Toka

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Planeti i 3-të prej Diellit ku jetojmë ne, i cili është i llojit shkëmbor; bota, dheu.


Siperfaqja e planetit tonë është 510 milionë km2, me një siperfaqe ujore prej 360 milionë km2 dhe tokësore prej 150milion km2. Rrethi i ekuatorit është pak më i madh se 40.000 km, përkatsisht 40.000.000m. Rrezja ekuatorjale është 6378 km e ajo polare 6357km.

Toka nuk është kaq e rrumbullakët sa duket. Ajo është e shtypur në pole dhe kurrizore në ekuator. Forma e tillë e tokës është elipsoide e valëzuar dhe në gjeografi quhet gjeoid (gjeo-tokë dhe eidos-pamje).

Toka me formën e saj të patates

Pamja paraqet formën prej patate të Tokës dhe dyshja e satelitëve duke bërë matjen e saj (DLR)


Mbështjella tokësore paraqet të futura dhe gunga të cilat janë krijuar nga shpërndarja jo e njëtrajtshme e forcës së rëndesës në sipërfaqen e Tokës duke shkaktuar edhe rrotullimin e Tokës rreth vetes si dhe baticat e zbaticat. E parë nga hapësira kozmike Toka ngjan megjithatë si një top, kjo pasiqë në krahasim me madhësinë e planetit tonë të
futurat dhe gungat nuk bijnë në sy. Përveç kësaj krijohen disa forca
madhore përmes rrotullimin të Tokës; forca qendërikëse, të cilat sidomos në ekuator veprojnë në drejtim të kundërt me forcën e rëndesës.
Topi tokësor u epet në pjesën më të madhe këtyre forcave duke u mufatur. Në këtë mënyrë rrezja e Tokës zgjerohet me deri në 21 kilometra. Vende ku forca e rëndesës është më e ulët janë: pllaka kontinentale lindore e Kanadasë, rrafshnalta e Tibetit dhe fundari i thellësisë detare midis Indisë dhe Australisë Perëndimore. Një njeri që diku tjetër do të peshonte njëqind kilogram, do të ishte 6 gram më i
lehtë në vendet e sipërpërmendura. Në trevat ku forca e rëndesës është më e lartë - Azia Juglindore, bregu i oqeanit Paqësor në Amerikën e Jugut dhe vargmali në mesin e oqeanit Atlantiko-Verior - pesha e trupit është rreth 6 gram më e lartë.



Në fillimet e hershme të krijimit të sistemit tonë diellor Toka e atëhershme pa praninë e Hënës rrotullohej shumë vrullshëm. Ditënata zgjaste vetëm 4 orë. Sipërfaqja e Tokës ishte e mbuluar nga oqeanë të pafundë me valë gjigande të krijuara si pasojë e këmbimit të menjëhershëm midis natës dhe ditës. Toka nuk kishte një bosht të qëndrueshëm çfarë shkaktonte një kaos të vërtetë ku brenda një kohe të shkurtër ngricat u linin vend të nxehtit të madh dhe e anasjellta.



Mendohet se dikur para katër miliardë vjetësh Toka është ndeshur me një trup qiellor me madhësi sa ajo e Marsit. Toka në një farë mënyre i mbijetoi kësaj përplasjeje. Copat e shkëputura si pasojë e përplasjes u bashkuan duke formuar Hënën.




Toka përkul hapësirën

Përkulja a hapësirës, shkaktuar nga Toka, mban Hënën në orbitën e saj. Hëna me forcën e saj tërheqëse e bëri të qëndrueshëm boshtin e Tokës tek rreth 23 gradët. Kjo solli një qëndrueshmëri edhe në klimë. Ditënata në Tokë zgjat sot 24 orë. Gjithashtu forca tërheqëse e Hënës shkakton baticat dhe zbaticat në bregdete. Por edhe në stere mund të shkaktojë një ngritje deri në 40 centimetra.


