Toka ‘përpin’ autobusin dhe këmbësorët, disa të vdekur

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Toka ‘përpin’ autobusin dhe këmbësorët, disa të vdekur

1579010605688.png
Të paktën gjashtë njerëz janë vrarë dhe 16 janë plagosur pasi një gropë e madhe në tokë “gëlltiti” një autobus dhe një numër këmbësorësh në Kinën qendrore.

Incidenti ndodhi në mbrëmje jashtë një spitali në Xining, kryeqyteti i provincës Qinghai. Pamjet e CCTV treguan një shpërthim në brendësi të tokës duke tërhequr brenda saj autobusin dhe kalimtarët.



Një numër njerëzish janë munduar të nxjerrin të aksidentuarit por ka qenë e pamundur pasi gropa ka nisur të zgjerohet. Sipas mediave shtetërore, diametri i gropës së krijuar ka qenë 10 metra.

Incidente të tilla janë bërë të shpeshta kohët e fundit në Kinë dhe shpesh fajësohen punët e ndërtimit dhe ritmi i shpejtë i zhvillimit në vend.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

b;g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top