Toka është e sheshtë. NASA po fsheh Zotin

Guest2

Antarë i Respektuar
[h=1][/h] Shiko fotografinë 1881718
Si çdo vit, u mblodhën në konferencën vjetore ndërkombëtare njerëz të një komuniteti “shkencor” që besojnë se Toka nuk është e rrumbullakët, por e sheshtë.

Sipas tyre, Toka e rrumbullakët është një përrallë dhe në të vërtetë shtëpia jonë është e sheshtë dhe akujt në Polin e Veriut dhe Antarktida në jug na mbrojnë që të mos rrëzohemi prej saj.

Megjithëse ka me mijëra foto e filmime nga hapësira që provojnë se Dielli është qendra e sistemit tonë, ata parashtrojnë idetë e tyre kundër modelit heliocentrik dhe për të shmangur pyetjet e vështira të kundërshtarëve, diskutimet i zhvillojnë në forume të mbyllura në internet.

Pyetja që ngrenë “idhtarët” e Tokës së sheshtë është se përse NASA dhe të tjerët e fshehin faktin që planeti ynë është një disk? Përgjigjet hipotetike janë të shumta, ndërsa së fundmi atyre u shtohet edhe një tjetër.

“NASA kërkon të fshehë Zotin duke folur për një sistem heliocentrik, pra me Diellin në qendër dhe planetet që rrotullohen rreth tij, kur në fakt është e kundërta”, thuhet në deklaratën e këtij komuniteti dhënë për This Week.

Top Channel
 
Lajme interneti. I kam ndjekur keto debate edhe ne you tube dhe thjesht jane diskutime qe behen vetem per te perfituar klikime dhe nuk sjellin asnje argument per te mbeshtetur teorine e tyre, por e gjithe teoria qe ata perfaqesojne bazohet ne suppozime duke i futur e doza te medha konspiracioni.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top