Lëvizja shtegore e Tokës rreth Diellit nuk është e pandryshueshme. Ajo është më e shpejtë kur largësia midis Diellit dhe Tokës është më e vogël. Dhe ajo bëhet më e ngadalshme kur kjo largësi zmadhohet.

Kjo ndikon mbi stinët: Ato nuk janë njësoj të gjata. Në fillim të Janarit largësia midis Tokës dhe Diellit është më e vogla, në Korrik Toka është më së largëti Diellit. Kështu koha midis vjeshtës dhe fillimit të pranverës është prej 179 ditësh dhe koha prej pranverës deri në fillim të vjeshtës prej 186 ditësh. Kështu vera është shtatë ditë më e gjatë se dimri.



Vargishulli i Lofotenit, përgjatë bregdetit të thepisur të Norvegjisë, është formacioni shkëmbor më i vjetër të Botës: granit i ngurtësuar nga magma para pothuajse tre miliardë vjetësh. Këto guma janë dhjetëherë më të vjetra se vetë kontinenti të cilit i përkasin sot. Peizazhet fjordike të Norvegjisë janë mbetje të malësisë së madhe të Kaledonisë, e cila shtrihej dikur nga Skocia deri në Norvegji.

Në kohën e lindjes së saj para 500 milionë vjetësh Europa nuk është akoma e plotë. Pjesët e saj janë të hapërdara mbi të gjithë rruzullin tokësor: Skandinavia tej më në jug të ekuatorit, Anglia dhe Vendet e Ulëta në rrethin polar të jugut si dhe pothuajse të gjithë pjesët e tjera përreth polit të jugut. Të gjithë këto pjesë koreje kontinentale janë në lëvizje. Ato merrem me vete nga rryma të fuqishme magme, të cilat vlojnë 80 kilometra nën sipërfaqen e tokës.


Dielli mban gjallë tërë jetën në Tokë, ai na ndriçon, ngroh tokën, detin, atmosferën, nget klimën, na sjell Periudha të Thata dhe Periudha Akullnajash, shtyn erën, e cila fryn nëpër Tokë dhe vendos mbi motin.



Që nga lindja e jetës mbi Tokë, për 3 miliardë vite rrjesht, kanë jetuar vetëm organizma njëqelizorë - dhe vetëm që prej 700 milionë vitesh ekziston një jetë shumëqelizore, madje akoma nuk dihet me siguri dhe saktë, si ka lindur jeta njëqelizore dhe me pas kalimi i befasishem ne ate shumeqelizore.



Para rreth 220 milionë vjetësh Evropa gjendet larg nga brigjet e oqeanit të vetëm të atëhershëm. Asnjë re nuk depërton deri në qendër të saj. Nën diellin përvëlues thahen pyjet tropikalë. Evropa kthehet në shkretëtirë. 90 përqind e të gjithë llojeve në mbarë botën vdesin. Edhe Evropa Lindore gjendet në duna rëre të ngurtësuara në Epokën Permiane.



Mendohet se përafërsisht 210 miljonë vjet më parë Toka është goditur nga diçka jashtëtokësore. Efektet e përplasjes sollën asgjësimin apo pakësimin e shumë lloje qeniesh të gjalla të cilat ishin në konkurim me dinozaurët duke u hapur këtyre të fundit rrugën për t'u përshtatur dhe shumuar rrëzë shkretëtirave.



Epoka e amfibëve ka përfunduar. Zvarranikët mposhtin sfidën e mbikontinentit Mbarëdheu (Pangeas). Ata kanë një lëkurë të papërshkueshme nga uji dhe vezët e tyre mund të zhvillohen edhe në rërë të thatë.



Ato pjesë të Mbarëdheut që do të ndërtonin më vonë Evropën e Mesme
përmbyten herë pas here nga një det i cekët. اdo vërshim lë prapa një
shtresë të re kripe.



Shumë shkencëtarë besojnë sot se një përplasje tjetër masive mbi gadishullin Yucatan (Jukatan) në Meksikë 65 milionë vjetë më parë (në fundin e periudhës Cretaceous) e shndërroi klimën në Tokë, duke e bërë të pamundur për dinozaurët të vazhdonin të sundonin; ishin gjitarët ata që përfituan nga ky rast.



