Kresha
A pretty face can never trick me
Po e lexuat saktë, kjo ëmbëlsirë nuk piqet në furrë, ndaj dhe do t’ju mundojë fare pak.
Ëmbëlsirat janë gjithmonë një kënaqësi për t’i përgatitur e për t’i shijuar.
AgroWeb.org ju tregon një recetë shumë të shpejtë e cila kërkon përgatitjen në tigan.
Po e lexuat saktë, kjo ëmbëlsirë nuk piqet në furrë, ndaj dhe do t’ju mundojë fare pak.
Ndiqni këshillat e treguara mëposhtë dhe provojeni që sot me të dashurit tuaj.
Përbërësit:
30 gr gjalpë ambienti1 lugë gjelle sheqer
1 mollë
1 lugë kafe kanellë
1 vezë
pak kripë
1 pako sheqer vanilje
3 lugë sheqer
1 lugë kafe vaj bimor
1 filxhan çaji qumësht
1 gotë dhe 1 lugë gjelle miell
1 lugë çaji pluhur pjekës
1 lugë gjelle uthull të bardhë molle
Përgatitja:
Lyejmë mirë (pak trashë) një tigan me gjalpë dhe e spërkasim atë me sheqer në të gjithë sipërfaqen.Lajmë mirë një mollë dhe presim atë në rrathë me trashësi 0.4-0.5 cm me ndihmën e një kapaku shishe ose instrumenti të posaçëm pastrojmë qendrën nga farat.
Vendosim fetat e mollëve në tigan duke mbuluar komplet sipërfaqen e tiganit dhe i spërkasim me kanellë.
Në një tas vendosim një vezë të plotë, pak kripë, sheqer vanilje, 3 lugë gjelle sheqer i rrahim mirë me tel vezën deri sa sheqeri të shkrijë.
Shtojmë dhe 1 filxhan kafe vaj, vazhdojmë përzierjen deri sa të na formohet një masë kremoze dhe bashkojmë 1 gotë qumësht.
Tani shtojmë miellin pak nga pak dhe duke e përzierë vazhdimisht shtojmë pluhurin pjekës. I përziejmë përbërësit dhe në fund shtojmë 1 lugë gjelle uthull.
Pasi të keni përzierë mirë të gjithë përbërësit e shtojmë brumin mbi fetat e mollëve.
Vendosim tiganin në zjarr në temperaturë nën mesatare të mbuluar me kapak për 15- 29 minuta.
E shohim nëse shkëputet nga tigani dhe në ndihmën e një pjate e kthejmë dhe e pjekim dhe në anën tjetër për 10 minuta përsëri të mbuluar me kapak.
E shërbejmë pasi të jetë ftohur duke e spërkatur me pak sheqer pluhur.
/AgroWeb.org