidhje direkte Masonike midis tyre, si përsa i përket simbolikës së tyre, si vendndodhjes, përdorimit, si dhe arsyen e krijimit të tyre.
ثshtë faktuar (ekzistojnë dokumente) se mekaniku i famshëm, Gustavo Eifel, ishte Mason.
Kështu që në kullën e ideuar dhe hartuar prej tij, duhet te gjenden shumë simbole të fshehta, qofshin këto masonike apo të tjera që lidhen me to.
Kulla Eifel, u ndërtua te Parku i Marsit -Champs de Mars.

Inaugurimi i saj u bë më 31 mars 1889.
Muaji mars, (March) është muaj i dedikuar planetit Mars, ashtu siç dhe muaji prill i është dedikuar Afërditës.
Struktura e Kulla përbëhet e gjitha vetëm prej hekurit, metal i cili lidhet direkt me Marsin, Perëndinë e Luftës.
ثshtë e dobishme të dimë se parku Champs de Mars, fillimisht u përdor si zonë ushtarake trajnimi.
Simboli i parë që ndeshim, është ai i vetë Kullës Eifel. Nuk është vetëm ajo çka ne shohim, gjatësia e mrekullueshme e tij e cila e simbolizon atë, por në koordinim me shumë alkimi dhe algoritme të tjera rezultojnë në shumë më tepër.
Lartësia e Kullës është 324 metra së bashku me antenën e tij.
Në pjesëtim me 10 na jep 32,4.
Nëse shtojmë lartësinë 324 dhe bazën e tij, që është 124,90 metra, kemi 448,9 m.
Në pjesëtim për 10 na jep 44,89 (një gradë e cilat do të na duhen në vijim kemi 45° 29).
E gjithë kjo, si për çudi na orienton/çon në vendndodhjen e Babilonisë -shenja jeshile-, shumë pranë gjatësisë dhe gjerësisë që na japin llogaritjet e më sipërme, pra 32° 4′ 0” në veri, 45° 29′ 0” në lindje -shenja e portokalltë me A (Zona lidhet direkt me Vëllazërinë e Zvarranikëve dhe lindjen e Masonerisë). babilonia
Shiko fotografinë 1728866
Edhe pse stisma që na jepet ndodhet më shumë se 100 kilometra larg nga vendndodhja e Babilonisë dhe vendet ku thuhet se ekziston diçka homologe me kullën Babel, nuk shteron të jetë kaq e mrekullueshme dhe diktimit të gjerë të këtij rajoni. Rastësi?
Siç duket dhe në fotografin që pason, Kulla ndahet në 5 nivele-shkallë, bashkë me terrenin.
Numri 5, sipas Plutarkut, kur i referoheshin gërmës E apo Ej “ata” të Delfit, simbolizonte shifrën e Universit, pra ajo përbën dhe një ligj të fuqishëm të natyrës. Nëse për disa prej jush, kjo është një pikëpyetje apo diçka e pa shpjegueshme, atëherë matematicienët na e shtjellojnë atë më saktë: “Nëse shumëzojmë lartësinë 324 me katër brinjët e tij, kemi 1296. Duke shumëzuar 5 nivelet me 4 anët e tij, kemi 20. Kështu, 20 X 1296 = 25920. Ky numër është Great Eniaftos i Platonit dhe lidhet direkt me transferimin e meridianëve (një nga lëvizjet e Tokës).

Shiko fotografinë 1728867
5 nivelet e Kullës, janë llogaritur dhe janë pozicionuar në distanca precize. Nëse bëjmë një krahasim me planetin Jupiter, duke e vendosur atë në bazën e Kullës, atëherë kemi atë të marrë në nivelin e parë, ndërsa vijojnë satelitët e tij, Io, Europa, Ganymede dhe Callisto në majë të tij.
Kjo sekuencë ritmike duket se lidhet me pozicionet e orbitave të planetëve rreth Diellit, nëse e vendosnim atë në bazën e Kullës.
Pra, atëherë vendet analoge marrin këtë pozicion: Toka, Marsi, Saturni, ndërsa Jupiteri ndodhet në majë.jupiteri
Shiko fotografinë 1728868
Por, numri i saktë i shkallëve të tij, është i lëkundur, kjo sipas çdo burimi që bazohemi. Sipas matjeve të bazuar në skicat origjinale të Kullës, shkallët ishin 1710. Aq shkallë sa u ngjit dhe Hitleri kur pushtoi Francën. Por, shkallët u zvogëluan gjatë dekadës së 1980. Tashmë kemi në total, 1665.
Më e çuditshmja e çështje është se, nëse shumës totale i shtojmë 347 të nivelit të parë, atëherë kemi 2012!
Mos vallë kjo shifër nënkupton diçka për vitin që po kalojmë apo ka lidhje direkte me të?!
Por kujdes!
Ngjashmëria e tingullit/shprehjes EIFEL me EYE FULL, pra Syri i Plotë apo Sy i Mbushur, ose më saktë Syri Gjithpamës…
Mos është gjë rastësi, apo mos ju kujton diçka?(Marre nga albobserver.com)
 
Titulli: Tour Eiffel dhe sekretet masonike te saj

Shkrim me se interesant,Kane lidhje disa fakte ndersa te tjerat besoj se jane sa per te mbushur artikullin,ashtu sic nxjerr cdo kush nga nje domethenie per dicka te veten qofte feja apo lidhje personale,kane nxjerr edhe per kete.
Gjithsesi ishte bukur te humbisje 5 min ne kte lexim :D
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back