Dinozaurët e mbretëruan tokën për 140 milionë vjet, por kurrë nuk evoluan drejtë një jete inteligjente. Shumë krijesa të tjera e kanë banuar Tokën për qindra miliona vite dhe nuk kaluan kurrë në qenie inteligjente.



Nëse u besohet krijimistëve atëherë Toka u krijua si prodhim i gatshëm para rreth 6 000 vjetësh. Planeti ynë nuk paska ndryshuar aspak që nga krijimi, as kontinentet dhe oqeanet. Ndonjë rrjedhë gjeologjike nuk paska pasur. Në kundërshtim me njohuritë e shkencave të Tokës, Alpeve nuk iu deshën miliona vjet për të marrë trajtën e sotme por vetëm disa orë. Në botën e krijimistëve të gjithë kafshët janë krijuar në të njëjtën kohë. Edhe kjo e pambështetur nga njohuritë shkencore. Vetë njeriu paska jetuar në të njëjtën kohë me gjigandët parahistorikë si dinozaurët.



Filozofi Poseidon (Poseidonius 135 - 51 p.e.s.) ka shkruar: "Dielli ndriçon krejt botën pothuajse të pafundmë. Përmes plotnisë së fuqisë së tij ai i hukat Tokës jetë..." Por ndonëse ia njihnin atij domethënien e jashtëzakonshme për botën, filozofët grekë e mbanin Diellin të ishte, si pasqyrim i përpiktë i asaj që shihnin, një trup i vogël. Për një kohë të gjatë Dielli mbahej të ishte më i vogël se Toka. Toka qëndronte në qendër të botës, e rrethuar nga trupa në qiell, që quheshin planetë. Ptolemeu (Claudius Ptolemeus rreth 75 - rreth 160 ) ishte përpjekur, të formulonte lëvizjen e planetëve në një teori të ndërlikuar. Kështu kishte shtatë planetë - Dielli dhe Hëna numëroheshin gjithashtu si të tillë - të cilët silleshin rreth Tokës. Toka "qëndronte e palëvizur" dhe Dielli endej gjatë një viti përqark kubesë së yjeve të palëvizshëm. Të gjithë yjet e palëvizshëm duken si të mbërthyer pikërisht në këtë kube, e cila një herë në ditë sillej rreth e qark Tokës.

Ky lloj përfytyrimi i Botës njihet si Sistemi Dheqendror (Gjeocentrik). Ai është mbajtur si i vërtetë deri në shekullin e 16-të, pra deri në kohën e Nikolaus Kopernikus (shqip. Nikollë Kopernikut). Koperniku (1493-1543) e zhvendosi Diellin duke e sjellur atë në mes. Ai hodhi dyshime mbi botëkuptimin dheqendror dhe e ktheu mbrapsh: Sipas mendimit të tij ishte Toka ajo që rrotullohej rreth Diellit dhe jo e kundërta.



Harten greke per boten i pari e solli Anaksimandri. C.Ptolemeu (rreth 150 pas.e.s.) vizatoi harta boterore, harta te pjeseve te tokes dhe vendeve te caktuara. Me e vjetra kopje e mbetur eshte e shek. 12. Ptolemeu me punen e madhe gjeografike zuri vend ne perjetesi. Me shume se nje milenium sistemi i tij ishte i pazevendesueshem dhe edhe per shkak te shume gabimeve paraqet bazen e zbulimeve gjeografike deri ne ditet e sotme. Megjithate, 6 shekuj para Ptolemeut, Pitagora njohu qe toka eshte e rrumbullaket. Matematikantet dhe filozofet e shkolles se madhe te Pitagores e njihnin levizjet e tokes me ane te vezhgimit dhe matjeve. Fatkeqesisht kjo njohuri prapë u la ne harrese. Me shume se nje milenium pas Ptolemeut asnje shkenctar nuk e vinte ne dyshim qe toka te kete forme tjeter, pervec se forme disku. Erastosteni i Krienes nxorri harten e botes antike me shkalle te gjeresise dhe gjatesise. Kartografia romake ishte rregulluar sipas pakëpamjes praktike: harta rrugore, harta boterore ne forme te rrumbullaket dhe matje te pjeseve te largeta. Per romaket me me rendesi ishin rruget, rregulli dhe ligji se sa e verteta se cfare forme, madhesie apo mase ka toka.

