Torta e Pavarësisë, nga 150 pastiçierë vullnetarë..

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
60689.jpg


Torta e 100-vjetorit tëPavarësisë së Shqipërisë pritet të jetë torta më e madhe që është bërë ndonjëherë në botë. Përbërësit e saj normalisht që janë 100 fish më shumë se një tortë e zakonshme. Për përgatitjen e kësaj torte kanë nisur të merren 150 pastiçierë, të cilët janë ofruar në mënyrë vullnetare. Mësohet se për përgatitjen e kësaj torte gjigante, e cila pritet të peshojë 4 ton, do të përdoren rreth 2378 kilogramë miell, 1770 kilogramë sheqer, 38064 kokrra vezë dhe shumë ingredientë të tjerë. Duke qenë se shega do të jetë shija e saj, pastiçierëve do tu duhen 500 kilogramë shegë. Po ashtu bashkia bënë me dije se torta, cila do të pritet në 28 nëntor, do të shërbehet nga 50 punëtorë. Bashkia synon që të realizojë tortën më të madhe që është bërë ndonjëherë më parë në botë, duke mundësuar që torta e 100-vjetorit të Pavarësisë të futet në librin e rekordeve 'Guinness'. Një prej pastiçierëve, Alfred Marku ka sqaruar se nga autoritetet përgjegjëse janë marrë edhe masat për higjienën.

PREGATITJA

Nis puna për tortën e Pavarësisë. Duke nisur nga dita e djeshme 150 pastiçierë kanë filluar të bëjnë gati pandispanjat. Pasi sipas tyre mendohet që në total të duhen rreth 8400 pandispanja. Torta ka nisur të bëhet në ambientet e "Miell Tirana". "Për përbërësit e tortës është dashur jo pak mundim dhe punë, por përbërësit e saj, kryesisht në këto momente janë mielli, veza, sheqeri etj, ku përkatësisht me kilogramë apo litra janë: 2379 kg miell, 38064 kokrra vezë, janë rreth 1770 kg sheqer, 20 kg vanilje, 500 kg shegë. Të gjithë këto, falë sponsorizimit e bashkëpunimit të "Miell Tirana", "Prima Latte", të cilët janë bashkëpunëtorët tanë kryesorë, duke mos lënë pa përmendur edhe Bashkinë e Tiranës, njëkohësisht edhe strukturat e tjera të infrastrukturës",- ka bërë të ditur pasiçieri Alfred Marku. Më tej ai ka sqaruar edhe përbërësit që do të ketë torta dhe mënyrën e përgatitjes, ku shija e saj do jetë shega. Dekori i kësaj torte padyshim që do të jetë me simbolet e shtetit shqiptar. Në qendër të saj do të jetë shqiponja dhe ngjyrat do të jenë kuq e zi, po ashtu një element tjetër dekorues i kësaj torte me përmasa gjigante do të jenë gjethet e ullirit, kjo sepse ulliri simbolizon paqen. "Torta është e ndërtuar me disa shtresa. Shtresa e parë do të fillojë me pandispanjën dhe do të laget me panjë dhe shurupin e rrushit sërish, do të mbulohet me krem pastiçerie dhe me shegë. Torta do të ketë edhe simbolet e flamurit shqiptar kuq e zi, shega ka ngjyrën e kuqe, por përmban edhe simbolin e vet, si simboli i rilindjes dhe bashkimit. Do të rrethohet me gjethe ulliri që është simboli i mirësisë, paqes. Torta e Pavarësisë do u dedikohet të gjithë shqiptarëve",- ka sqaruar pastiçeri Marku. Sipas tij është menduar edhe për shpërndarjen e tortës, ku do të jenë rreth 50 punonjës, të cilët do të bëjnë shpërndarjen e saj tek qytetarët. "Paraprakisht, të gjithë institucionet për-gjegjëse; Instituti i Higji-enës, AKU, dhe AMK janë marrë dhe po vijojnë të merren me higjienizimin e ambientit ku po bëhet torta, por edhe me hapësirën përpara TKOB, ku do të vendoset ajo",- ka deklaruar pastiçieri Marku.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 
Titulli: Torta e Pavarësisë, nga 150 pastiçierë vullnetarë..

timthumb.php


timthumb.php


timthumb.php


timthumb.php
 
Titulli: Torta e Pavarësisë, nga 150 pastiçierë vullnetarë..

Ooooooooo sa bukur e pelqej shume kete ide :D
 
Titulli: Torta e Pavarësisë, nga 150 pastiçierë vullnetarë..

Ooo me torte nuk ngopet i urituri, nevojtari, i varfuri, bonjaku. Nuk ulet nr i papunesise. Le t'rregullohen keto problem, pastaj ja vlen edhe 1 torte, me na shku ma embel qe themi.
 
Pe: Torta e Pavarësisë, nga 150 pastiçierë vullnetarë..

A do kete pjata plastike per te shperndare torten apo secili te fuse duart per vete? :P
 
Titulli: Torta e Pavarësisë, nga 150 pastiçierë vullnetarë..

1sm201cake2.gif
Ju befte mire juve qe do e provoni torten.
 

Attachments

  • 1sm201cake2.gif
    1sm201cake2.gif
    28.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Torta e Pavarësisë, nga 150 pastiçierë vullnetarë..

Aaa sa bukur e pashe mbrem tek kishin filluar ta shtronin sot ne mengjes de jete bera gati,.:))
Merak e malle qe s'do mundem te shijoj bukurin e shijen e saj patriotike sote ne Tirane,.:(
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top