Topalli: Berisha duhet të rikthehet në drejtimin e PD-së

legjenda

Tetova
Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli shprehet pro idesë për rikthimin e ish-Kryetarit Sali Berisha në krye të PD-së.

Në një intervistë me gazetarin Turjan Hyska në emisionin ‘Oktapod’, Topalli tha se modeli i liderit Berisha po tregon që ka të ardhme për politikën e Partisë Demokratike.

Deputetja demokrate nuk iu përgjigj pyetjes nëse Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është një lider, por ajo tha se modeli i Berishës po faktohet se është i nevojshëm dhe premtues për të ardhmen.

Topalli foli edhe për procesin e dekriminalizimit, ku tha se roli i Ambasadorit Donald Lu ka qenë kyç në të gjithë hapat e krijimit dhe miratimit të ligjit në fjalë.

Ndërsa u pyet për deputetin Taulant Balla, Topalli kërkoi ndjesë për fjalët me të cilat i është drejtuar kur ajo ishte Kryetare parlamenti, edhe pse shtoi se deputeti socialist i meriton plotësisht.
largea_topalli-berisha-basha1450472105.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top