Rilindja, zgjimi i kultures antike qe nga shek.15, lulezoi kartografine parasegjithash ne Itali, Gjermani dhe Hollande dhe poashtu zhvillimi i makines per shtypje ndikoi ne perhapjen e hartes. Pervec hartave detare, u botuan edhe harta te vendeve, atlase dhe globe. Qe nga shek. 18 hartat u botuan, kryesisht ne France, me bazen e matjeve ekzakte trigonometrike. Aeroplanet dhe kamerat sot jane mjetet ndihmese kryesore te kartografise. Matjet ajrore mundesojne matjen e cdo pjese me nje precizion i cili veshtire qe mund te tejkalohet. Kartografia satelitore nxjerr harta 3 dimensionale (3D) te sakta ne cdo meter nga informacione dhe pamje me ane te kompjuterit.



Koperniku (1493-1543) e zhvendosi Diellin duke e sjellur atë në mes. Ai hodhi dyshime mbi botëkuptimin dheqendror dhe e ktheu mbrapsh: Sipas mendimit të tij ishte Toka ajo që rrotullohej rreth Diellit dhe jo e kundërta. Një teori e guximshme të cilën e bëri të ditur më 1543.

Pra ishte një rrugë e gjatë derisa njerëzimit iu bë e qartë se Toka nuk ishte në qendër të Botës.



Dukuria e cilësuar si "errësimi global" shkakton në mbarë botën që nga vitet '50-të një rënie të dritës së diellit mbi sipërfaqen e tokës me më shumë se 10 %. Në disa qytete të mëdha, si në Hongkong, është regjistruar madje një rënie e dritës së diellit me 35 %.



Fshehur thellë nën siperfaqen e tokës shtrihet një nga fenomenet natyrorë më shkatërrues në botë supervullkanet. Vetëm një numër i vogël egzistojnë në botë por kur njëri prej tyre të shpërtheje do të ndodhë diçka krejt e paparë deri me sot. Shpërthimi do të dëgjohet përreth gjithë botës, qielli do të errësohet, do të bjeri shi i zi dhe pasojat në Tokë do të jenë të njëjta me të ashtuquajturin dimër atomik.



Vullkanet e zakonshem formohen nga një varg magme e cila ngrihet nga brenda Tokës për të shpërthyer në sipërfaqe.

Supervullkanet e fillojnë jetën e tyre kur magma ngrihet nga manteli për të krijuar një rezervuar values nën koren e Tokës. Rezervuari rritet në një masë gjigande, duke krijuar një trysni kolosale derisa më në fund shpërthen.



Nëse njeriu do të kishte madhësinë e një atomi dhe Toka jonë të një qershie (me një diametër prej 1,3 cm), atëherë deri në planetin Mars do të ishin 230 metra, për tek Plutoni i cili do të kishte madhësinë e një kokrre piperi do të ishin 6 kilometra. Dhe deri tek qendra e Udhës sonë Qumështore do të ishin 280 kilometra të pakapërcyeshme.



Një simulim grafik mbi se çfarë do të ndodhë me galaksinë tonë tregon se mbas 3 bilionë vjetësh ajo do të përplaset me galaksinë fqinje, të quajtur Andromeda. Apokalipsi do të nxjerrë nga orbita e tyre Tokën dhe Diellin tonë. Shansi është pesëdhjetë me pesëdhjetë (përqind) që Toka të marrë me shpejtësi tepër të madhe rrugën për në drejtim të Gropës së Zezë që ndodhet në qendër të galaksisë sonë.
 
Po sjell edhe une disa Studimet mbi rruzullin.

