Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Topi: Qytetarët të votojnë masivisht

Presidenti i Republikës Bamir Topi ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë që të votojnë masivisht dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për drejtuesit e ardhshëm lokalë.
"Unë u bëj apel qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në votime. Sot është një ditë e rëndësishme dhe të gjithë duhet të japin verdiktin për dinjitetin dhe prestigjin e tyre", tha Topi.

Kreu i vendit shprehu besimin për një proces zgjedhor të qetë dhe të ndershëm.
 
Pe: Topi: Qytetarët të votojnë masivisht

08 Maj 2011 - 10:54 | Shqiperi
TRANSLATE


Zgjedhjet, Topi:Qytetarët të votojnë për veten e tyre Policia te ruaje rendin



TIRANE- Në Shqipëri procesi i votimit për drejtuesit vendorë dhe anëtarët në këshillat bashkiakë dhe komunarë, për 4 vitet e ardhshme ka nisur i qetë por me disa probleme teknike që janë raportuar në disa qendra votimi në Tiranë por edhe në qytete të tjera, si Durrës, Korcë, Shkodër, Mirditë. Janë 3. 164.859 votues të regjistruar në listat e zgjedhësve, për të votuar në 4932 qendra votimi të cilat sipas ligjit janë hapur në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 19:00 të ditës së sotme.

SHLLAK ,RISTANI: NESE KOMISIONERET PS NUK KTHEHEN TE ZEVENDESOHEN
Ora 10. 50 Kreu i KQZ-se, Ristani urdhëroi se “nëse komisionerët PS nuk paraqiten në qendra votimi atëherë të zëvendësohen”. Në komunën Shllak janë 6 qendra votimi në të cilat deri orën 10: 50 ende nuk kishte filluar votimi.

KQZ, PS: Në Nث TIRANث BOJA MATRIKULUESE ME PROBLEME, Tث ZثVENDثSOHET
Ora 10: 40 Genc Gjoncaj, përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ kërkoi që të merren masa sa më parë për zëvendësimin e bojës matrikuluese. Sipas Gjoncajt “Boja ka problem. Fshihet pasi ka kryer procesin e votimit. Në mënyrë urgjente të merren masa që këto tubeta të zëvendësohen në mënyrë që boja matrikuluese të shërbejë të identifikojë të gjithë votuesit që të mos votojnë për herë të dytë”.
Gjoncaj tha se problemi i bojës është provuar në 6 njësi bashkiake të Tiranës, në nr. 1, 2 ,3, 4, 6, 10. Ai tha se probleme jane vene re dhe ne qendrat e tjera te votimit. Gjatë mbledhjes së KQZ ka pasur dhe reagime ndaj Gjoncajt duke deklaruar se e njejta boja matrikuluese eshte shperndare ne te gjithe Shqiperine.

APELI, TOPI: QYTETARثT PJESMARRJE MASIVE Nث ZGJEDHJE
Ora: 10:49 Presidenti i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Teuta Topi dhe qy vajzat e tij është drejtuar paraditen e sotme drejt qendres së votimit të instaluar në ambiente e shkollës 9-vjecare në kryeqytet.
Pasi ka votuar presidenti Topi ka dhënë një deklaratë për shtyp për mediat ku ka bërë apel për pjesmarrje masive tëe qytetarëve pavarësisht se për kë shkon vota e tyre.“ Sot emocion i dyfishtë për mua se vi në shkollën ku kam kaluar fëmijërinë time dhe ku kam bërë klasën e parë. E dyta votojmë për ditën e demokracisë. Apeli im është se sot është një ditë pranvere që të jep optimizëm. I bëj thirrjë qytetarëve që ta shfytëzojnë këtë ditë. Kanë një votë dhë t’ja japin kujt të duan.
Ndërkohë që apeli i presidentit ka shkuar për tre shtyllat kyce të zgjedhësve, qytetarëve komisionerëve dhe forcave të rendit. “Apeli im është për pjesmarrje masive nga qytetarët, për komisionerët dhe forcat e rendit të sigurojnë qetësi”,- deklaroi presidenti i vendit Bamir Topi.

Balkanweb
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back