Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Top 5 telefonat e vitit 2012

top5-685x320.jpg


Këtë vit, ndoshta më shumë se në çdo vit tjetër, kemi parë një ndryshim dramatik në mënyrën se si kompanitë dizajnojnë, prodhojnë dhe shesin telefonat e mençur dhe tabletët e tyre. Modelet e biznesit janë zhvendosur gjithnjë e më shumë te një model i cili në rend të parë e ka shërbimin, ndërsa prodhuesit e këtyre pajisjeve mobile përpiqen t’i joshin klientët e tyre me platformat mobile në të cilat ata i bazojnë telefonat dhe tabletët e tyre duke u premtuar vlerë të shtuar dhe duke ofruar çka do që mund t’i nevojitet një pronari të mundshëm të pajisjes.



Në 2012, Apple është fuqizuar edhe më shumë duke e konfirmuar pozitën e saj udhëheqëse si kompania më e madhe e teknologjisë në botë, ndërsa rivali i saj – Google është zgjeruar duke e blerë Motorola Mobility për 12.5 miliardë dollarë dhe platforma e saj Android ka arritur tek qindra miliona njerëz anembanë botës, duke integruar gjithnjë e më shumë aplikacione të cilat e pasurojnë ofertën e saj mobile.

Në anën tjetër, Microsoft ka debutuar me platformat e tij Windows 8 dhe Windows Phone 8, me të cilat mundohet ta trasojë rrugën e tij tek tregu global i telefonave mobilë.

Për prodhuesit tjerë, si HTC, Huawei, RIM dhe Sony ka qenë një vit i ndërlikuar, edhe pse shumica prej këtyre prodhuesve kanë dalë në treg me modele të reja të telefonave dhe tabletëve, për të na dhënë neve si konsumatorë sa më shumë zgjedhje.

Ndërsa këtë vit po e lëmë pas për disa ditë, kthehemi prapa për të identifikuar fituesit më të mëdhenj në tregun e telefonave të mençur dhe tabletëve.

iPhone 5 – Menjëherë pas lansimit, iPhone 5 u bë telefoni me shitjen më të shpejtë në botë. Brenda 24 orëve të para, Apple shiti më shumë se 2 milionë njësi për ta përmbyllur fundjavën e parë me 5 milionë njësi të shitura.

Samsung Galaxy SIII – Ishte një vit i suksesshëm për kompaninë, pasi që prodhuesi i famshëm jug-korean e kaloi rivalin e kamotshëm Nokia për t’ia zënë vendin e parë në nivel global dhe sot Samsung është prodhuesi numër 1 në botë për telefona.

Një pjesë e madhe e këtij suksesi ka qenë pikërisht modeli i saj i fundit Galaxy SIII, shitjet e të cilit kanë arritur në 10 milionë shumë shpejtë, ndërsa pas dy muajve kompania ka dyfishuar këtë numër të njësive të shitura. Deri më sot, Samsung ka arritur të shesë 30 milionë Galaxy SIII, dhe gjatë këtyre festave, ky numër mund të rritet edhe për disa miliona të tjerë.

Nexus 4 – Telefoni i Google, i cili është pjesë e linjës së pajisjeve Nexus dhe ofrohet për një çmim të ulët duke filluar prej 299 dollarë për modelin me 8GB, ka thyer rekordet e shitjes në Google PlayStore, sepse konsumatorët e shumtë mezi prisnin që të kenë në duar një pajisje mobile të mbështetur nga Google dhe LG.

Nokia Lumia 920 – Përfundimisht, Nokia ka arritur të lansojë modelin e saj të ri të telefonit Lumia i cili bazohet në Windows Phone 8, version i cili e përmirëson harduerin dhe softuerin e pajisjes. Sipas vlerësimeve të analistëve, Nokia Lumia 920 tejkalon modelin e HTC 8X, për shkak të inovacionit dhe karakteristikave unike të cilat i sjell ky telefon.

HTC One X+ – Duke vuajtur nga fakti se ofronte telefona të ndryshëm, për segmente dhe çmime të ndryshme, HTC ka krijuar një vizion të ri me lansimin e linjës së modeleve të avancuara si HTC One, të cilin më pas e ka pasuar me HTC One X+.
 
Titulli: Top 5 telefonat e vitit 2012

Teorikisht Google ka dy hyrje: Lg dhe Samsung, nderkohe qe po pergatit Google phone-in. Apple nese nuk nxjerr gje kete vit, per 2 vjet eshte me koke poshte.
 
Titulli: Top 5 telefonat e vitit 2012

Sme pelqen asnjeri prej tyre. E vetmja gje qe po bejn kompanit eshte te
garojn se kush nxjer telefonin me te holle dhe te madhe. Se kete po bejn
si pershembull apple iphonin sa vin e po e rrit disa cm. lol
Kshu eshte kur skan me idee. lol
 
Titulli: Top 5 telefonat e vitit 2012

te pesta jane 0 nga bateria... duhet me e karikuar perdite, ta shpifin :(, ka pas lezet nokia e thejshte, mbante bateri nje jave, lol
 
Titulli: Top 5 telefonat e vitit 2012

Shum e vertet puna e bateris duhet me pase i kove korent me vete :P
 
Titulli: Top 5 telefonat e vitit 2012

te pesta jane 0 nga bateria... duhet me e karikuar perdite, ta shpifin :(, ka pas lezet nokia e thejshte, mbante bateri nje jave, lol

lollol sa kame qesh po me nokia qe thua ti nuk kishte facebook prandaj zgjaste batteria tani ta marresh teknikisht bateria zgjate shume sa proqese pune ben me te


une kame provuar nga samsung dhe backberry por nuk ishim per mua apple ngelet e vetmja per deri tani
 
Titulli: Top 5 telefonat e vitit 2012

une nuk punoj dot me kto telefona, me touch, uff shume e komplikuar :p viva le blackberry
 
Titulli: Top 5 telefonat e vitit 2012

te pesta jane 0 nga bateria... duhet me e karikuar perdite, ta shpifin :(, ka pas lezet nokia e thejshte, mbante bateri nje jave, lol
Ahaha sa e forte kjo. Mire iPhone qe eshte si tulle , Po une nuk bej rruge pa Kabullin e karikimit. Vec te shohesh tek puna, ne cdo Prize nga nje smartphone lolol
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back