1. Forca Tërheqëse e Tokës

Nëse do të ishte më e madhe, atmosfera e Tokës do të akumulonte sasi të mëdha amoniaku dhe metani, të cilat do të ishin negative për jetën.

Nëse do të ishte më e vogël, atmosfera e Tokës do të humbte sasira të mëdha uji që do ta bënte të pamundur jetesën.

2. Largësia nga Dielli

Nëse do të ishte më e madhe, planeti do të ftohej shumë, duke krijuar efekte negative mbi qarkullimin e ujit në atmosferë, si pasojë planeti do të hynte në epokën e akullit.

Nëse do të ishte më e vogël, planeti do të skuqej nga rrezet e Diellit duke shkaktuar efekte negative mbi qarkullimin e ujit në atmosferë, gjë që do ta bënte të pamundur jetesën në të.



3. Trashësia e Kores së Tokës

Nëse do të ishte më e madhe, do të transportohej nga atmosfera për në koren e Tokës më tepër oksigjen.

Nëse do të ishte më e vogël, do të kishte aq lëvizje vullkanike sa do ta bënin të pamundur jetesën në planet.


4. Shpejtësia e Rrotullimit të Tokës rreth vetes

Nëse do të ishte më e madhe, erërat atmosferike do të fitonin shpejtësi të mëdha, tufanet dhe ciklonet do ta bënin të pamundur jetesën.

Nëse do të ishte më e vogël, ndryshimi i temperaturës midis ditës dhe natës do të ishte shumë i madh.


5. Forca Tërheqëse midis Hënës

Nëse do të ishte më e madhe, forca tërheqëse e fuqishme e Hënës do të ndihej shumë efektive mbi kushtet atmosferike, rrotullimin e Tokës rreth vetes dhe mbi baticat e zbaticat në dete.

Nëse do të ishte më e vogël, do të shkaktonte ndryshime negative të klimës për jetën.


6. Fusha Magnetike e Tokës

Nëse do të ishte më e madhe, do të formoheshin furtuna të fuqishme elektromagnetike.

Nëse do të ishte më e vogël, do të hiqej ajo mburojë e Tokës kundrejt erërave të Diellit dhe rrezatimit të dëmshëm të tij.


7. Albedo (Rrezet e Diellit që reflektojnë në sipërfaqe të Tokës, përqindja e rrezeve të Diellit që arrijnë deri në sipërfaqe të Tokës)

Nëse do të ishin më të mëdha, me një shpejtësi të rrufeshme do të hynim në epokën e akullit.

Nëse do të ishin më e vogël, pasojat "serë" do ta rrisnin shumë nxehtësinë ku Toka fillimisht do të mbetej poshtë ujit nga shkrirja e akullnajave dhe më pas do të nxehej tej mase.


8. Përqindja e Oksigjenit dhe e Azotit në Atmosferë

Nëse do të ishte më e madhe, funksionet jetësore do të shpejtësoheshin negativisht.

Nëse do të ishte më e vogël, funksionet jetësore do të ngadalësoheshin negativisht.


9. Përqindja e Ujit dhe Dioksidit të Karbonit në Atmosferë

Nëse do të ishte më e madhe, atmosfera do të ngrohej tej mase.

Nëse do të ishte më e vogël, temperatura atmosferike do të ulej.


10 Trashësia e Shtresës së Ozonit

Nëse do të ishte më e madhe, temperatura në rruzullin tokësor do të ulej.

Nëse do të ishte më e vogël, rruzulli tokësor do të nxehej shumë dhe do të mbetej i pambrojtur përballë rrezeve të dëmshme ultravjollcë të Diellit.



11
Lëvizjet Sizmike (Tërmetet)


Nëse do të ishin më të mëdha, do të ishte një shkatërrim i vazhdueshëm për gjallesat.

Nëse do të ishin më të vogla, lëndët ushqimore në fund të oqeanit nuk do të përziheshin në ujë, gjë që do të ndikonte negativisht në jetën në oqeane dhe dete, si rrjedhojë edhe në të gjitha gjallesat e Tokës.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top