Tonet e portokallta të makijazhit

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Freskia e elektrizuar e makijazhit të portokalltë e çel fytyrën, ndërsa rri bukur edhe te biondet edhe te zeshkanet.


Kombinim1a.jpg


Nuk keni nevojë të lexoni se ngjyra e portokalltë në radhë të parë paraqet freski, sepse kjo ngjyrë e ka dëshmuar këtë që nga vitet e shtatëdhjeta e këndej, ndërsa edhe në traditën indiane ajo tregon natyrën shpirtërore.

Thonjte1(1).jpg


Prandaj, nuk është e çuditshme që e portokallta këtë sezon është përhapur shumë, ndërsa përveç thonjve dhe buzëve, ajo tashmë vendoset edhe në kapakët e syve të bukurosheve verore.


Syte1.jpg


Meqenëse këtë sezon dominojnë blloqet e ngjyrave, si e gjelbër, rozë, e kuqe, e portokalltë... luani me kombinimet e llojllojshme të ngjyrave, ndërsa do të vëreni se e portokallta shkëlqen krahas ngjyrës së kuqe dhe asaj të fuskisë.


Burimi: Telegrafi
 
Back
Top