“Toka drejt fundit. Elita politike po ndërton bunkere për vete”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1478610140tokaaaok.jpg


Pas retorikës së ashpër dhe kërcënimeve bërthamore mes Perëndimit dhe Rusisë, nuk qëndrojnë interesat e kundërta dhe lufta për influencë, por diçka shumë më e madhe.

Kjo është teoria më e fundit konspirative që po qarkullon nëpër forume dhe rrjetet sociale në internet, sipas të cilës, udhëheqësit dhe elita politike globale është në dijeni të një fakti tronditës; fundit të jetës në Tokë në shtator të vitit të ardhshëm.

Teoria ka për autor Robert Vicino, i njohur në qarqet konsipracioniste për tezat e herëpashershme që hedh për konsum. Ai thotë se elita politike prej tre dekadash është duke u përgatitur për fundin e botës duke ndërtuar tunele e komplekse të vërteta nëntokësore në thellësi të mëdha.

Sipas tij, për t’i mbijetuar një luftë bërthamore mjafonin galeri disa qindra metra nëntokë dhe jo siç pretendon konspiracionisti prej disa kilometrash, të cilat kanë nisur të ndërtohen që në vitin 1983.

“Ata dinë diçka që nuk duan ta ndajnë me ne. Nuk kanë plane për ne, por vetëm për veten e tyre. E dinë se diçka po vjen dhe ajo nuk është Lufta e Tretë Botërore, se për të nuk ishte nevoja për të ndërtuar streha aq në thellësi”, thotë ai për DailyStar.

Vicino shton se teoria e tij përforcohet edhe më shumë nga stërvitja masive në Rusi, ku 40 milionë civilë dhe 200 mijë persona, pjesë e ekuipazheve të shpëtimit u angazhuan në një trajnim të pazakontë duke simuluar skenare të Luftës së Tretë Botërore.

Por çfarë e kërcënon Tokën? Vicino përmend një emër të njohur, planetin Nibiru, njohur ndryshe edhe si “Planeti X”. Me këtë emër është pagëzuar një trup qiellor që besohet se endet në orbitë të çrregullt në sistemin tonë diellor dhe ka përmasa të mëdha.

“Ky planet do të godasë planetin tonë dhe do të shkaktojë një shi të vërtetë meteorësh në fillim”, thotë Vicino.

Sipas tij, qeveria amerikane ka zbuluar planetin në fjalë dekada më parë me anë të teleskopit IRAS, por nuk ndan informacione me njerëzit për të mos shkaktuar trazira sociale.

“Qeveritë në botë nuk do të tregojnë asgjë përsa kohë nuk kanë një plan apo një zgjidhje sesi të shpëtojnë njerëzit”, shton Vicino.

/ Top Channel
 
Titulli: “Toka drejt fundit. Elita politike po ndërton bunkere për vete”

Aman me mire mos dime gje dhe te vij kshu..bam bam njeheresh....
se po ditem cdo bejme?
Ama edhe neper keto bunkeret nuk dua te jetoj....kur nuk dihet c'lloj permase do marri toka pas perplasjes...sa e banueshme do jete?
A thua ata qe do jetojne neper keto bunkere do jetojne per shume??

Me mire nje fund i shpejte...sesa nje fund i pafund
 
Titulli: “Toka drejt fundit. Elita politike po ndërton bunkere për vete”

Duke pas parasysh qe toka eshte nje top ne hapsire,se di pse fantazoj nga njehere orbiten e planeteve tek prishet ekujlibiri magnetik i tyre,dhe ndonje copez metori qe do bjeri siper topit tone.
Figuracioni qe me vjen ne mendje;
Si nje top femijesh qe merr flake nga qe esht lyer me vajguri dhe sapo i hodhen shkrepsen..:(
 
Titulli: “Toka drejt fundit. Elita politike po ndërton bunkere për vete”

Duke pas parasysh qe toka eshte nje top ne hapsire,se di pse fantazoj nga njehere orbiten e planeteve tek prishet ekujlibiri magnetik i tyre,dhe ndonje copez metori qe do bjeri siper topit tone.
Figuracioni qe me vjen ne mendje;
Si nje top femijesh qe merr flake nga qe esht lyer me vajguri dhe sapo i hodhen shkrepsen..:(

e c'rendesi ka topi...rendesi ka qe sido ti vij fundi topit....me mire do jete te ikim njeheresh sesa te mos dime nga iku topi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top