Tornado “shkund” Rumaninë, përmbys autobusin me 39 pasagjerë (VIDEO

Hera

Έτερος εγώ
[h=1]Tornado “shkund” Rumaninë, përmbys autobusin me 39 pasagjerë (VIDEO)[/h]

Një tornado i fuqishme shkatërroi një fshat rumun të martën. Tornado mori para një autobus me 39 pasagjerë duke e përmbysur.

Vorbulla e erës dëmtoi zonën afër qytetit të Kalarasit, 51 kilometra në lindje të Bukureshtit, duke shkatërruar rreth 10 shtëpi dhe fermat. Dëshmitarët okularë arritën të kapnin fuqinë e tmerrshme të tornados nga afër.

Autobusi me pasagjerët u përmbys nga forca e madh e stuhisë. Katër prej pasagjerëve u dërguan në spital ndërsa 12 të tjerë u mjekuan në vendin e ngjarjes.

Pritet që kushtet e këqija të motit të vazhdojnë të ndikojnë në rajon deri të enjten.
 
[video=youtube_share;6gJdsV67O-E]https://youtu.be/6gJdsV67O-E[/video]
 
Back
Top