Tour de France, Riblon triumfon në etapën e 18

cent

...Lontano
Christophe Riblaut zhvillon një nga garat më të mira, ndoshta të gjithë karrierës së tij, duke prerë i pari vijën e finishit në majën Alpe-d'Huez, e vlefshme për etapën e 18-të të Tour de France. 32-vjeçari francez, kurseu energji të mjaftueshme gjatë gjithë etapës së gjatë 172.5 km, e zhvilluar kryesisht në terren malor, duke sulmuar në kilometrat e fundit kryesuesin e garës, T.J Van Garderen, i cili nuk mundi të ruante ritmin e francezit edhe pse kryesoi garën gjatë pjesës së fundit.
2mcxdax.jpg
Alpe-d'Huez që është edhe një nga majat ikonë të Tour de France, konfirmoi dominimin e britanikut, Christopher Froome që e mbylli garën në vendin e shtatë, duke lënë pas rivalin e tij më të madh, Alberto Contador, i cili u duk i pafuqishëm për të rivalizuar me çiklistin e skuadrës Sky. Në klasifikimin e përgjithshëm, Froome konsolidon pozitat me 5.11 sekonda më pak se Contador, ndërsa risia më e madhe e kësaj etape është 23-vjeçari kolumbian, Alexander Quintana, i cili konfirmohet si një nga të rinjtë më premtues të këtij sporti, duke u katapultuar në vendin e tretë të klasifikimit të përgjithshëm me 5 minuta e 32 sekonda më shumë se vendi i parë. Etapa e 19, sërish me karakter malor, starton nga Bourd D’Osians dhe përfundon pas 204.5 kilometrash në Le Grand-Bornard.
/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top